• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Si përfundoi në Vlorë ngarkesa me mbetje/ Reagojnë pronarët italianë të tragetit: Nuk janë të rrezikshme!

by Java News
22/02/2020 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronarët e kompanisë dhe tragetit ‘ST Damian’, i cili u bllokua 2 ditë më parë në Portin e Vlorës, kanë reaguar këtë të shtunë, duke mohuar që mbetjet të jenë të rrezikshme.

Vëllezërit John dhe Massimo Prudentino thonë se mbetjet kishin mbetur në traget, pasi në Kroaci mjetit i është bërë remont. John Prudentino tregon se fillimisht u tentua që mbetjet të liheshin në Kroaci, por nuk u pranuan nga ky vend për shkak të mungesës së hapësirës në kantierin kroat.

“Në 19 shkurt i kërkuam firmës së pastrimit të autorizuar ne Portin e Vlorës të tërheqë mbetjet në bordin e anijes. Theksoj se mbetjet janë normale dhe jo të rrezikshme. Anija ka qenë në remont dhe mbetjet janë nga riparimet e poltronave dhe izolimit. Materiali i izolimit që është gjetur është i lejuar dhe certifikuar për të bërë izolimet në anije dhe madje edhe në ndërtimin e banesave është gjithashtu i lejuar. Në brendësi të anijes janë gjetur edhe depozitime të vajit të motorit të anijes, i cili ka qenë i papërdorur dhe për ë cilin ne disponojmë edhe faturate e blerjes së tij. I kërkuam kantierit në Kroaci që të mund ti depozitonim atje mbetjet por për ta qe e pamundur për çështje logjistike. Për izolimin ne anije kemi përdorur materialin e njohur si lesh xhami ose ROOKYL”, shprehet Prudentino.

Pronarët italianë kanë paraqitur edhe një dokument, që sipas tyre, është kontrata me kompaninë shqiptare ‘Delfini 1’ për mbetjet. Sipas tyre, kjo praktikë vijon prej disa vitesh.

“Kompania Delfin1 është një kompani që punon me shumë anije të tjera. Dhe është e licensuar dhe certifikuar nga autoritetet shqiptare. Në përfundim të procesit na dorëzon një procesverbal ku na saktëson sasinë dhe llojin e mbetjeve. Për këtë ne mbajmë shënim në regjistrin e brendshëm të bordit ku ka akses cdo kapiteneri në botë. Nuk ka asgjë të ndaluar, asgjë të jashtëligjshme nuk ka absolutisht. Një anije që e bën këtë linjë prej vitesh nuk mund të mendohet se mund të bëjë trafik mbetjesh të rrezikshme. Na vjen keq për njerëzit që janë nën arrest, shpresojmë që autoritetet të bëjnë sqarimet e nevojshme sa më parë”, thotë ato.

Sipas Prokurorisë Vlorë, matja është bërë me pajisjen e MINI RAD –D që përdoret nga Porti i Vlorës. Në raport thuhet se policia gjyqësore ka shkuar në vendin ku ishin mbetjet dhe ka bërë matjet. Sipas tyre, nuk ka rezultuar që mbetjet të kenë përbërje radioaktive. /e.s/

Next Post
Shqiptarit i dështon përpjekja e tretë për të hyrë ilegalisht në Gjermani. Si e zbuloi policia

Shqiptarit i dështon përpjekja e tretë për të hyrë ilegalisht në Gjermani. Si e zbuloi policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

March 23, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

March 23, 2026
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In