• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si mund të pasuroheni me helmin e akrepit

by Java News
30/01/2019 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Helmi i akrepit është një nga lëndët më të shtrenjta. Një lëng i tillë i nxjerrë nga bishti i akrepit arab Androctonus crassiacauda kap vlerën e 13000-19000 euro për gram. Helmi i akrepit mund të përdoret për kurimin e lupusit, artritit rheumatoid. Ndërsa mjekësia po eksploron mundësinë e përdorimit të tij për të kuruar sëmundje të rënda si skleroza e shumëfishtë apo kanceri.

Një kompani në Turqi po e kthen në biznes këtë lëndë. Dr. Figen Caliskan, biologe, drejton një ekip në Universitetin Eskisehir Osmangazi të Turqisë. Ajo i ka studiuar akrepat dhe helmin e tyre për dekada të tëra. Por dy vjet më pare, asaj dhe ekipit që drejton iu ofruan një grup investitorësh, që donin ta shfrytëzonin ekspertizën e tyre për të prodhuar antivenom, me qëllim shitjen e tij në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën, për të trajtuar njerëz që u rrezikohet jeta nga pickimi i një akrepi.

Kompania fillestare me të cilën punon Caliskan, Albila, ka marrë një capital fillestar prej 3.8 milionë dollarë, nga një grup prej 40 investitorësh. Firma pret t’i kthehet mbrapsht investimi brenda një viti dhe investitorët të marrin fitimet e një biznesi të suksesshëm brenda një periudhe katër deri në shtatë vjet, raporton Financial Times.

Skena e investimeve të huaja në Turqi është zgjeruar me shpejtësi vitet e fundit, falë përmirësimeve që  qeveria u ka bërë ligjeve. Në vitin 2013, vendi ka marrë 14.7 milion euro investime të kësaj natyre, ndërsa në vitin 2017, kjo shifër arriti 52.3 milionë euro – e pesta në listën e më të lartave në Evropë.

Ideja për kompaninë “Albila” u frymëzua nga dy vëllezër nga qyteti juglindor i Urfa, pranë kufirit të Turqisë me Sirinë, të cilët mblidhnin akrepa gjatë natës duke përdorur dritën ultravjollcë.

Emine Sabanci Kamisli, pjesëtare e një prej familjeve më të mëdha të biznesit në Turqi, pa në televizor apelin e dy vëllezërve për ndihmë në mbledhjen e akrepave për shitje. Asaj i lindi ideja e e komercializimit të helmit dhe, pas kryerjes së studimeve të fizibilitetit dhe bashkimit me laboratorin në Eskisehir, në gjysmë të rrugës midis Stambollit dhe Ankarasë, ata krijuan Albilën. Të dy vëllezërve sirianë iu dhanë aksione në kompani.

Ekipi i Dr. Caliskan ua nxjerr me dforë helmin 2 000 akrepave të tyre. Helmi u injektohet kuajve dhe sistemi i tyre imunitar fillon të prodhonë antivenom (antihelm). Plazma pastaj merret nga kuajt dhe dorëzohet në laboratorin e Albilës, ku testohet dhe përpunohet nga shkencëtarët, të cilët e kthejnë atë në një produkt mjekësor të certifikuar. Shishja e parë e këtij helmi duhet të jetë e gatshme për shitje në muajt e ardhshëm. Albila e bëri financimin para se të niste kriza e lirës turke dhe tani planifikon të eksportojë 75% të prodhimit./a.meta

Next Post
SHBA vendos sanksione ndaj Presidentit të Venezuelës, e quan diktator

"Donald Trump urdhëroi mafien kolumbiane të më ekzekutojë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabiti paratë nga kasa e marketit në Durrës, kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

Grabiti paratë nga kasa e marketit në Durrës, kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

August 25, 2026
VIDEO/ Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit, tymi i zi mbulon zonën dhe rëndon trafikun!

VIDEO/ Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit, tymi i zi mbulon zonën dhe rëndon trafikun!

August 25, 2026
FOTO/ Zjarri shkrumbon banesën në Elbasan, s’ka të lënduar! Parandalohet përhapja e flakëve, të panjohura shkaqet!

FOTO/ Zjarri shkrumbon banesën në Elbasan, s’ka të lënduar! Parandalohet përhapja e flakëve, të panjohura shkaqet!

August 25, 2026
“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

August 25, 2026
“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

August 25, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

August 25, 2026
Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli merret i pandehur! Prokuroria: Mblidhte informacione për Kosovën dhe ia jepte Beogradit

Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli merret i pandehur! Prokuroria: Mblidhte informacione për Kosovën dhe ia jepte Beogradit

August 25, 2026
Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

August 25, 2026
BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

August 25, 2026
Misteri mbi misionin e uljes së avionit ushtarak amerikan në Moskë, Kremlini: Nuk kam informacion për këtë -

Misteri mbi misionin e uljes së avionit ushtarak amerikan në Moskë, Kremlini: Nuk kam informacion për këtë –

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com