• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Si më arrestuan babanë, pas sherrit me Enverin! Pse nuk e takova pasi doli nga burgu!”

by A R
03/10/2023 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot do t’ju tregojmë historinë e Abaz Hoxhës, tani historian kinematografie, dikur partizan. Zoti Hoxha erdhi në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv për të treguar 93 vitet e jetës së tij, për të cilat ka shkruar edhe libra. Ai ndau me gazetaren Xhunga, historinë se si u bë partizan në moshën 14-vjeçare, kontributin e tij në luftën për të çliruar Vlorën, Dibrën dhe Tiranën. Zoti Abaz tregon si bë partizan pavarësisht se babai kishte konflikte me Enver Hoxhën se ai ishte nacionalist dhe nga kjo i ati u arrestua, u dënua me vdekje, por më pas ia ulën dënimin në 18 vjet burg. Megjithëse në atë kohë nuk lejohej të takoheshin të burgosurit politikë, zoti Hoxha e takoi babanë e tij në burg, por kurrë më pasi doli nga burgu, apo kur ndërroi jetë. Ai thotë se nuk është penduar për këtë vendim, sepse patriotizmin e ka marrë pikërisht nga babai i tij, i cili i kaloi vitet e fundit të jetës larg djemve, të cilët ishin komunistë.

“Unë kam qenë partizan pa mbushur akoma 14 vjeç. Isha në brigadën e pestë dhe kemi bërë itinerarin që nga Tragjasi në Luginën e Mesaplikut, të Lumit të Vlorës deri në Përmet. Pastaj erdhëm në veri, kam marrë pjesë në çlirimin e Dibrës. U kthyem në Tirane dhe tre ditët e fundit kemi kontribuuar për të çliruar Tiranën. Kur kapitulloi Gjermania më 9 maj të 1944-ës, një ditë më vonë, dorëzova automatikun dhe u largova nga ushtria dhe iu futa studimeve. Më propozuan në shtabin e përgjithshëm, për të shkuar në Bashkimin Sovjetik për të studiuar për ushtarak. Unë i thashë nuk dua ushtarak, do bëj degën civile. Filluan të më bëjnë propagandë, jo janë akademitë më të mira ushtarake, jo do jesh nga kuadrot më të mirë që do drejtojë ushtrinë. Unë u thashë që nuk doja dhe nuk pranova. Unë u bëra partizan pavarësisht se Enver Hoxha më futi në burg babanë. Unë isha jetim. Nëna më ka vdekur që kur isha 5 vjeç. Babai ka qenë patriot në të kaluarën, fanolist, shok i Avni Rustemit, arsimtar i njohur, pjesëtar në luftën e Vlorës. Kur filloi lëvizja nacionalçlirimtare u zgjodh kryetar i këshillit antifashist nacionalçlirimtar si figurë patriotike dhe intelektuale. Por më vonë pati konflikte me Enver Hoxhën, edhe me të tjerë, sepse babai ishte bashkuar me nacionalistët dhe ata thoshin: “Ju jeni bashkuar me jugosllavët dhe ne nuk mund të pranojmë se na kanë marrë Kosovën dhe do na marrin gjithë Shqipërinë.” Pati dhe një konflikt tjetër. Kur u bë një operacion italian në Tragjas, babai nuk donte që prita t’u bëhej në fshat, fashistëve se do digjnin fshatin, por ta bënin më tutje. Dikush i tha frikacak dhe ai u revoltua dhe ngriti alarmin për të vajtur në lufte. Pastaj vajti në luftën e Gjormit, ku u bashkua me nacionalistët që pati shokë, Hysni Lepenica, edhe Skënder Muço. Kur erdhi Enver Hoxha në Vlorë i tha Hysni Kapos ta lidhte me përfaqësuesit tipikë të Vlorës në mënyrë që t’i bënte për vete. Përmendi ai nja 10 veta, mes tyre ishte babai im, Skënder Muço dhe Hysni Lepenica. I thirrën këta të tre dhe për tre ditë e tre net takim, bisedonin, ziheshin të dyja palët. Nga njëra anë ishte Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu dhe në anën tjetër babai im, Hysni Lepenica dhe Skënder Muço. Në një moment Hysni Lepenica, i revoltuar nxori pistoletën të vriste Enver Hoxhën. Babai mbajti dorën, pra e pengoi. Dhe aty konflikti ishte për jugosllavët. Domethënë kishte tendenca nacionaliste. Babai im u burgos. Fillimisht u dënua me vdekje. Pse? Nuk mori pjesë as në aparatin shtetëror, as kundër lëvizjes nacionalçlirimtare. U dënua se ishte nacionalist.

