• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Si ndryshimet në botë mund t’i sjellin njohje të reja Kosovës

by A R
30/11/2025 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në skenën globale, Kosova ende kërkon të afirmojë vendin e saj. Edhe pas gati 18 vjetësh pavarësi, shumë shtete të botës islame, por edhe të tjera nuk e njohin, ndërkohë që diplomacia e saj duket shpesh e fragmentuar dhe e paqartë.

Këtë vit, presidentja Vjosa Osmani, e cila mban përgjegjësinë për politikën e jashtme, konfirmoi njohjen e Kosovës nga tri shtete: Kenia në mars, Sudani në prill dhe Siria në tetor.

Hera e fundit kur Kosova kishte siguruar tre njohje brenda një viti, ishte në 2015-ën: nga Ishujt Kuk, Antigua dhe Barbuda, dhe Niue. Gjatë kësaj dekade, deri këtë vit, vendi mori vetëm gjashtë njohje të reja.

Qeveria e Albin Kurtit, e cila udhëhoqi gjatë 4 viteve të fundit, në programin qeverisës për vitet 2021-2025 shkruante se “Republika e Kosovës do ta forcojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Kjo vlen si për përpjekjet për njohje dhe marrëdhënie të ndërsjella diplomatike, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, bashkëpunim ekonomik, shkëmbime kulturore, ashtu edhe për të gjithë spektrin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral”.

Gati në fund të mandatit, në dhjetor të 2024-ës, Kurti u përpoq t’i relativizonte kritikat për mungesën e njohjeve të reja, duke argumentuar se ato nuk ishin pjesë e premtimeve të fushatës.

“Unë e di që jemi kritikuar përse nuk ka njohje të reja, por duhet ta kuptoni edhe një gjë – as liberalizimin e vizave, as njohjet e reja nuk i kemi premtuar në fushatë. Në fushatë kemi thënë punësim dhe drejtësi. Pra, neve duhet të na matni krahasuar me zotimet tona që kemi dhënë në fushatën e vitit 2021 dhe në programin qeveritar më pastaj”, tha asokohe Kurti.

Radio Evropa e Lirë kërkoi nga Presidenca dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës informacione rreth aktiviteteve të tyre lobuese, prioriteteve dhe mundësive për ndonjë njohje të re, por nuk mori përgjigje.

Në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme figurojnë 120 shtete që e njohin Kosovën nga e gjithë bota, por bie në sy numri relativisht i ulët i shteteve me shumicë myslimane. Duke pasur parasysh se Kosova vetë është vend me shumicë dërrmuese myslimane, mbështetja nga këto shtete pritej të ishte më e gjerë.

Megjithatë, pavarësinë e saj, të shpallur në vitin 2008, e kanë njohur vetëm pak më shumë se gjysma e 57 vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Para Sudanit dhe Sirisë, vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën ishte Bangladeshi, në vitin 2017.

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, thotë se identifikimi i fuqishëm i Kosovës si projekt i SHBA-ve, në një periudhë kur Washingtoni ka pasur marrëdhënie të tensionuara me shumë vende të botës islame, ka rënë shpesh ndesh me interesat rajonale të këtyre shteteve. Sipas tij, faktori fetar nuk ka pasur peshë pothuajse fare.

“Sa herë që e kemi paraqitur elementin islamik, e kemi paraqitur si diçka të veçantë, si islam laik, por të cilin vendet islame nuk e pranojnë, sepse ato e kanë islamin më të thellë në shoqëri. Te ne nuk është… por sa herë që jemi paraqitur kësisoj, nuk na kanë parë si seriozë”, thotë Prenkaj.

Hulumtuesi Butrint Berisha, i cili ka doktoruar në marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Tartu në Estoni, thotë se një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe faktori historik. Sipas tij, Serbia ka trashëguar lidhjet e gjera të ish-Jugosllavisë me vendet arabe, afrikane dhe aziatike, të cilat vazhdon t’i shfrytëzojë edhe sot për të penguar avancimin e marrëdhënieve të Kosovës me botën islame.

Për më tepër, Beogradi ka qenë i angazhuar edhe në një fushatë kundër njohjes së Kosovës, që, sipas zyrtarëve serbë, ka sjellë disa rezultate, megjithëse ato nuk janë konfirmuar kurrë nga autoritetet kosovare.

Berisha nënvizon gjithashtu se shumë shtete, përveç ndikimit të jashtëm, kanë edhe sfidat e veta, që i bëjnë më të kujdesshme ndaj njohjes së Kosovës.

“Maroku dhe Saharaja Perëndimore mendoj se janë ilustrimi më i mirë. Në terren kemi të bëjmë me një pushtim të Saharasë Perëndimore nga ana e Marokut, por që OKB-ja e konsideron si problem të pazgjidhur. Ndaj, shtete si ky që kanë probleme me kontrollimin e territorit të tyre, janë shumë më hezituese që ta njohin Kosovën. Kjo vlen jo vetëm për shtetet e botës islame, por edhe në nivel global në përgjithësi”, thotë Berisha.

Njohja e Kosovës nga Siria erdhi pas ndryshimit të regjimit dhe rritjes së ndikimit të SHBA-ve në rajon.

