• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si mafiet shqiptaro-nigeriane bashkuan forcat për trafikun e drogës në Itali

by Ardit Rada
11/03/2021 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë, policia shqiptare, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në Itali dhe Gjermani, kanë finalizuar operacionin ndërkombëtar anti-drogë, “Tibus”, ku u arrestuan 55 persona, mes të cilëve 27 shtetas shqiptarë.

Pesë nga gjashtë emrat e kërkuar nga drejtësia italiane, u vunë në pranga këtë të martë në Vlorë, teksa një prej tyre, është shpallur në kërkim për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Bëhet fjalë për një organizatë të përbashkët mes mafies shqiptaro-nigeriane, e cila kishte arritur të ngrinte themelet për ndërtimin e një baze të fortë të narko-trafikut në Romë.

Media italiane, “Fanpage”, duke iu referuar këtij operacioni, ka dhënë detaje si funksiononte kjo organizatë kriminale, duke u bërë një pikë referimi në tregun e narko-trafikut në kryeqytetin italian.

Nga Vlora me gomone, në brigjet e Puljias

Roma ishte kthyer në një qendër magazinimi për tonelatat e marijuanës që vinte nga Vlora, në ​​Shqipëri  dhe që trafikohej jo vetëm qytetet e tjera italiane, por edhe në pjesën tjetër të Evropës.

Qindra kilogramë, që çdo muaj niseshin nga stacioni “Tiburtina” me shumë të rinj që mbanin çanta në shpinë, të gjithë me kombësi nigeriane, përgjithësisht pa precedentë penalë ose azilkërkues.

Ata rekrutoheshin nga krerët e mafies nigeriane, të cilët në Romë, drejtojnë atë që tani quhet ‘qendra e shpërndarjes’ për marijuanën.

Ishin ata që organizuan udhëtimet, shumicën e kohës në autobusë (më të vështirë për t’u kapur se makinat) dhe që shpërndanin dhe transportonin  lëndën narkotike në Itali dhe Evropë.

Me kalimin e viteve, furnizuesi i tyre ka qenë gjithmonë i njëjti: mafia shqiptare, me qendër në Vlorë. Një klan i përcaktuar territorial, i organizuar mirë dhe që dinte të lëvizte për të trajtuar sasi të mëdha të drogës pa u zbuluar.

Marijuana transportohej nga qyteti bregdetar me gomone dhe mbërrinte në Puljia. Nga atje, ajo merrej nga mafia nigeriane, e cila u kujdes për transportin drejt Romës dhe më pas në pjesën tjetër të Evropës.

Një partneritet i provuar dhe i sprovuar që nuk ka dështuar kurrë gjatë viteve. Me synimin për të marrë një rol udhëheqës në tregun e trafikut të drogës në kryeqytet.

Por ishte gjithashtu kjo besnikëri ekstreme midis dy organizatave kriminale, që e bëri më të lehtë për hetuesit të kuptonin një skemë që ishte gjithmonë e njëjta.

Si mafia shqiptare kalonte drogën për llogari të mafies nigeriane

Partneriteti midis mafies nigeriane dhe asaj shqiptare, është zbuluar pas disa vitesh hetimi nga ana e policisë italiane.

Pesëdhjetë e pesë persona u arrestuan para disa ditësh në shumë qytete italiane, në Shqipëri dhe në Gjermani.

Ata akuzohen se ishin pjesë e tre grupeve të dallueshme kriminale: dy që i përkisnin mafies nigeriane me qendër në Romë (të ndarë për të kontrolluar më mirë territorin e gjerë të kryeqytetit) dhe një që i përket mafies shqiptare, me qendër në Vlorë.

Hetimet, të cilat zgjatën me vite, filluan kur policia u bë e vetëdijshme për një skemë të konsoliduar për shpërndarjen e marijuanës që nisej nga stacioni “Tiburtina”.

Policia ka ndaluar shpesh shumë të rinj nigerianë që largoheshin nga stacioni i autobusëve” Tibus”, të gjithë me çanta shpine dhe pako marijuanë brenda.  Paketimet ishin gjithmonë të njëjtat dhe me të njëjtën aromë.

Djemtë ishin të gjithë të së njëjtës kombësi, me rekorde të pastra ose azilkërkues. Dhe më e rëndësishmja, pasi njëri prej tyre u arrestua, ai u zëvendësua shpejt me dikë tjetër, gjë që e bëri të qartë, se si organizata kriminale që mbante frenat e tregtisë, ishte aq e konsoliduar sa që mund të besonte në një numër të madh të rekrutëve.

Aleanca e fortë midis dy organizatave

Gjatë fazës së hetimit, hetuesit vunë re se të gjithë personat e dyshuar të përgjuar , ishin me kombësi nigeriane, të cilët gjithmonë dhe vetëm u drejtoheshin shtetasve shqiptarë.

Nëse për ndonjë arsye nuk arrihej një marrëveshje me furnizuesit ballkanikë, atëherë nigerianët kontaktonin një person tjetër, por gjithmonë shqiptar.

Po kështu, shqiptarët kontaktonin vetëm dhe ekskluzivisht nigerianët, kurrë me askënd tjetër. Dhe kjo është ajo që nxori në dritë aleancën midis dy mafieve në lidhje me trafikun e marijuanës në kryeqytet.

“Fakti që ata të gjithë vijnë nga i njëjti qytet (Vlora), është një element me rëndësi absolute dhe dalluese e një përkatësie të qartë dhe të dukshme ndaj një grupi të organizuar,- lexohet në dosjen hetimore të prokurorisë italiane, – një element, që gjithashtu në Itali është karakteristikë e ‘mafieve’ të ndryshme që zakonisht lidhen me rajonet në të cilat ato kanë origjinën”.

Në një vit, policia italiane, ka arrestuar 83 persona, ka sekuestruar 70 mijë euro, gati 482 kg marijuanë dhe 10 kg hashash.

Nëse lënda narkotike do të dilte në treg, ajo do t’u kishte sjellë bosëve të drogës 2.5 milionë euro.

Next Post
Milano, qyteti i humbur i kanaleve në Itali

Milano, qyteti i humbur i kanaleve në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

March 15, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

March 15, 2026
Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

March 15, 2026
“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

March 15, 2026
Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

March 15, 2026
Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

March 15, 2026
U zunë në rrjete sociale, si degradoi sherri në gjimnaz, u përleshën 8 adoleshentë

Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 26-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

March 15, 2026
Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

March 15, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In