Unë u bëra partizan pavarësisht kësaj, ne në Tragjas u ushqyem me ndjenja patriotike. Tragjasi ka qenë qendër e lëvizjes nacionalçlirimtare, aty vinin grupet partizane. Dhe u edukuam nga patriotizmi i familjes. Unë, vëllai i madh dhe vëllai tjetër që ra dëshmor shkuam partizanë, nuk u bashkuam me nacionalistët. Mbas luftës e arrestuan babanë, e dënuan me vdekje se ishte nacionalist. Nuk e vranë, bëri disa vjet burg. Ai shpëtoi nga pushkatimi pasi Hysni Kapo kërkoi t’i bëhet gjyqi, i cili sërish vendosi dënim me vdekje. Pastaj u vendos burgim i përjetshëm, më vonë kaloi në 25 vjet. Ai kreu 18 vjet e doli nga burgu. Babai u lirua në 1962-shin. Jetoi në Vlorë. Por i binin në qafë shumë, partizanët ekstremistë. Ai i shkoi Petrit Hakanit, kryetar i degës dhe i kërkoi ta fusnin sërish në burg se nuk e duronte dot atë atmosferë, e ofendonin pamasë. Ai i tha; ti bërë gjyq, kreve dënimin, je si gjithë të tjerët. Edhe kështu ishte historia e babait. Unë kam qenë tolerant në këtë drejtim. I shkruaja letra babait që ishte në burg, madje edhe e takoja edhe pse atëherë nuk lejohej të flisje për ta, jo më të shkruaje letra apo t’i vizitoje në burg. Por më lanë ta takoj babanë në burg. Pasi doli nga burgu nuk e takova më babanë. Nuk mund ta takoja, unë isha komunist, ai i burgosur politik. Nëse e takoja më përjashtonin nga partia.”, tha ndër të tjera zoti Hoxha.

**

Abaz Hoxha vendosi të shkojë partizan pavarësisht se babai i tij u arrestua pas konflikteve me Enver Hoxhën se ishte nacionalist. Ai tregon për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip në DritareTv se si pas luftës nacionalçlirimtare babai i tij u arrestua, fillimisht u dënua më vdekje, po pastaj në burgim të përjetshëm dhe në fund kreu vetëm 18 vjet burg.

I ati i kaloi në burg 18 vjet, ndërsa zoti Abaz ishte i pari nga djemtë që i shkroi letra dhe vizitoi babanë në burg, edhe pse atëherë nuk lejohej të takoje të burgosur politikë. E takoi në burg, por kurrë pasi doli jashtë.

Sepse thotë zoti Abaz, unë isha komunist, ai i burgosur politik, nëse e takoja më përjashtonin nga partia. Ai shprehet se nuk është penduar për këtë vendim, sepse patriotizmin e ka marrë pikërisht nga babai i tij, i cili i kaloi vitet e fundit të jetës larg djemve, të cilët ishin komunistë.

“Unë u bëra partizan pavarësisht se babanë e arrestuan sepse ne në Tragjas u ushqyem me ndjenja patriotike. Unë kam qenë tolerant në këtë drejtim. I shkruaja letra babait që ishte në burg, madje edhe e takoja edhe pse atëherë nuk lejohej të flisje për ta, jo më të shkruaje letra apo t’i vizitoje në burg.

Por më lanë ta takoj babanë në burg. Pasi doli nga burgu nuk e takova më babanë. Nuk mund ta takoja, unë isha komunist, ai i burgosur politik. Nëse e takoja më përjashtonin nga partia”, tregon zoti Hoxha për gazetaren Rudina Xhunga.

“Unë kam qenë partizan pa mbushur akoma 14 vjeç. Isha në brigadën e pestë dhe kemi bërë itinerarin që nga Tragjasi në Luginën e Mesaplikut, të Lumit të Vlorës deri në Përmet. Pastaj erdhëm në veri, kam marrë pjesë në çlirimin e Dibrës. U kthyem në Tirane dhe tre ditët e fundit kemi kontribuuar për të çliruar Tiranën. Kur kapitulloi Gjermania më 9 maj të 1944-ës, një ditë më vonë, dorëzova automatikun dhe u largova nga ushtria dhe iu futa studimeve. Më propozuan në shtabin e përgjithshëm, për të shkuar në Bashkimin Sovjetik për të studiuar për ushtarak.