Të dy ekspertët vënë në dukje se Kosova duhet të përfitojë nga këto ndryshime globale për të avancuar me interesat e saj. Ata sugjerojnë se Libani mund të jetë vendi i radhës me shumicë myslimane për lobim, pasi tani ka një qeveri funksionale dhe është gjithnjë e më shumë në fokus të SHBA-ve. Po ashtu, Azerbajxhani, pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA-të me Armeninë, shihet si një objektiv.

Ish-diplomati Prenkaj thotë se Kosova, sidomos viteve të fundit, nuk ka ndjekur një strategji të qëndrueshme për t’u shfaqur si aktor i besueshëm në skenën ndërkombëtare. Mungesa e koordinimit mes Presidencës, Qeverisë dhe MPJD-së, por edhe me aleatët kryesorë, SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Turqinë e ka dobësuar fushatën për njohje të reja, sipas tij.

“E kam thënë edhe më herët se Kosova, për një periudhë tashmë, nuk ka politikë të jashtme, meqenëse ka humbur edhe koordinimi me shtetet mike”, thekson Prenkaj.

Në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, premtoi njohje nga 193 shtete, që përkthehej në të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, plus një shtet tjetër. Megjithatë, Kosova mbetet ende larg këtij objektivi.

Vendi nuk njihet as nga dy shtete të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, si dhe nga pesë shtete të Bashkimit Evropian: Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.

Në aspektin institucional, Kosova ka arritur të anëtarësohet në organizata si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e të tjera, por ka dështuar të hyjë në UNESCO, Interpol, Këshill të Evropës, OKB e të tjera.

Ekspertët pajtohen se Kosova duhet të ndërtojë një strategji shumëplanëshe dhe të qëndrueshme për njohje ndërkombëtare. Përveç diplomacisë tradicionale, Berisha rekomandon edhe shfrytëzimin e partneriteteve ekonomike dhe të aktorëve joshtetërorë.

Si Prenkaj, ashtu edhe Berisha theksojnë se njohjet e reja mbeten thelbësore për Kosovën, pasi tregojnë qëndrueshmërinë e shtetit dhe rolin e tij si faktor stabiliteti në rajon.

Berisha pranon se debati mes politikës së jashtme dhe asaj të brendshme është i pashmangshëm, por për të ilustruar peshën që kanë njohjet, ai sjell edhe shembullin e territorit palestinez, i njohur nga më shumë shtete se Kosova, por që vazhdon të jetë i paqëndrueshëm, për shkak të konfliktit me Izraelin. Sipas tij, edhe në raste të tilla, numri i njohjeve ruan rëndësinë e vet si instrument simbolik dhe diplomatik, pavarësisht realitetit të komplikuar në terren.

Në këtë kuadër, Berisha kujton se edhe vetë procesi shtetformues i Kosovës ka qenë historikisht i ndërtuar mbi idenë e njohjeve ndërkombëtare.

“Mendoj se projekti i shtetit të Kosovës, jo vetëm pavarësia e shpallur në shkurt të 2008-ës, por prej viteve ’90, është bazuar në njohje ndërkombëtare. Pra, është një gjë që Kosova e ka kërkuar prej viteve ’90 dhe nuk ka arsye të ketë një ndryshim në qasje ose në mendim”, thotë ai.

Në një botë ku aleancat ndryshojnë me shpejtësi dhe konkurrenca diplomatike është në rritje, ekspertët theksojnë se Qeveria e re e Kosovës do të duhet të ndërtojë një strategji të koordinuar me aleatët, duke pasur gjithashtu aftësinë të adaptohet dhe të veprojë shpejt sa herë që hapen mundësi të reja, siç ishte raste me Sirinë, pas ndërrimit të regjimit.

Në diplomaci, koha ka po aq rëndësi sa vizioni./Analizë e REL

Next Post
Nënës së tij i vendosën tritol në derën e banesës, kush është Gentian Zoto

Nënës së tij i vendosën tritol në derën e banesës, kush është Gentian Zoto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

December 11, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

SPAK ruan linjën Dumani – Braho, Xholi dhe pritshmëritë nga kreu i ri

December 11, 2025
30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

December 11, 2025
Shabani për deklaratën e Lapajt: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

Me 85 vota pro, Kuvendi zgjedh Endrit Shabanin si Avokat të Popullit

December 11, 2025
“Fundi politik i Berishës, foltorja e tij”/ Fatos Klosi: Nano iku vetë në 2005, u lodh nga pushteti!

“Për të vdekurin mirë ose hiç”, Berisha për Fatos Nanon: Nuk shkoi në burg prej meje!

December 11, 2025
“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

December 11, 2025
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Reforma zgjedhore, Balla: Numëruesit s’do të jenë më të partive. Të adresojmë financimin e partive dhe fushatave zgjedhore

December 11, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

“Gjest për të treguar…”, Zogaj mbron praninë e ambasadorëve në zgjedhjen e kreut të SPAK-ut

December 11, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

“Kam fjetur në zyrë, mbaja edhe armë në dorë”/ Berisha rrëfen momenti e vështirë në 1997

December 11, 2025
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Mbajtën peng për dy javë një shqiptar nga Kosova, arrestohen katër persona në Vlorë

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In