• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si Moisiu”/ Klosi zbulon kriteret për Presidentin e ri: Të jetë i sprovuar, jo eksperiment. Sa më shumë emra që…

by Java News
19/04/2022 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Blendi Klosi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ka folur për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe të gjithë procesin që po ndiqet.

Sipas tij, Presidenti i ri duhet të jetë mbi palët politike, duke shtuar se duhet të jetë një figurë e sprovuar dhe mos të eksperimentojnë në përzgjedhje.

“Zgjedhja e Presidentit s’është e thjeshtë. Ne jemi përpjekur që të jetë proces real e të mos jenë negociata në moment të fundit. Prej vitesh emri i Presidentit është zgjedhur në moment të fundit. Edhe pse PS ka të drejtën për të zgjedhë një President me votat e saj ne duam që të jetë proces i hapur, publik. Të gjithë deputetët kërkuan në mënyrë të sekretuar dhe diskrete idetë. Ne kishim disa javë që kishim marrë porosi të logjikonim për emrat që mendojmë e të kishim, më pas një mbledhje mendimi që tre negociatorët tanë të shkojnë me opinion të përcaktuar qartë. Një President normal duhet të ketë detyrat që duhet të ketë një President i Republikës. Duhet të ketë një figurë të pastër morale, atë detyrë ta ketë jo për të bërë lojëra politike, por në atë detyrë të përfaqësojë Shqipërinë dhe të jetë figura përfaqësuese e shtresave shqiptare. Duhet të jetë një figurë me aftësi intelektuale për të paraqitur problematikat dhe të mos orientohet te debate politike.

Kemi një kërkesë që të gjithë ata që mendojnë se kanë emrat që propozojnë, të jetë proces normal. Kush mendon që ka figurë që përmbush kriteret për President të Republikës, të propozohen emra që mbase nuk i shkon në mendje deputetëve, por që opinioni publik gjykon se do e bëjnë detyrën. Kjo është për ta
zgjeruar figurën e tij. Procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës. Janë ftuar të gjithë të japin mendim.

Procesi është i hapur. Gjithnjë e më shumë duhet të kuptohet që Shqipëria ka nevojë për President të qetë. Zoti Moisiu kujtoj që erdhi si figurë përbashkuese. Ai vinte si propozim i PD më së shumti, por më pas u bë përfaqësuesi i të gjithëve. Ishte një pozicion që i dha hijeshi atij pozicioni. Do të doja që edhe Presidenti i ri të ishte njësoj. Më 4 maj do të jetë votimi i parë në parlament. Nëse nisemi me historinë, historia s’na ka dhënë President koncensual, na ka dhënë një votë të kompromisi të fundit. Do të doja që Presidenti ri, të përfaqësojë një njeri mbi palët”, tha Klosi.

Ndër të tjera, Klosi tha se qëllimi është që të jepen sa më shumë emra të porpozuar dhe më pas të vendoset emri më i arsyeshëm.

“Zgjedhja e Presidentit Topi kaloi në rrëmbimin e votave nga PS dhe zgjedhjen e Presidentit me manipulime. Me zotin Nishani s’pati dëshirë për negociatë të vërtetë. Ne duam të ulemi në tryezë pa asnjë parashikim. Është i rëndësishëm që njerëzit të kenë besim te një figurë presidenciale. Është kollaj të krijosh deklarata të ndryshme, por është e rëndësishme të kuptojmë që nuk do të kërkojmë të bëjmë dhunën e votave në parlament, por të kemi një figurë. Ka propozime, ide, që mbase në jetën politike s’i kupton apo s’e dinë. Qëllimi është të vendosen në letër disa emra që kanë besim. Detyra është e rëndësishme. Është figurë presidenciale, është titull i lartë për personin që do të marrë atë detyrë. Në këtë detyrë duhet të jetë një figurë e sprovuar.

Jo eksperiment. Kriteret janë të përcaktuara në Kushtetutë. Kriteret që flasin janë relative dhe të rëndësishme. Padyshim që edhe emri është i rëndësishëm. Duhet të jetë një emër që njihet në opinionin publik, njihet nga ato që përfaqësojnë. Një njeri që i ka dhënë profesionit të tij vlerë. Është e vështirë të thuash për kriteret, sepse i ka kushtetutë. Kriteret për emrin mendoj që kemi mundësitë të zgjedhim një president apo president. Duhet që presidenti apo presidentja të përfaqësojë një opinion të gjerë. Duhet të ketë konsensus të madh. Propozimi i Mediut për të qenë krerët e grupeve në tryezë është një mënyrë, por natyrisht se si do të shkojnë negociatat do të jenë pjesë e negociatave. Kryetari i grupit dhe kryeministri thanë që ky do të jetë proces, do të presim emra, opinione”, përfundoi deputeti./m.j

Next Post
FOTO: Veshje aspak e zakonshme për në Kuvend, e gjithë vëmendja te deputetja e njohur

FOTO: Veshje aspak e zakonshme për në Kuvend, e gjithë vëmendja te deputetja e njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com