• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si mund të zgjidhej konflikti i PD-së?!

by Ben Andoni
22/12/2021 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Prej vitesh, Partia Demokratike është futur në një krizë që kulmoi dhe doli në sipërfaqe vetëm në pak muajt e fundit. Dy krahë të ndara frikshmërisht, tashmë deri edhe me statutin dhe me logon e Partisë, për ditë e më shumë po arrijnë deri sa të shkaktojnë incidente me njëra-tjetrën. Më të dukshme janë në krahun e z.Berisha, që nuk lë moment pa shkaktuar incidente ose provokuar të tilla. Nga ana tjetër, pjesa që e beson se është institucionale e po mban kursin e legjitimitetit brenda kanoneve të brendshme nën peshën dhe vulën e z.Basha. provokon “butësisht” por njësoj idhët. Mungesa e transparencës, do shprehej një kolegu ynë gazetar, është armiku real sot i PD-së në të dy krahët. Megjithatë ndarja është kaq e madhe, kurse akuzat janë aq të ashpra, saqë ajo që kanë bërë Socialistët deri më tani me akuzat kundër tyre po duken thjesht si ledhatim për atë që bëhet sot me Partinë Demokratike. Dhe, kjo është e vërtetë, kur shikon akuzat e Bashës dhe Berishës për njëri-tjetrin, mohimet, përfoljet, përqeshjet dhe mbi të gjitha përpjekjet për shkërmoqjen e PD-së.

A mund të kishte një rrugë bashkimi të Partisë Demokratike në këto momente? Do të ishte një skenar gati i pamundur, kur tashmë palët jo thjesht fyejnë por po i afrohen më afër se kurrë konfliktit fizik. Që e gjitha struktura e Partisë Demokratike të arrinte në këtë stad, nuk do ta mendonte askush edhe në skenarin më të keq të improvizuar. Tashmë, janë ndarë mes vete, njerëzit e strukturave, që i përkasin respektivisht Bashës dhe Berishës, janë ndarë njerëzit e strukturave më të poshtme, janë ndarë deri militantët e thjeshtë. Cili vallë mund t’i bashkonte? Praktikisht në këtë moment askush sepse përpjekja e dikujt do t’i ngjante asaj që Borghes e shkruan në një nga pjesët e tij të jo-fikshënit te “Përkufizimi i një gjermanofili”: “Betohem të mos përfshihem më kurrë në debate të tilla, sepse koha në dispozicion të së vdekshmit nuk është e pafundme teksa frytet e këtyre diskutimeve janë krejt të kota”. Në fakt, Partia Demokratike mbërriti në këtë cak me atë që po i bëjnë simboleve dhe godinës por mbi të gjitha fyerjet që nuk ia kursejnë anëtarët ngë më të lartët deri më të ultët për njëri-tjetrin.

Statuti i Partisë Demokratike ka nevojë për një shtesë shumë të rëndësishme të mbledhjes së njerëzve të shquar të PD-së, sak atë që Basha dhe Berisha para tij, porse më vonë të dy bashkë e kthyen në normë: heqjen e njerëzve me kontribute në parti dhe ata me përvojë. Me gjasë, do të ishin këto figura që tashmë shumë as nuk e dinë se ishin ndonjëherë në PD, pa interesat meskine që shoqërojnë njerëzit e sherrnajës, të ngriheshin dhe të flisnin mbi palët. Kuptohet se Berisha nëse ka përballë njerëz pa tagër institucional nuk është se të pyet shumë dhe aq më tepër nuk të pyet edhe po të jesh i pajisur me të, si po ndodh me Bashën. Veçse, po të ishin në statut, do të ishin njerëz të tillë që mund t’i trandnin me përvojat dhe fjalën e tyre. Shembulli ishte z. Uka, kur u dha një shembull direkt në Kuvend, por të tjerë me radhë si Meksi, Topalli, Selami, Mima, Serreqi, Malasi, Brojka e shumë e shumë të tjerë, që u kërkojmë ndjesë për mospërmendjen dhe sot bëjnë jetën e tyre të qetë jashtë politikës, kanë ende shumë e shumë për t’i shprehur politikës së sotme dhe sidomos kolegëve të tyre të rinj, të cilët po e rrënojnë pa vramëndje Partinë Demokratike. Pa dashur të besojmë se Partia Demokratike ka marrë rrugën e shpërbërjes ose më mirë të besojmë atë të tkurrjes, një fenomen që ka ndodhur gjithkund në Lindje me partitë e startuara nga post-socializmi, duket se ka kohë të afrohen kolegët e vjetër, por me respektin e një shtese në status, që duhet ta fusnin me kohë autoritetet e PD-së.

