• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 25, 2022
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Exlibris

Si mund të shkruhet për të shkuarën?

Java News by Java News
06/07/2015 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shkrimtarja kroate Dubravka Ugrešić me librin e saj “Muzeumi i kapitullimit pa kushte”, të përkthyer edhe në shqip, realisht të këshillon më së miri sesi mund të shkruash për të shkuarën. Si dëshmitare e një hapësire, që e prekën luftërat njëra pas tjetrës, ajo na mëson si pakkush, sesi të përshkruajmë rajonin tonë për të huajt. Libri është një shumësi rrëfimesh, që duket se kinse nuk kanë një linjë, por në vetvete, ai që njeh rajonin dhe mbi të gjitha ai që jeton në Ballkan e kupton se filli është ai vetë Ballkani, kurse shpërndasia e rrëfimeve, subjekteve dhe e fikshënit është elementi kryesor, që mund të zbërthejë arketipin ballkaniksa i përket strukturës. Që në formë, ajo të rrëfen atë që njerëzit mundohen të marrin prej Ballkanit, larshmërinë e situatave, qëndrimeve dhe jetën shumë aktive, por këtë herë shumë larg Ballkanit. Që në titull, ajo i ka hapur rrugën vetes të rrëfejë sipas mënyrës së saj, qetë dhe të jetë shumë shpotitëse. Është e tillë me personazhin, që ajo e identifikon me veten e që rrëfen në vetën e parë, është e tillë me të gjithë botën që e rrethon, duke iu shmangur gdhendjes pafund të figurës së personazhit, që bëhet rëndom tek ne.

Përmes kujtimeve, ajo na përcjell atë frymë të padukshme që solli deri në shfrimin e përgjakshëm të këtij nacionalizmi. Mu ai, që fshihej pas asaj mirësie që rrezatonte bashkëjetesa e republikave dhe krahinave në Ish-Federatën Jugosllave.

Por paradoksin e jetës sidomos të pas viteve ’90, kur filloi e gjitha kjo histori e saj, ajo na e përshkruan me linjat paralele, që ushqehen me episodet e Berlinit të sotëm dhe jetën në Perëndim. Një botë e konsoliduar, por që lufton në pasiguritë e veta dhe të tashmen gjithnjë të vështirë dhe individin ballkanas anijehumbur përballë një realiteti që sado i keq nuk i bën fare përshtypje…

Në libër ke mesazhe për kroatët, serbët, shqiptarët, boshnjakët dhe ata që e njohin në thelb ish-Federatën do kuptojnë mjeshtërinë e kësaj gruaje për të dhënë një realitet të hidhur të shekullit XX. Mbase në këtë mënyrë, dhe në këtë përzierje shumë interesante gjinish, ajo arrin e na përcjellë fikshënin e saj, ku erosi femëror fshehur dhe shpërfaqur në ditarët, portretet, kujtimet japin zvetënimin e shumë gjërave.

Interesant sesi e mban kadencën e veprës. E koncepton disi si instalacion dhe rrëfimin e ngre me tre notaret, fotografinë e të cilave e ka gjetur diku, ku ato na paraqiten të veshura në fillim të shekullit të XX në lumin Pakra. Atëherë sapo kish nisur jetën bashkimi kroato-serbo-slloven, që do zgjaste dekada, e do kishte kulmin e vet dhe pastaj, pothuaj 90 vjet më vonë edhe rrënimin. Dhe kështu e bën dhe ajo. E nis ngadalë dhe pastaj i përzien pa mëshirë të gjitha gjinitë, sikur të mos ekzistojë asgjë. Romani ngërthen ditarin, fikshënin, reportazhin, kujtimet, skicat…dhe diku sërish ato e ato notaret që askush nuk i identifikon dot…

“Në tryezën time të shkrimit gjendet një fotografi e zverdhur. Ajo paraqet tri gra të panjohura që lahen. Nuk di shumë për fotografinë, vetëm se është bërë në fillim të shekullit në lumin Pakra. Është një lum i vogël që rrjedh jo larg nga qyteti i vogël, ku unë kam lindur dhe kam kaluar fëmijërinë time.

Unë e marr gjithmonë me vete fotografinë, si një hajmali të vogël, domethënien e vërtetë të së cilës nuk e di. Sipërfaqja e saj pa shkëlqim, e verdhë, tërheq vëmendjen time në mënyrë hipotetike. Ndonjëherë ia ngul sytë për një kohë të gjatë, duke mos menduar për asgjë. Ndonjëherë kridhem me kujdes në reflektimet e të treja notareve të pasqyruara në ujë, fytyrat e të cilave po shohin drejt times. Unë zhytem tak ato, a thua se jam gati të zgjidh një mister, të zbuloj një plasaritje, një pasazh të fshehtë brenda të cilit do të rrëshqas në një hapësirë të ndryshme, në një kohë të ndryshme…”.

