• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…

by Lutfi Dervishi
09/07/2022 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Një ditë e bukur, mund të jetë një ditë si kjo e sotmja, për disa arsye:

e shtunë, ditë festë, mot i freskët pas temperaturave përvëluese të korrikut!

Çfarë mund t’a shkatërrojë një ditë të tillë? Një fatkeqësi?Një ngjarje e pakëndshme? Një lajm i keq?

Duke shikuar lajmet me titra që përcjellin sot televizionet informative (janë mbi 10 televizione me 24 orë lajme) të bën përshtypje fakti që janë mbushur me lajme krimi që në mëngjes dhe çfarë lajmesh:

  1. Fier plagosi nënën – arrest me burg për të birin (i shtjelluar me disa lajme të tjera)
  2. Gjendet një 67 vjeçar në kanal! (8 lajme sqaruese me titra)
  3. Tiranë, në pranga A. M dhe I. F (me identitet të plotë)
  4. Procedohen 3 shtetas, punonin operatorë në call center
  5. Dhunonte ish bashkëjetuesen – arrestohet 27 vjecari! (Detajuar me lajme vijuese)
  6. Prangoset 33 vjeçari nga Zall Mneri për armëmbajtje pa leje!
  7. Pezullohen 5 punonjës policie!
  8. 880 hektarë tokë të djegur në Francë!
  9. Urimet e krerëve të politikës për Kurban Bajramin

10….

Lajmet e pasqyruara nuk janë fake news, nuk janë propagandë apo dezinformacion të servirura nga politika! Nuk kanë probleme me etikën. Janë lajme të vërteta. Por sërish shumatorja e këtyre lajmeve deformon realitetin!

Jo çdo gjë që ndodh detyrimisht duhet t’a dimë! Media është për të përzgjedhur, përpunuar dhe transmetuar lajme me rëndësi dhe me interes për publikun!

Vështirë se lajme të tilla të ngjallin interes për publikun, sigurisht nuk kanë interes për familjarët e tyre, ndoshta kanë interes për komunitetin ku jetojnë! Në rastin ekstrem mund të përbëjnë lajm për median e qytetit ku ndodh ngjarja, por asesi lajm që të informohet gjithë Shqipëria!

Një nga kriteret kryesore që një ngjarje të kthehet në lajm është kriteri gjeografik! Sa më afër aq me interes përbën ngjarje! Jo rrallë informohemi në televizione me mbulim kombëtar për tragjedi që ndodhin në Sri Lanka, për zjarre në Australi apo për dhunë me armë në SHBA! (Më e keqja është kur ngjarje të ndodhura mijëra kilometra larg nesh në një përpjekje për të marr më shumë vëmendje e klikime paraqiten sikur të kenë ndodhur në Shqipëri)

Nëse në Kinë, SHBA apo gjetkë do të jepej lajm çdo aksident me biçikletë, çdo ndalim që bën policia, apo viktimat e trafikut duhet të kishin qindra televizione që të arrinin të pasqyronin këto “ngjarje”!

Më shumë se mungesa e lajmeve ndoshta është mungesa e gazetarëve që çon në pasqyrimin e komunikatave të policisë me detaje! Rezultati: neurozë e përgjithshme. Duket se në këtë vend ka vetëm vrasje, aksidente, viktima, arrestime dhe deklarata politikanësh!

Është në natyrën e medias dramatizimi, zmadhimi, tensioni, konflikti, por është në interes të gjithëve për të patur një tablo jo vetëm të zezë, as Bardh e Zi, por një tablo reale të jetës me gjithë të mirat e të këqijat, megjithë befasitë dhe sfidat që ajo sjell!

Nga natyra jemi kureshtar të dimë sa më shumë jo vetëm për çfarë ndodh në komunitetin tonë, por edhe përtej tij. Por si çdo gjë tjetër edhe kureshtja ka masë! (Lajmi 4 vjeçari sulmohet nga leopardi, sigurisht merr shumë klikime, por nëse në titull shkruhet: Indi, 4 vjeçari sulmohet nga leopardi “lajmi” nuk do të klikohej më, pra do të ishte pa vlerë)

Lajmi keq është lajmi i mirë! Por ka plot raste që lajmi i keq, jo vetëm që nuk është i mirë, por nuk është fare lajm!

Gazetaria e mirë bën Kurban të keqen dhe jo të mirën!

Next Post
Shefi i policisë merr përgjegjësinë për vrasjen e ish-kryeministrit japonez: Ishte kulmi i fajit në 27 vite punë në zbatimin e ligjit. Nuk e mohoj, ka pasur…!

Shefi i policisë merr përgjegjësinë për vrasjen e ish-kryeministrit japonez: Ishte kulmi i fajit në 27 vite punë në zbatimin e ligjit. Nuk e mohoj, ka pasur…!

Comments 1

  1. Riglet Muça says:
    3 years ago

    Nuk është dita e kurban Bajramit, një ditë që të përgojohet nga një i pafytyrë si Lutfi Dervishi.
    I pa fe.
    Që për pesë lekë të qelbura që merr nga Sali Berisha e Ilir Meta, nuk lë rast, ditë e ngjarje te shënuar si kjo Ditë e Shënjtë e Kurban Bajramit, që të ngjyrosë e parfumosë me erë gjirizi, shoqerinë shqiptare, duke shigjetuar qeverinë, e për më tepër, që ky fytyrë kungulli i depiluar është edhe shtetas bullgar, si gollobordas den baba den, duke qenë pa atdhe, dhe pa dhëmbshuri për shqiptaret.
    O Luto, akoma me brekë të gjata të kuqe i ke gratë e shtëpisë ?
    Bëju të fala.

    Reply

Leave a Reply to Riglet Muça Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Një vit i mallkuar për t’u harruar

December 31, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Auckland vs. Tirana

December 31, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 janar 2026

December 31, 2025
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

December 31, 2025
“Luxury cars”/ Trafikonin makina të vjedhura në Itali, procedohen 2 shtetas. Sekuestrohen mjetet me vlerë 280 mijë euro

(EMRI) Pezullohet nga ushtrimi i detyrës efektivi i policisë kundër Trafiqeve në Vlorë/ Ja arsyeja

December 31, 2025
Mesazhi i Vitit të Ri, Xi Jinping-u bën thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët

Mesazhi i Vitit të Ri, Xi Jinping-u bën thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët

December 31, 2025
“Doktori Shpirtlig”- Ushtarëve ukrainas u fanitet tmerri i një burgu rus! Rrëfimi: Zvarritesha në dyshemenë e qelisë ndërsa më lëshonin qentë sipër!

Flasin familjaritet e 78-vjeçarit të dënuar me burgim të përjetshëm: Po i kalben dhëmbët dhe po i bien thonjtë! Po keqtrajtohet, kemi frikë se…

December 31, 2025
“Shqipëria dëshmoi vullnet për të ecur përpara”/ Begaj uron qytetarët: 2026-ta duhet të jetë viti i përpjekjeve të përbashkëta

“Shqipëria dëshmoi vullnet për të ecur përpara”/ Begaj uron qytetarët: 2026-ta duhet të jetë viti i përpjekjeve të përbashkëta

December 31, 2025
Nuk paguan dot qiranë, aktori i madh rrezikon të mbetet i pastrehë

Nuk paguan dot qiranë, aktori i madh rrezikon të mbetet i pastrehë

December 31, 2025
Roberto Carlos dërgohet me urgjencë në spital, shfaqi probleme me.. Legjenda e Real Madrid i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Roberto Carlos dërgohet me urgjencë në spital, shfaqi probleme me.. Legjenda e Real Madrid i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com