Paradoksalisht ka qenë një ide që dikur e ka shprehur vetë Lulzim Basha por me idenë e strukturës ligjvënëse për Dhomën e Senatit, kurse si dhomë e Dytë e Parlamentit shqiptar e kanë trajtuar disa personazhe përgjatë historisë së parlamentarizmit shqiptar. Si ide u shtrua si diskutim që nga viti 1992, kurse Sabri Godo, në katrahurën e vitit 1997 e mendoi si një rrugë ku do të paqtohej parlamenti shqiptar. Por në rastin tonë po flasim vetëm për imperativin e një Senati të Partisë Demokratike, bash ata njerëz që tashmë nuk i duhen tamam Bashës dhe Berishës por u duhen njerëzve të thjeshtë të PD-së, një trupë honorifike por me status këshillimor epror, që të shërbente si një gjykatë e partisë dhe moralisht t’u hiqte fashat e mëdha me të cilat ua kanë mbyllur sytë Basha-Berisha. (Javanews)

Next Post
Këshilli Mbikqyrës i BSH/ PD mbështet kandidaturën e ish-zv.kryeministres Mesi: Profesionale dhe e pakorruptuar, ndaj u hoq nga politika

Këshilli Mbikqyrës i BSH/ PD mbështet kandidaturën e ish-zv.kryeministres Mesi: Profesionale dhe e pakorruptuar, ndaj u hoq nga politika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana do të presë Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027

Tirana do të presë Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027

July 5, 2026
Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

July 5, 2026
Raporti i Avokatit të Popullit përmbys akuzat: Nuk ka prova që protestuesi u dhunua në ambientet e policisë

Raporti i Avokatit të Popullit përmbys akuzat: Nuk ka prova që protestuesi u dhunua në ambientet e policisë

July 5, 2026
“Në PD është krijuar një simbiozë”/ Minxhozi: Partia ndodhet në pozitën e moszgjidhjes së një rrotacioni të vjetër

S’ka “Shqipëri të re” me arkivol në krah

July 5, 2026
Thirrje për eliminimin e Donald Trumpit gjatë homazheve për Khamenein

Thirrje për eliminimin e Donald Trumpit gjatë homazheve për Khamenein

July 5, 2026
Sot SHBA feston 250-vjetorin e pavarësisë, Trump: Jemi vendi më i fuqishëm në botë! Komunizmi? Një rrezik

Trump flet me Zelenskyn dhe Putinin, rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

July 5, 2026
Evakuohen nga zjarri 11 familje në Drizë të Fierit, policia jep detajet: Dy të shoqëruar si të dyshuar për zjarrvënie

Evakuohen nga zjarri 11 familje në Drizë të Fierit, policia jep detajet: Dy të shoqëruar si të dyshuar për zjarrvënie

July 5, 2026
Zjarri në Drizë të Fierit, Balluku: Një helikopter i FA në operacionin për shuarjen e flakëve, pritet ndërhyrje e dytë nga ajri

Zjarri në Drizë të Fierit, Balluku: Një helikopter i FA në operacionin për shuarjen e flakëve, pritet ndërhyrje e dytë nga ajri

July 5, 2026
Irani dhe Katari rifillojnë sërish tregtinë detare pas 5 muajsh bllokadë

Irani dhe Katari rifillojnë sërish tregtinë detare pas 5 muajsh bllokadë

July 5, 2026
Protesta, ministri Hoxha: Devijoi nga flamingot te arkivoli, duhet dialog

Protesta, ministri Hoxha: Devijoi nga flamingot te arkivoli, duhet dialog

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In