• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Si në janar të 2011!

by Mero Baze
01/03/2020 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shfaqjet e fundit të Ilir Metës në publik, sidomos kjo e sotmja, në të cilën është integruar fjalori vulgar, thirrjet patetike për dhunë dhe kërcënimi në emër të popullit, na sjellin parasysh Ilir Metën e 12 janarit 2011.

Një ditë pas u shfaq kaseta e famshme në të cilën ai dhe ministri i tij demonstronin se si kishin kapur shtetin dhe privilegjet e tyre, ai u detyrua të japë dorëheqje dhe u shfaq para gazetarëve i shfytyruar, duke sharë me nënë e babë Edi Ramën si kryetar i një sekti antishqiptar që ishte duke shkatërruar Shqipërinë.

Fjalori i tij agresiv, më pas shfaqjet në Kuvend ku akuzonte të vrarët si “kokpalarë” pas 21 janarit, ishin e gjitha çfarë prodhoi stresi i tij i janarit 2011.

Pas 9 vitesh më duket njësoj. Ai është shfaqur sot me të njëjtin fjalor, me të njëjtin gjestikulacion, me të njëjtin keqkuptim që ka popullin me vete. Vetëm ka disa kilogram më pak.

Por ka një ndryshim të madh.

Në janar të 2001 kërkonte të trembte njerëzit të mos dilnin në rrugë kundër tij, duke u mbrojtur me pushtetin e Berishës. Sot po kërkon që njerëzit të dalin nesër në rrugë e të mbrojnë atë nga pushteti.

Dhe ky është një ndryshim i madh, pasi më në fund kur nuk ka më në dorë drejtësinë dhe gjykatësit, kur nuk fton dot më Saliun për darkë të mbyllë gjyqin, por i shkon në zyrë t’i kërkojë njerëz, kur nuk ka me vete Gardën apo policët që vrisnin për të, ai është edhe më i dëshpëruar se në janar të vitit 2011.

Ata që do të jenë nesër në bulevard, nuk janë ushtarë të tij, janë “nizamë” të thirrur aty nga aleati i tij, nga ai që nuk e mbron dot para drejtësisë, por i dërgon “bedel” për ta qetësuar.

Ndaj ai nesër ai do të bëhet dhe më nervoz jo nga sasia e e njerëzve, por nga bezdia e njerëzve të thirrur për t’u bërë badigardë të një njeriu që ka humbur qetësinë se e ndjen se nuk ka kush ta mbrojë. Njerëz që nuk do t’i vrasë askush. U mjafton vrasja shpirtërore për atë që mbrojnë.

Next Post
Shpërthen tritoli në një gurore në Fushë-Krujë, humb jetën një punëtor, tjetri plagoset rëndë në kokë

Shpërthen tritoli në një gurore në Fushë-Krujë, humb jetën një punëtor, tjetri plagoset rëndë në kokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In