• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Si mund të flejë Ronaldo natën’; nëna e tifozit autik, që portugezi i theu telefonin, bën thirrjen e fortë publike

by A R
27/09/2022 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëna e një tifozi autik të Evertonit, i cili pa telefonin e tij t’i thyehet nga Cristiano Ronaldo, i ka bërë thirrje Federatës Angleze të Futbollit (FA) të ndëshkojë superyllin e Manchester United.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, i cili u përplas me tifozin adoleshent pas një ndeshjeje të Premier League në “Goodison Park”, në prill, është vënë nën akuza publike, por jo institucionale.

Pamjet treguan se ai goditi telefonin në dorën e 14-vjeçarit Jacob Kelly. Adoleshenti mbeti me telefonin e thyer dhe njërën dorë të mavijosur, ndërsa nëna e tij tani iu kërkon autoriteteve përkatëse të marrin masa ndaj Ronaldos.

Mom of autistic boy slapped by Cristiano Ronaldo reacts

Sarah Kelly ka thënë për “The Mirror”: “Le të shpresojmë që ai më në fund do ta marrë dënimin e duhur. Sjellja e Ronaldos ishte e papranueshme. Djali im flet çdo ditë për atë që i ndodhi, ka pësuar shok psikologjik”.

Policia e Merseyside financoi riparimin e telefonit të prishur. Nëna e tifozit autik shton: “Ai duhet të kishte paguar për këtë. Është ai që i shkaktoi të gjitha këto. Nuk e besoj, ai mund të sulmojë një fëmijë dhe të vazhdojë si zakonisht, pa asnjë penalitet. Si mund të flejë ai njeri natën, duke ditur shqetësimin që i ka shkaktuar një fansi të ri?”

Ronaldo ofroi të takohej me familjen Kelly, por Sarah pretendon se asgjë nuk është vendosur. Ajo vazhdoi: “Ronaldo na ofroi ta takojmë dhe tha se i vinte keq, por ngulmoi se nuk kishte bërë asgjë të keqe. Kjo nuk është një kërkim-falje, por fyerje”.

/a.r

Next Post
“Policët rrugorë…”/ Rama: Askush s’është mbi ligjin, cilido emër që të dalë, do jem dyfish i gëzuar! Bashkëpunimi me SPAK e SHISH të jetë në nivel tjetër

"Në kohën e Bashës Tirana ishte simboli i pisllëkut! Të gjithë e kanë harruar bashkë me atë që gërhiste"

Comments 1

  1. hahaha says:
    4 years ago

    hahahah plaka do me kap nai cap buke nga ronaldo. po ik mi mute pirdhu anej se je cop milingone i rruhet shum rika ronaldos per ty e per budallain qe ke per fmi ahahaahhaahhahaha

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com