Edhe pse fjalia ‘’jam i,e stresuar apo po kaloj në stres’’ mund të jetë ndër më të shpeshtat që thoni apo dëgjoni, shumë pak prej nesh e di se çfarë nënkupton ai.
Stresi është tension trupor ose mendor që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm fizikë, kimikë ose emocionalë, transmeton Living.al.
Por, përveç ndikimit në shëndetin psiko-fizik, stresi ndikon në mënyrë të drejpërdrejtë edhe në pamjen e jashtme.
Ja cilat janë 5 ndryshimet që u ndodhin flokëve, lëkurës dhe trupit kur jeni të stresuar:
1.Rrathë të zinj dhe qeska poshtë syve
2.Lëkurë e thatë dhe e acaruar
3.Akne në pjesë të ndryshme të trupit
4.Rrudha të parakohshme
5.Rënie flokësh dhe thonj të dobët që thyhen lehtë