• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si nuk u lodhët duke shpifur…

by Artur Ajazi
13/08/2020 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

E ndërsa Edi Rama ka vendosur të bëjë përpara, duke mos dëgjuar dhe shikuar fare nga ekranet që mbushen me deklarata inatçore dhe shpifëse, Lulzim Basha vazhdon të tjerrë shifra dhe “tregime” dixhitale. E ndërsa Edi Rama ka vendosur të bëjë Shqipërinë, me hir apo me pahir, Lulzim Basha nuk po arrin të bëjë dot as partinë. Të futur në qorrsokak  të pakrye, pothuajse gjithë Partia Demokratike  e SHQUP-it (elita milionere dhe jo ndjekësit e bazës) i  është futur “punës” për të pergatitur  terrenin që sipas saj “do ti japë fitoren në zgjedhje”. Cilën fitore, cilin pushtet  kërkon Lulzim Basha, dhe e meriton ? Natyrisht ai kërkon të mos bëjë fushatë si politikan  “xhentëlmen”, nuk  kërkon  përballje mes faktesh dhe veprash, ai  kërkon  thjesht  krijimin e iluzioneve mashtruese, duke mos kursyer asgjë. Një  “makineri” e gjallë  njerësish, ish-ligjvënësish të dështuar, janë personazhet  tipikë të fushatës së shpifjeve, ndaj  kryeministrit, ndaj  minitrave, drejtuesve të dikastereve vendore dhe qëndrore, ndaj mjekëve dhe infermiereve, ndaj  biznesmenëve dhe atyre që sjellin çdo javë ndihma nga jashtë, madje duke mos  kursyer as kancelaritë  europiane. Ata  po mallkojnë cilindo (madje edhe ndonjë  ish-deputet të tyre bamirës) që ndihmon Edi Ramën, cilindo që ndihmon spitalet, të sëmurët, ata dhjetëfishojnë  numrin  e të infektuarve, ata janë gati të sajojnë  skenare nga më kobzinjtë, vetëm e vetëm që të bëhen dhe të trajtohen si të besueshëm. Si  nuk u lodhët, duke folur si manikinë  majë podeve, duke fyer dhe mashtruar, si nuk u lodhët duke gënjyer dhe duke luajtur me dhimbjen e shqiptarëve. Vazhdoni, por  veç një gjë  ta keni të qartë, gjithçka  do t’ju kthehet në boomerang,  ditën e votimeve , kur  ta shihni vehten të zgërlaqur nga “nota” e shqiptarëve. Si  nuk  u lodhët, duke dalë nga 2-3 herë në ditë në ekrane  dhe fb, duke  sajuar  sms, statuse, apo dhe intervista me “personazhe  të pambështetur nga qeveria”, dhe pastaj kur dilni mashtrues, nisni  e qeshni me fatin tuaj, dhe jo të shqiptarëve. Si  nuk u lodhët, duke  zhbiriluar  edhe  vrimat e rrjeteve  sociale, për të gjetur “10 mijë km e rrugëve të reja” që ndërtuat  ju, dhe “2 mijë  km Edi Rama”. Përse  bëheni  qesharakë  në sytë e shqiptarëve, kur  u suleni  Heronjve të Shëndetsisë, mjekëve  dhe infermierëve, duke mashtruar  opinionin  publik  se “spitalet nuk  kanë shtretët,nuk  kanë ilaçe, nuk  kanë tampone, nuk kanë kujdes mjeksor”, duke përbaltur  Profesorët  dhe Doktorët  e asaj fushe, që po japin jetën e tyre për pacientët. Si nuk u lodhët, duke ngritur “çadra” propogande  në SHQUP, apo  në  disa degë të partisë tuaj, për të nxirë me dashje  realitetin, duke kërkuar  dhe  duke mos gjetur gjëkundi  “aleatë” të rinj në rrugën tuaj të mbrapshtë.

Next Post
“Shfrytëzuat kauzën për të hyrë në listat e PD”/ Aktivistja e Teatrit Kombëtar “shpërthen” ndaj vëllezërve Budina: Si nuk ju vjen turp…

"Shfrytëzuat kauzën për të hyrë në listat e PD"/ Aktivistja e Teatrit Kombëtar “shpërthen” ndaj vëllezërve Budina: Si nuk ju vjen turp...

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Jane kriminele,tradhtaret te Atdheut dhe sahanlepires te te parit te tyre vrases,S.B

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In