• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si mundet akoma…!

by Artur Ajazi
22/07/2022 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Si mundet akoma, të rrijë në politikë, si mundet akoma ti thotë vehtes “lider”, si mundet akoma të kërkojë pushtetin edhe pse ka damkosur partinë me skandale, si mundet akoma që të  gënjejë dhe ftojë njerëzit ta votojnë për të ardhur në pushtet. si mundet akoma të merret me skenare, fushata, emërime dhe largime të rinjsh nga partia, si mundet të pretendojë se “unë jam e ardhmja”, si mundet që atë njeri e njohin tre brezat e ardhur në jetë pas 1990, dhe akoma beson se “mund të jetë i vetmi që mund të drejtojë vendin edhe pas 32 vitesh”. Si mundet që edhe pse, ka marrë “fermanët” e përtej oqeanit dhe ngushticës së La Manshit, sërish thotë se “janë mashtruar nga Soros dhe Rama”.

Ndoshta mund të qëndrosh me orë të gjata mbi kompjuter dhe të shkruash rreshta pa fund, për njeriun e vetëm në botë që dëshiron të ballcamoset mbi tavolinën e zyrës në parti, vetëm të jetë kryetari saj. Sali Berisha, do të mbahej mend gjatë ndoshta me të mirat dhe të ligat e tij, në rast se, do të ishte larguar përfundimisht nga skena politike dhe meditaike në momentin e caktuar.

Ai nuk u largua, por vetëm sa u “tërhoq” paksa, dhe zuri vend në katin e sipërm të selisë së Partisë Demokratike, duke dirigjuar dhe kontrolluar kryetarin e emëruar, sekretarët dhe kundërshtarët e tij, që me të drejtë kërkonin largimin, dhe jo rikthimin e tij. Sot Sali Berisha, është i gjithi  “non-grata”, nga SHBA, nga Anglia, por nesër mund ta shpallë edhe Gjermania, Franca, apo dhe Italia, dhe kjo mund të jetë një hata e madhe për Partinë Demokratike, dhe jo atë si person.

Edhe pse, qëndroi afro 30 vjet në krye të një partie si pronat dhe jo kryetar i saj, ai sërish nuk kuptoi  asgjë nga politika. Nuk kuptoi se, nga politika duhet të largohesh kur vjen momenti, nga politika duhet të largohesh kur humbet zgjedhjet, sensin e njohjes së realitetit, kur humbet  lidhjet me botën e brëndshme dhe të jashtme, dhe mbi gjithçka tjetër, kur të shpallin “non-grata”.

Zoti Berisha, e ka humbur shansin e të mbeturit në “histori” apo dhe memorjen e shqiptarëve, jo nga momenti kur i shpalli luftë të hapur  Lulzim Bashës, as kur hyri me “trupa” në seli, por kur i shpalli luftë frontale SHBA-së, partnerit tonë  stradegjik. Thotë se “do të vazhdoj betejën time”. Por me cilin, me kë, me çfarë, dhe përse… ndaj them si mundet akoma,  që ky njeri akoma  shpreson  ringritjen politike, pushtetin  dhe mashtron shqiptarët……..

Next Post
“E godita 4 herë me çekiç në kokë e 18 herë me thikë”/ Vrau burrin pas 3 muaj martesë, rrëfimi: Më tradhtonte me trans, i thashë nëse je gay jepi dhe…!

“E godita 4 herë me çekiç në kokë e 18 herë me thikë”/ Vrau burrin pas 3 muaj martesë, rrëfimi: Më tradhtonte me trans, i thashë nëse je gay jepi dhe…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In