Unë i thashë nuk dua ushtarak, do bëj degën civile. Filluan të më bëjnë propagandë, jo janë akademitë më të mira ushtarake, jo do jesh nga kuadrot më të mirë që do drejtojë ushtrinë. Unë u thashë që nuk doja dhe nuk pranova. Unë u bëra partizan pavarësisht se Enver Hoxha më futi në burg babanë. Unë isha jetim. Nëna më ka vdekur që kur isha 5 vjeç.

Babai ka qenë patriot në të kaluarën, fanolist, shok i Avni Rustemit, arsimtar i njohur, pjesëtar në luftën e Vlorës. Kur filloi lëvizja nacionalçlirimtare u zgjodh kryetar i këshillit antifashist nacionalçlirimtar si figurë patriotike dhe intelektuale. Por më vonë pati konflikte me Enver Hoxhën, edhe me të tjerë, sepse babai ishte bashkuar me nacionalistët dhe ata thoshin: “Ju jeni bashkuar me jugosllavët dhe ne nuk mund të pranojmë se na kanë marrë Kosovën dhe do na marrin gjithë Shqipërinë.”

Pati dhe një konflikt tjetër. Kur u bë një operacion italian në Tragjas, babai nuk donte që prita t’u bëhej në fshat, fashistëve se do digjnin fshatin, por ta bënin më tutje. Dikush i tha frikacak dhe ai u revoltua dhe ngriti alarmin për të vajtur në lufte. Pastaj vajti në luftën e Gjormit, ku u bashkua me nacionalistët që pati shokë, Hysni Lepenica, edhe Skënder Muço. Kur erdhi Enver Hoxha në Vlorë i tha Hysni Kapos ta lidhte me përfaqësuesit tipikë të Vlorës në mënyrë që t’i bënte për vete.

Përmendi ai nja 10 veta, mes tyre ishte babai im, Skënder Muço dhe Hysni Lepenica. I thirrën këta të tre dhe për tre ditë e tre net takim, bisedonin, ziheshin të dyja palët. Nga njëra anë ishte Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu dhe në anën tjetër babai im, Hysni Lepenica dhe Skënder Muço. Në një moment Hysni Lepenica, i revoltuar nxori pistoletën të vriste Enver Hoxhën. Babai mbajti dorën, pra e pengoi. Dhe aty konflikti ishte për jugosllavët. Domethënë kishte tendenca nacionaliste. Babai im u burgos. Fillimisht u dënua me vdekje. Pse? Nuk mori pjesë as në aparatin shtetëror, as kundër lëvizjes nacionalçlirimtare. U dënua se ishte nacionalist.

Unë u bëra partizan pavarësisht kësaj, ne në Tragjas u ushqyem me ndjenja patriotike. Tragjasi ka qenë qendër e lëvizjes nacionalçlirimtare, aty vinin grupet partizane. Dhe u edukuam nga patriotizmi i familjes. Unë, vëllai i madh dhe vëllai tjetër që ra dëshmor shkuam partizanë, nuk u bashkuam me nacionalistët. Mbas luftës e arrestuan babanë, e dënuan me vdekje se ishte nacionalist. Nuk e vranë, bëri disa vjet burg. Ai shpëtoi nga pushkatimi pasi Hysni Kapo kërkoi t’i bëhet gjyqi, i cili sërish vendosi dënim me vdekje. Pastaj u vendos burgim i përjetshëm, më vonë kaloi në 25 vjet. Ai kreu 18 vjet e doli nga burgu. Babai u lirua në 1962-shin. Jetoi në Vlorë. Por i binin në qafë shumë, partizanët ekstremistë.

Ai i shkoi Petrit Hakanit, kryetar i degës dhe i kërkoi ta fusnin sërish në burg se nuk e duronte dot atë atmosferë, e ofendonin pamasë. Ai i tha; ti bërë gjyq, kreve dënimin, je si gjithë të tjerët. Edhe kështu ishte historia e babait. Unë kam qenë tolerant në këtë drejtim. I shkruaja letra babait që ishte në burg, madje edhe e takoja edhe pse atëherë nuk lejohej të flisje për ta, jo më të shkruaje letra apo t’i vizitoje në burg. Por më lanë ta takoj babanë në burg. Pasi doli nga burgu nuk e takova më babanë. Nuk mund ta takoja, unë isha komunist, ai i burgosur politik. Nëse e takoja më përjashtonin nga partia”, tha ndër të tjera zoti Hoxha. 

Next Post
Rama: KFOR të marrë nën kontroll veriun Kosovës

Rama: Numri i turistëve nuk korrenspondon me të ardhurat në buxhet, hotelet do paguajnë taksën mbi referencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In