• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ndikon i ftohti ekstrem në shëndetin tonë

by Java News
07/01/2018 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një valë të ftohti vdekjeprurës ka përfshirë Amerikën e Veriut, duke sjellë shumë dëborë dhe ngrica. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për erëra të akullta dhe ngrica në një sipërfaqe që nga Teksasi jugor dhe deri në Kanada, si dhe nga Montana dhe deri në Nju England. Edhe mjekët kanë filluar t’i paralajmërojnë njerëzit për t’u ruajtur nga plagët që mund të shkaktojë të ftohtët ekstrem dhe akulli.

Disa e shijojnë këtë të ftohtë, në veçanti fëmijët në shtetet ku nuk bie shpesh borë.

“Fëmijët po e shijojnë duke luajtur përjashta. Jemi të mësuar me mot shumë më të ngrohtë dhe kjo është stuhia e parë e dëborës për ne”, thotë Lacey Duff, banore e Savannah, Georgia.

Për të tjerë, i ftohti është i rrezikshëm. Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar të paktën 20 viktima. Shqetësimi më i madh është morthi.

“Kur ka temperatura të ftohta me erëra të mesme, morthi shfaqet për 30 minuta. Në raste esktreme, kur është shumë ftohtë dhe era është shumë e fortë, morthi mund të shfaqet edhe për 5 minuta”, thotë Dr. Christopher Sampson, i Spitalit Universitar të Missourit.

Erërat e akullta janë gjithashtu një faktor, pasi ato mund të japin ndjesinë e temperaturës -51 gradë Celcius. Morthi nuk prek vetëm lëkurën.

“Kur temperaturat bien nën zero, dhe ka erë të acartë, gjithçka ngrin. Madje edhe lëngjet që gjenden brenda gishtërinjve, hundës, veshëve. Pra, gjithçka që ekspozohet ndaj morthit”, thotë Dr. Edward Ward, i Qendrës Mjekësore të Universitetit Rush.

Zakonisht, njerëzit që preken nga morthi, kanë qëndruar përjashta më shumë seç duhej. Gjithashtu, temperaturat tepër të ulëta krijojnë akull, që shkakton rrëshqitje.

“Ky është ndoshta rreziku më i madh për njerëzit, pasi mendojnë se nuk ka zënë akull, shkelin mbi të, rrëshkasin dhe plagosen”, thotë Dr. Sampson.

Gjithashtu është e rrezikshme ngarja e makinës mes erërave të ftohta, temperaturave të ulëta, mjegullës, shiut dhe borës së rëndë. Sipas Administratës Federale të Autostradave, 22% e aksidenteve motorike në SHBA shkaktohen nga kushtet e motit. Njerëzve u kërkohet të lirojnë rrugët në mënyrë që kamionët me kripë dhe borëpastruesit të mund të kalojnë./VOA

a.ç

Next Post
Babai monstruoz i përplas kokën për muri vajzës dhe e gjuan me pinca në këmbë

Dy të arrestuar për dhunë në familje në Elbasan dhe Librazhd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

March 4, 2026
“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In