• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si ma vranë vëllanë në kufi dhe s’na treguan as varrin”/ Rrëfimi tronditës i aktorit të humorit: Të gjithë si familje na dërguan në ndërtim

by Java News
10/06/2021 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me më shumë se 200 role, e me një karrierë artistike prej 50 vjetësh në skenë, aktori i humorit, Edmond Halili, pak ditë më parë është nderuar me çmimin ”Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Republikës.

Të gjithë e njohim si aktorin e humorit, të talentuar e popullor, shkodranin që jeton prej 20 vjetësh në Durrës, ai që ngjiten në skenë, e na bën të harrojmë hallet e jetës së përditshme. Por askush si ai, nuk e ka provuar brenda shpirtit të tij se çdo të thotë të të pushkatojnë vëllanë në kufij, në lule të rinisë, dhe t’ju ndalohet hapja e dyerve të mortit.

”Asnjë ditë zi, vëllanë e pushkatuan, ne të gjithë në punë, të gjithë si familje na dërguan në ndërtim, në punët më të vështira. Nuk jua mbajta dot amanetin prindërve, askush nuk na e tregon ku u varros vëllai dhe shoku i tij atë ditë të 18 gushtit të 1983”, thotë ai në një intervistë për gazetaren e “BalkanWeb” dhe “News24”, Klodjana Haxhiaj.

Vëllain e vranë dhe Mondin e dërguan të shuajë gëlqere çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje, e më pas është ngjitur në skenë për të bërë publikun të qeshë.

Mondi i përket brezit të humoristëve të Muharrem Hoxhës e Roland Kocës, me të cilët ka ndarë jetën artistike si humorist profesionist në teatrin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës. E nisi aktrimin në moshën 14-vjeçare në Shkodër, aty ku humori është në gen të çdo qytetari e prej pak kohësh ka dalë në pension. ”Jam mirë me shëndet, për aq kohë as nuk blej ilaçe, pensioni më del”, shprehet me batutat, që për asnjë moment nuk i largohen.

Aktori i humorit rrëfen edhe pengun e madh të jetës së tij, në intervistën për “BalkanWeb” dhe “News24”. Prind i dy djemve, askush si ai nuk e ka përjetuar dhimbjen që për asnjë ditë të vetme të mos kesh mundësi të vajtosh e të mbash zi për vëllanë 25-vjeçar, të pushkatuar në kufi, në tentativë për t’u larguar nga vendi i zhytur në mjerim e skamje.

Në 17 gusht, vëllai i tij Tristani bën plot 40 vjet që u pushkatua në kufij, në moshën 25-vjeçare, në kufirin me Malin e Zi, në tentativë për t’u larguar nga vendi, dhe që atëherë, nuk ka mundur dot t’i bëjë një varr vëllait. Për asnjë ditë nuk i hapën dyert e mortit, për asnjë ditë nuk u veshën as nëna e as motrat e tij me të zeza, ndërsa kalvari i vuajtjeve të të gjithë familjes ishte i madh, deri në mbërritjen e demokracisë.

Së bashku me Guljelm Radonë, ata ishin dy aktorët shkodranë të spikatur të teatrit “Aleksandër Moisiu”. Shumë dhimbje ka lënë largimi i parakohshëm i Guljelmit te Mondi, që në rrugët e qytetit të Durrësit është natyralizuar në durrsak, duke lënë mënjane biçikletën, e shëtitur në këmbë.

g.kosovari

Next Post
Fryrja post elektorale e Gaz Bardhit, përballë Taulant Ballës; kur vrasja e Pjerin Xhuvanit është ende e freskët

Fryrja post elektorale e Gaz Bardhit, përballë Taulant Ballës; kur vrasja e Pjerin Xhuvanit është ende e freskët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In