• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Si nigeriani vodhi 25 mijë euro nga biznesmeni shqiptar, zbardhet skema e mashtrimit që përdori

by A M
09/06/2023 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shtetas nigerian i identifikuar si Sebastian Negbenedor, dyshohet se mashtroi një biznesmen shqiptar dhe i mori shumën prej 25 mijë eurosh.

Hetimet për rastin nisën me 20 tetor 2020, pas kallëzimit të shtetasit me inicialet E.B, i cili iu tha hetuesve se prej 10 vitesh administron biznesin e vet në Sauk, që konsiston në import detergjentësh kryesisht nga shteti Italian.

Ai shpjegoi përpara tyre se për nevojat e biznesit përdorte një adresë emaili, dhe me anë të saj komunikonte me kompaninë me të cilën bashkëpunonte, në Bologna të Italisë. Biznesmeni shpjegoi se pasi pala italiane dërgonte mallin dërgonte transfertën bankare.

Në dosje hetimore, shpjegohet se me datën 7 shtator 2022, biznesmenit i ka mbërritur një email ku i kërkohej që shumën prej 25 mijë eurosh, ta dërgonte në llogarinë e kompanisë por tashmë jo në Itali, por në një llogari në Gjermani.

Ai e bëri menjëherë pagesën, por kuptoi se ishte mashtruar në momentin që u kontaktua nga kompania italiane, e cila i kërkon të bëjë pagesën.

Biznesmeni iu dërgoi transfertën, që kishte kryer dhe italianet iu përgjigjen se nuk ishin ata përfituesit. Prokuroria në kuadër të hetimeve iu drejtua autoriteteve gjermane dhe atyre turke, për të identifikuar IP-në nga ishte dërguar emaili. Hetimet zbuluan se i dyshuari për mashtrim ishte një shtetas nga Nigeria me banim ne Dublin të Irlandës, i cili u identifikua si Sabastian Negbenedor.

Ndaj tij prokuroria ngriti akuzën e “Mashtrimi Kompjuterik” dhe gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë të tij.

 

Next Post
Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar jep dorëheqjen si deputet

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar jep dorëheqjen si deputet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

November 7, 2026
Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

November 7, 2026
Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

November 7, 2026
Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

November 7, 2026
Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

November 7, 2026
Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

November 7, 2026
Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

November 7, 2026
Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In