• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si nuk tha sot një fjalë, asnjë deputete apo ministre?!

by Java News
09/05/2024 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jona Dervishi

Sot në seancën plenare të radhës, duhet të ishte ditë zie kombëtare, estetikisht dhe simbolikisht.

Më bëri shumë çudi e përshtypje, që asnjë grua e nënë deputete apo ministre, nuk foli sot në Kuvend për gruan shqiptare.

Asnjë nuk u shpreh për tragjedinë e ndodhur në Shkodër, ku një nënë u vetëmbyt së bashku me 3 fëmijët e saj, prej dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe verbale, të një bashkëshorti/babai të dhunshëm.

Asnjë reagim, asnjë fjalim sensibilizues, asnjë inskenim, asgjë për të kujtuar që ato zonjat e nderuara aty, janë vullneti ynë.

Janë aty nga vota e dhënë nga ne dhe nga vullneti i çdo gruaje e vajze shqiptare (ku shumë nga to) sot nuk jetojnë më, pikërisht prej dhunës në familje.

Para se të flasim për SPAK dhe për çdo formë tjetër anti-korrupsioni, si fillim të kthejmë sytë nga njëri-tjetri.

Nga populli, të bëhemi social, të bëhemi njerëzorë!

Gra të nderuara te Parlamentit të vendit tim, ministre dhe deputete të mazhorancës dhe opozitës, jepni të parat shembullin se si gratë duhet të duan gratë, sepse jeni të zgjedhura me votën e sovranit, që është dhurata më sublime nga ne, për ju!

Tragjeditë e kësaj forme nuk janë gjëra të rëndomta që ndodhin çdo ditë, por janë një këmbanë e fortë alarmi për të gjithë ne, që të mbështesim njëra-tjetrën, ta dëgjojmë njëra-tjetrën, ta ndihmojmë njëra- tjetrën, sepse siç ka thënë edhe babai i demokracisë helene, Soloni: “Perënditë, kanë bërë dy gjëra të mrekullueshme: gruan dhe trëndafilin.”

Next Post
Kuvend/ Deputetët e PS mbështesin njëzëri projektin e Veliajt me KfW gjermane për transportin e gjelbër

Kuvend/ Deputetët e PS mbështesin njëzëri projektin e Veliajt me KfW gjermane për transportin e gjelbër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com