Libri është i ndarë në disa kapituj, që mund të konceptohen si pjesë krejt të ndryshme me njëra-tjetrën. Janë kaq të ndryshme, në pamje, saqë shpesh t’i mendon se mund të rrinin dhe krejt veçmas, anipse kuptohet se në fund lidhen jo pak. Dhe, kuptohet se ka shumë lidhje. Sfida e Ugrešić është kjo, që nëse ti vërtetë do e lexosh duhet të futesh në rrobën e saj. Jo më kot, si për të testuar e fillon me Berlinin me një lopë deti, që kur e hapën i gjetën në bark një koleksion të tërë, mu atë koleksion të pamat, mbi aluzionin e të cilës, ajo mundohet të ngrejë shumë nga fabulat për këtë muze që e quan: të kapitullimit pa kushte dhe e mbartin si ajo në Berlin, shumë të tjerë, që nga ai lypësi, te gratë, burrat ballkanas që kanë mbetur pa busull të ish-vendit të saj. E para syve janë ato tregjet e vjetra, që i ngjajnë barkut të çarë të lopës së detit që në mënyrë konvencionale quhet Roland…

Libri është një zgjedhje e këndshme e “Diturisë” dhe megjithëse është botuar kohë më parë është një kontribut i jashtëzakonshëm për jetën e individit ballkanik, por edhe atyre që duan të shkruajnë për dështimin e Socializmit ballkanik. Forma e romanit është shumë interesante sepse në konceptin e një muzeu ajo tregon jetën e një gruaje ballkanike, e këtë e bën me përzierje zhanresh, ku në çdo detaj i jepen mundësi të abstragojë për vendin e saj, për vuajtjen e vendit të vet…Përkthimi është shumë korrekt me pak gabime, që vinë si mos njohje e mirë e kulturës ballkanike, por që gjithsesi përkthyesja ia ka dalë të sjellë një roman shumë të vështirë…

Next Post

Një tenor kosovar debuton në “Sydney Opera House”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

“Pajisja e dyshimtë vë në lëvizje ushtrinë”/ Eksperti i sigurisë: 10 anije shqiptare dhe të NATO-s rrethojnë Karaburunin

“Pajisja e dyshimtë vë në lëvizje ushtrinë”/ Eksperti i sigurisë: 10 anije shqiptare dhe të NATO-s rrethojnë Karaburunin

May 25, 2022
BSH/ Kriza e çmimeve në tregjet botërore, Sejko: Inflacioni në vend do të mbetet i lartë, lufta në Ukrainë ngadalëson rritjen ekonomike

Kriza/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Kemi objektiv kryesor stabilitetin financiar dhe atë të çmimeve

May 25, 2022
Vrasja e të moshuarit Likometaj në Fier/ Dënohet me 20 vite burg Skënder Krasniqi

Vrasja e të moshuarit Likometaj në Fier/ Dënohet me 20 vite burg Skënder Krasniqi

May 25, 2022
horoskop

Gabimet që bën në një lidhje, bazuar në shenjën tënde të horoskopit

May 25, 2022
Finalja e ‘Conference League’, efektivë të policisë së Kosovës nisen drejt Tiranës

Finalja e ‘Conference League’, efektivë të policisë së Kosovës nisen drejt Tiranës

May 25, 2022
Reportazhi i BBC për situatën në Ukrainë: ‘Monedha’ e luftës është gjaku. Më mirë të paguajnë për një armëpushim me tokë, apo me jetë?

Reportazhi i BBC për situatën në Ukrainë: ‘Monedha’ e luftës është gjaku. Më mirë të paguajnë për një armëpushim me tokë, apo me jetë?

May 25, 2022
“Duam biletë”/ Tifozët dalin në rrugët e Tiranës me tufa parash në duar, ofrojnë deri në 2000 euro

“Duam biletë”/ Tifozët dalin në rrugët e Tiranës me tufa parash në duar, ofrojnë deri në 2000 euro

May 25, 2022
Shtyhet afati i aplikimit për zgjedhjet për kryetarë të 61 degëve të PS, deri më tani 400 kandidatë

Shtyhet afati i aplikimit për zgjedhjet për kryetarë të 61 degëve të PS, deri më tani 400 kandidatë

May 25, 2022
Ndeshja Roma-Feyenoord në ‘Air Albania’, Meri Shehu parashikon se kush do të fitojë

Ndeshja Roma-Feyenoord në ‘Air Albania’, Meri Shehu parashikon se kush do të fitojë

May 25, 2022
Detaje/ Finalja e Ligës së Konferencës, ja si do bëhet hyrja në stadiumin ‘Air Albania’ sot

Detaje/ Finalja e Ligës së Konferencës, ja si do bëhet hyrja në stadiumin ‘Air Albania’ sot

May 25, 2022
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In