• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si më ndryshuan të çmendurit e PD?

by Java News
07/09/2025 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Indrit Vokshi

Takova një mik, pas do kohësh (është nja 50 e ca vjeç). E më thotë, po që të ka ra ty një nur kshu, dukesh më i qetë, ke arrit një vetëpërmbajtje, më i shtruar, je ndryshe disi. Po ça thua, i them, e ke prej zanatit komplimentimin kot. Jo jo, leji këto e kam me të vërtetë, s’më dukesh njëlloj.

Kur u ndamë po mendoja, më duket se jam bërë vërtet tjetër njeri, jam tjetërsuar por unë nuk e ndjej, ky e vë re më kollaj, pasi s’jemi takuar.

Po mendoja arsyen! Nuk jam më anëtar partie, nuk merrem me parti, nuk kam për të mbrojtur apo akuzuar njeri, sepse skam më detyrime partiake, më është hapur tjetër vështrim, sikur jam çliruar disi. Kanë ra të gjitha tabutë, steriotipet, ndarjet apo fletët e lakrave që i kemi pasur në kokë.

Me kanë ndihmuar shumë të çmendurit e PD, gjatë 4 vjetëve që shkuan, gjatë asaj luftës së brendshme që bënë për të spastruar nga partia armiqtë e udhëheqësit të fundit ish-komunist. Ata ma nxorrën qejfit.

Se edhe të çmendurit e luajnë një rol për mirë; të kthjellojnë. Ata më bënë mua një shërbim të madh; pasi unë shërbeva nja 8 vjet të mira me besnikëri dhe angazhim në emër të një identiteti si demokrat, ngaqë na e kishin ngulur atë shiringën në familje qysh fëmijë dhe as e kisha menduar ndonjëherë se do largohem nga PD, në fund ata u rebeluan për virgjërinë e udhëheqësit dhe, thanë ti nuk je demokrat, je i shitur, i blerë, i mashtruar, i gënjyer e dërr dërr dërr dmth, vetëm njeri normal nuk kishte shanse të ishe nëse nuk i nënshtroheshe oreksit të stomakut të Sali Berishës. Në fillim më ra çuditshëm. Pak kohë “vuajta” atë nevojën për tua theksuar se unë jam demokrati, ju jeni delenxhinj që iu keni marrë robve 100 mijë lekësha për firmë e vulë, ose jeni filohajdutë.

Mirëpo e kuptova shpejt që kishin të drejtë ata, dhe se unë s’mund ta mbaja atë emër, as mundesha të bëhesha patetik e të thoja s’ka burrë nëne që ma heq mua ketë emër, se unë kështu, e unë ashtu; sepse ai emër, de-fakto i ishte njohur në pronësi (me legalizim nga shumica) vetëm një personi, Sali Berishës. Mandej ky tipi që e fitoi me legalizim, ia heq e ia vë kujt të dojë atë emër apo titull, sipas interesave momentale. As duhet të të vijë keq, as duhet të kesh inat, ky është realiteti, duhet ta pranosh me një qetësi disi ironike. Prandaj edhe s’jam marrë duke dhënë mend jo duhet reformuar, jo duhet hapur. Fare. Ta transformojnë edhe në tip teqeje në dekadat e ardhshme, t’iu sillen rrotull varreve.

Më përpara sado të jem munduar unë ta ruaj veten, prapëseprapë kur je pjesë e një partie të çmendurish e idhujtarësh, nuk ke nga shkon pa u dukur edhe ti banal. E kuptoj edhe vetë që në shumë raste jam dukur banal, duke qenë nën dalldinë e përkatësisë partiake. Ose-ose, një identiteti disi qesharak, mbaj unë flamuj të vjetër të PD të vitit 1999 që ma pati dhuruar familjari i një dëshmori të 1997; si krenari historike unë, familje shiksash ne mustaqe që luftuan me armë për demokraci. Taman si ata partizanët fallso me teneqe në krahëror; narrativa identike me ata, veç ngjarjet, koha, motivet, krejt ndryshe. Se fundja s’mund të prodhonte narrativë tjetër dikush i cili ishte rritur duke admiruar partinë komuniste deri në moshën 47 vjeç kur vendosi të vetëshpallet antikomunist. Nga këto lloj budalliqesh kishim në kokë, ngaqë na patën brumosur sikur kemi një luftë të pambarimtë me komunistët dhe komunizmin. Rekrutoju njerëzve mendjen, pastaj shifrat e të rekrutuarve përdori për biznes. Gjithçka biznes.

Në vitet që sapo shkuan e provuam vetë bolshevizmin e shartuar me tribalizëm katunar. E kuptova nga afër diçka që pata perceptuar më parë nga larg; se komunistët elitarë bllokmenë kishin ndejtur në PS, ndërsa komunistët e dorës së tretë kishin hedhur rrënjë në PD. Pasi ai tipi, i cili nga komunist fanatik u deklarua demokrat, i kishte dhënë shëmbëlltyrën e vet gjithë organizatës; shaj, fyej, ofendo, poshtëro, kërcëno etj. Stili i punës i tillë, si këta trajnerët e skuadrave që preferojnë vetëm një skemë loje. Një ditë mendova, po mua çfarë më lidh me këta? Interesa jo, biznese jo, besime e botëkuptime të ngjashme jo.. Çfarë më lidh? Na lidh vetëm historiku. A do të mbetemi skllevër të historikut? A ia vlen të identifikohesh veç prej historisë? A ia vlen që duke pasur gjithë ato ngjyra e dimensione të tjera të kufizohesh e identifikohesh si partiak pa pasur interes?

 

Next Post
Të huaj në turizëm… për të punuar, kamerierë që nuk flasin shqip

Të huaj në turizëm… për të punuar, kamerierë që nuk flasin shqip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

March 18, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama replikon me Konfindustrinë: Veç pensionistët mund të kërkojnë më shumë se çfarë iu takon!

March 18, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

29 përqind rritja e çmimit me pakicë të karburantit në SHBA, që nuk importon karburant…

March 18, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

March 18, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

March 18, 2026
“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

March 18, 2026
Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

March 18, 2026
Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

March 18, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

March 18, 2026
Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In