• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si mund të gjeni një punë si infermiere në Gjermani? Rruga që duhet të ndiqni

by Java News
02/01/2017 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo të gjithë infermierët që përzgjidhen për t’u trajnuar nga kompanitë e ndërmjetësimit për punësim në Gjermani, ia dalin që t’i kalojnë të gjitha fazat, deri në fund. Për disa bëhet shumë e lodhshme dhe heqin dorë me dëshirën e tyre, ndërsa të tjerë dështojnë në provimet që bëhen për çdo nivel.

Gazeta “Shëndet+” ka kontaktuar me 2 infermierë që janë përzgjedhur për t’u trajnuar për të marrë leksione të gjuhës gjermane, si dhe me presidentin e Urdhrit të Infermierit. Secili prej tyre shpjegon arsyet e dëshirës së infermierëve për t’u larguar nga Shqipëria dhe procedurat që ndiqen.

***
Xh.P: Njerëzit shohin 1/5 e punës sonë. Të “prekësh” Gjermaninë kërkon shumë investim

XH.P, 24 vjeçe, infermiere e punësuar, është në nivelin B2, niveli i fundit të kërkuar e cila të jep të drejtën për të kërkuar kontratë në Gjermani. Përmes një interviste ata sjellin detaje të përzgjedhjes, informacionin që kanë për kontratat që do të firmosin, kriteret e pranimit, kriteret e përjashtimit etj. Xh. tregon sesa e vështirë është t’ja dalësh deri në fund dhe sesi një pjesë e mirë e atyre që nisin kursin e ndërpresin atë në mes.

“Unë punoj si infermiere dhe shumë më kanë pyetur: Ti e ke një punë, pse kërkon të ikësh jashtë shtetit? Por gjithmonë kam dashur të punoj jashtë vendit, sepse jeta në Shqipëri është shumë e vështirë, kushtet e punës nuk janë të mira. Për më tepër, puna e infermierit nuk vlerësohet. Puna jonë është si ajsberg, mund të shikohet vetëm 1/5 e asaj që bëjmë dhe nuk vlerësohemi asnjëherë për këtë.

Kërkesën e Gjermanisë për infermierë e ndesha rastësisht në “Facebook” në tetor 2015. Thuhej se mund të dërgohej një CV (biografi) në një adresë dhe pastaj të kontaktonin ata. Kështu që e nisa CV-në time në adresën përkatëse. Në dhjetor më erdhi një email që duhet të paraqitesha për një intervistë në ambientet e tyre. Intervista ishte e ndarë në katër faza.

Intervistë me psikologun, një test i shkurtër psikologjik
Intervistë me juristin, për ndonjë problem ligjor nëse ke padur
Intervistë me pedagogët e Fakultetit të Infermierisë
Testi i gjuhës, për një minutë duhet të memorizoje 4 fjalë gjermanisht.
Ajo çfarë shihej më shumë, ishte pjesa etike. Si ishim veshur gjatë intervistës, nëse kishim bërë shumë tualet, si iu përgjigjeshim pyetjeve. Emrat e fituesve dolën një javë më pas. Ishin rreth 200.

Kursin e fillova në janar. Grupet ishin me nga 26 persona. Gjuha ka vështirësitë e saj. Kërkon që të punosh shumë me materiale shtesë. Në fillim e kishim të vështirë që të thonim edhe fjalët më të thjeshta. Pati nga ata që u dorëzuan që muajin e parë sepse nuk e përballonin dot për arsye të ndryshme. Kanë qënë të shumtë ata që e kanë lënë kursin.

Unë tani jam në nivelin B2. Jam shumë pranë finalizimit. Më 17 janar kam provimin për mbrojtjen e gjuhës. Ka rreth një vit që mësoj nga e hëna në të premte nga 3 orë gjermanisht.

Ndonjëherë duhet të kapërdish edhe ata që thonë se kjo është vetëm një gënjeshtër. Në shkurt duhet të shkoj në Gjermani të jap provimin e licencës dhe, nëse e marr, në fund të shkurtit duhet të largohem për një Gjermani me një kontratë 2-vjeçare pune.

