• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si një dëmtim e shpëtoi nga largimi”/ Gjimshiti shkruan përrallën e bukur me Atalantën: Gjithçka është e mundur

by Java News
20/02/2020 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atalanta është duke shkruar historinë në Ligën e Kampionëve, teksa pasi u kualifikuan për herë të parë në këtë kompeticion ku kaluan edhe fazën e grupeve, tani janë shumë afër çerekfinales, pasi mposhtën me rezultatin 4-1 Valencian në ndeshjen e parë të zhvilluar në Itali.

Pjesë e zikaltërve është edhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, i cili ditën e djeshme nuk ia doli dot të luante, për shkak të një dëmtimi të pësuar pak minuta para ndeshjes. Mbrojtësi kuqezi është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm në ekipin bergamask, teksa është blinduar titullar në formacionin e Atalantës. Një shkrim të veçantë për Gjimshitin ka bërë edhe zviceriania “Blick”, e cila tregon rrugëtimin e 27-vjeçarit dhe vështirësitë që ka kaliuar deri këtu ku është tani.

Në një intervistë për median e njohur Gjimshiti shprehet: “Unë kurrë nuk jam stërvitur kaq fort sa këtu. Ka disa seanca stërvitore ku unë vrapoj mbi 8 km.”

Në shkrimin për shqiptarin thuhet: “Para katër vitesh ai ishte pa kontratë. Ku u paraqit te Atalanta në janar para 4 vitesh, shumë pak besonin se ai do të arrinte kaq lart. Asokohe Atalanta nuk ishte në këto nivele, teksa luftonte për të qëndruar në Serie A. Shqiptari ishte pa kontratë, pasi trajneri i skuadrës së Zyrihut që kishte në pronësi lojtarin, nuk e dëshironte në ekipin e tij.

Për këtë periudhë Gjimshiti thotë: ‘Asokohe isha i zgënjyer që nuk më mbajtën, por trajneri mendoi se unë nuk mund të jepja diçka për klubin tim. Ndoshta kisha disa ndeshje të dobëta, ose mbase ishte koha për të provuar diçka të re’.

Në verën e 2018-ës, aventurës së shqiptarit te Atalanta dukej se i kishte ardhur fundi. ‘ Më është thënë që mund të largohem nga klubi. Unë atëherë vazhdoja të mendoja për një kthim te Zyrihu, ndërsa agjenti im vazhdonte negociatat me disa klube italiane. Gjithashtu një opsion tjetër ishte edhe Rusia.’, shton mbrojtësi.

Megjithatë gjithçka ndryshon me një dëmtim të një mbrojtësi të Atalantës dhe Gjimshiti urdhërohet të bashkohet përsëri me ekipin. Nga ajo kohë ai ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin, teksa vlera e tij në merkato është rritur me dhjetëfish, duke shkuar në 11 milionë euro.

Atalanta vazhdon surprizën në Ligën e Kampionëve dhe për këtë mbrojtësi tha: “Valencia është një ekip shumë i fortë, por shorti mund të na ketë ndihmuar deri diku.’

g.kosovari

Next Post
Kokaina e kapur në Maqedoninë e Veriut/ Policia e Shtetit: Kalimi në kushte konfidencialiteti

Kokaina e kapur në Maqedoninë e Veriut/ Policia e Shtetit: Kalimi në kushte konfidencialiteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com