• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Si më ngujonin e dhunonin familjarët e bashkëshortit”, rrëfimi i 23-vjeçares

by A R
27/01/2017 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi lindi vajzë jeta e Fatimes në shtëpinë e bashkëshortit të saj u kthye në një ferr.

“Përnjëherë bashkëshorti im u bë njeri krejtësisht tjetër, gjaknxehtë dhe i dhunshëm” ka treguar shqiptarja  për mediat zviceriane.

Përgjatë tetë muajve, 23 vjeçarja që jetonte në Kantonin e Tiçinos nuk guxonte të dilte nga banesa. Pasi u arratis dhe guxoi të denoncojë rastin e saj, ajo rrëfeu për mediat vuajtjet në shtëpinë e të shoqit.

Ajo ishte e burgosura, ndërsa familja e të shoqit kishte marrë rolin e gardianit.

Kështu e përshkruan 23 vjeçarja  Fatime* (emri i mbrojtur) nga Kosova ferrin që kishte përjetuar në banesën e saj.

“Ata më përgjonin ditë e natë. Nuk guxoja të dilja e vetme as për të blerë dhe as për ta shoqëruar vajzën në parkun e lodrave, menjëherë mbrapa banesës”, rrëfen Fatimja.

Dhe e gjithë kjo ka ndodhur nga frika se ajo do të ikte, transmeton albinfo.ch. Përvese  ishte mbajtur e ngujuar, ajo vazhdimisht edhe është rrahur nga i shoqi.

“Para martesës ne jemi parë vetëm një herë, një ditë të vetme. Por, kështu shkojnë këto punë te ne”, rrëfen Fatimja.

Fati i Fatimes nuk kishte mbetur i pavënë re.

Të shqetësuar nga britmat e saj që dëgjoheshin nga banesa, fqinjët kishin njoftuar disa herë policinë.

“Pas shumë përpjekjeve për të ikur, unë një ditë e mora vajzën dhe ikëm bashkë me të.

Nuk kisha asgjë me vete përveç karrocës së fëmijëve.

Nuk e dija italishten dhe nuk e njihja as qytetin ku jetoja”.

Pas arratisjes ajo kishte bërë kallëzim penal për bashkëshortin, i cili po ndiqet penalisht.

Ndonëse raste kaq ekstreme sikur ky i Fatimes janë të rralla, megjithatë nuk mund të bëhet fjalë për një rast të veçuar.

Sipas Këshillimores për gra në Lugano, vetëm gjatë vitit 2016 në Tiçino kanë ikur nga shtëpitë e tyre 300 gra, të shtyra nga dhuna familjare.

Fatimja tani jeton në liri, por frika mbetet shoqëruese e përhershme e saj: Familja e ish bashkëshortit e ka kërcënuar me vdekje./a.m.

Next Post
I ftohti polar, solidariteti dhe akuzat nga oxhaku i shtëpisë

Xhorxh Soros, armiku i kombit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com