• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si po e furnizon Irani, Rusinë me armë? Anije me dronë dhe predha lundrojnë fshehurazi në Kaspik

by A R
26/05/2023 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto ujëra të qeta mbajnë një sekret që Rusia nuk do që të mësohet. Ekspertët thonë se Irani po dërgon në heshtje armatime, në anije si kjo këtu në detin Kaspik, për ta ndihmuar për luftën në Ukrainë. Fshehja e lëvizjeve në det përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Por në detin Kaspik ka një boshllëk te theksuar në të dhënat e gjurmimit të anijeve, me një rritje prej 50 përqind të anijeve që kanë fshehur lëvizjet e tyre mes gushtit dhe shtatorit të vitit 2022. Siç thuhet, shumica e anijeve që lundrojnë fshehurazi, janë iraniane ose cisterna me flamuj rus. Praktika thuhet të ketë nisur verën e kaluar, pasi zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë zbuluan se Rusia kishte blerë qindra dronë nga Irani. Por përse këto anije duan të fshehin lëvizjet e tyre?

Analisti i sigurisë Matin Kelly thotë se me gjasë kjo ka lidhje me ngarkesën që anijet mbajnë.

“Ka një lidhje mes kërkesës së Rusisë për dronë nga Irani, dhe sinjalizimeve për lundrimet e paralajmëruara në detin Kaspik. Për mua kjo tregon se diçka po ndodh, me gjasë eksporti i dronëve Iranian në rusi”, thotë Martin Kelly.

Të dhënat sugjerojnë se çaktivizimi i sistemeve që automatikisht tregojnë vendndodhjen e një mjeti lundrues, është verifikuar kryesisht në portin pranë Iranit, Amirabad dhe atë të rusisë Astrakhanku. Por ka sinjale se Teherani mund të jetë dërguar armatime në rusi edhe përmes ajrit. CNN ka analizuar të dhënat e gjurmimit të 4 avionëve iranianë të mallrave, që janë sinjalizuar nga Departamenti i Tregtisë në SHBA për dërgimin e mundshëm të dronëve.

Së bashku, avionët kanë bërë të paktën 85 udhëtime drejt aeroporteve të Moskës mes majit të vitit 2022 dhe marsit të 2023-shit. Por për shkak të volumit që anijet e mallrave mund të mbajnë, korridori në detin Kaspik besohet të jetë itinerari kryesor i Tregtisë së armëve.

I shkëputur nga ndërhyrja e huaj ai ofron një alternativë të lehtë për t’iu shmangur sanksioneve ndërkombëtare. Aniseh Bassiri TabriziEkspert

“Mendoj se perceptimi në Moskë është se Irani mund t’i mësojë shumë Rusisë mbi mënyrën se si ka arritur të ruajë një ekonomi të konsiderueshme edhe pas vendosjes së sanksioneve të perëndimit. SHBA dhe aleatët duket se nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndalur këtë. Në muajin nëntor Inteligjenca Amerikane beri të ditur se ka informacione se, Irani po planifikon të dërgojë raketa balistike, municione dhe me shumë dronë të sofistikuar në Moskë. Një arsenal ky tejet i nevojshëm për të ndihmuar Rusinë të vijojë me përvetësimin e territoreve ukrainase.

/a.r

Next Post
Blindohet gjykata e Janinës, del për masë sigurie lushnjari Laert Haxhiu

Gjykata e Janinës e lë 40 ditë në burg, Haxhiu s'pranon akuzën për "Masakrën e Lushnjes": Më mbani në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bashkimi” trimëron Flamur Nokën: Ramës do t’i përgjigjemi me çdo armë!

Foltorja e PD, Flamur Noka thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Në orën 18:00 përpara Kryeministrisë

December 29, 2025
VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

December 29, 2025
Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

Betimi i ushtarakëve të rinj, Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

December 29, 2025
Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

Planifikohet bllokim i porteve, Kina nis stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit

December 29, 2025
“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

“Vlonjatëve të mi iu them…”, Rama reagon për mungesën e ujit: Pajisjet e montuara në 2009, jashtë standardeve! Të rejat po vijnë sot nga Stambolli

December 29, 2025
Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

December 29, 2025
Situata në Ukrainë/ Ditmir Bushati: Zemërthyese! BE të nxjerrë mësime

Kosova si burim shprese

December 29, 2025
“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit

“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit

December 29, 2025
Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

Vlora 4 ditë pa ujë/ Mersini: Kjo është fatkeqësi natyrore! Kreu i AKUK-banorëve: Do furnizoheni në mesnatë

December 29, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Dhjetor 2025

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com