Mendoj se është mundësi shumë e mirë për infermierët, për ata që duan të punojnë jashtë Shqipërisë, por sidomos për ata që nuk dorëzohen dhe heqin dorë që në rrëzimin e parë, sepse është një rrugëtim i gjatë.

Kam besim te vetja që do t’ia dal. Kam investuar shumë kohë.

***

G.M: Në Gjermani për një jetë më të mirë

Ndërsa, G.M, 26 vjeç, infermier i punësuar ka kaluar vetëm dy nivele të gjuhës gjermane dhe më pas është shkëputur, me dëshirën e tij.

“Kompaninë që ofron mundësinë për të ikur në Gjermani e pashë në internet. Është kompani që operon në Shqipëri. U lidha me ta përmes emailit. Më thanë që duhej CV-ja me email. Pasi lexojnë CV-në, bëhet një përzgjedhje. Nëse të përzgjedhin, të shkruajnë që të shkosh në një takim. Sigurisht që jo të gjithëve u shkon email konfirmues. Kërkesat janë shumë të larta. Unë nuk kam fituar me raundin e parë.

Tani kanë vendosur si kriter përvojën e punës. Nuk e kanë pasur më parë. Ta kërkojnë kur shkon për intervistë nëse je apo jo në marrëdhënie pune. Por përvoja nuk është kriter përjashtues. Megjithatë që të jesh me përvojë u intereson më shumë. Të paktën eksperiencë 5-vjeçare.

Na e kanë përmendur njëherë që nevoja më e madhe dhe më e ngutshme është për infermierë që kanë punuar në shërbimet e neurokirurgjisë, urgjencës dhe pediatrisë. Janë tre shërbimet që i kërkojnë me ngulm. Në përgjithësi të gjithë i marrin.

Nuk paguhet tarifë regjistrimi. Në grup janë nga 15-16 vetë, por nuk ia dalin të gjithë. Bëhet minitestim çdo tre leksione. Ndërsa kur mbaron librin ose nivelin bëhen testime që vlerësojnë nëse do të kaloje apo jo në fazën tjetër. Fillimisht niveli zgjaste një muaj. Por u pa që nuk ishte shumë rezultativ. Dhe është zgjatur koha e niveleve. Bënim 4 orë në ditë mësim.

Pas testimit të parë ngelën 4-5 veta. Unë e kam lënë te niveli dytë. E lashë vetë. Tani janë bashkuar klasat bashkë. Se nuk ia dalin të gjithë.

Çfarë ju thonë për kushtet e punës, për kontratat që do të firmosnit?

Pasi ecje me nivelet e gjuhës, vijnë kompanitë gjermane dhe bëjnë përzgjedhjen. Për shembull, vjen një shef i një klinike në Gjermani dhe paraqet vendet e lira që kanë dhe kërkesat që kanë. Na thonin për pagën, për akomodimin. Paga shkonte 2000-2300 euro. Atje do të bëhej rilicencim tjetër. Pra bëhet rilicencim sipas standardeve të tyre, përveç licencimit që kemi në Shqipëri.

Zakonisht ishin të rinj ata që ishin në kurs apo kishte edhe të rritur me eksperiencë të gjatë pune?

Në grup kishim gra me fëmijë, gra shtatzëna.

Për ata që janë familjarë, a u lejohej bashkimi familjar?

Po, kishe të drejtë. Pasi të kishe punuar 2 vite, nëse nuk gaboj.

Një infermier që është i punësuar, çfarë e shtyn që të shkojë jashtë?

Një jetë më e mirë. Edhe ata që nuk duan ta thonë, mashtrojnë veten. Mua këtu më shkon paga 40.000 lekë (të reja). Por hiq siguracionet, nënkupton që unë marr vetëm 30.000 lekë.

Do ta nisësh prapë kursin?

Mund ta nis në privat nëse nuk më pranojnë ata atje.

E ke të sigurt vajtjen në Gjermani nëse merr nivelet?

Nëse arrin nivelin e gjuhës, shkon kërkon punë edhe vetë. Gjithandej, jo vetëm në Gjermani.

ma.me

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e hënë 2 janar 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

June 30, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In