• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ky, si Buda

by Frrok Çupi
09/08/2024 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Pardje vrau shokun e dhomës ku banonte në Azil, diku këtu në zonën ‘Ali Demi’.

E rrahu barbarisht me bastunin metalik, me të cilin, kush e shihte, mendonte se me atë copë shkop po mban jetën e tij më këmbë, dhe vetëm kaq. Sapo mbaroi puna dhe infermieret e Qendrës fshehën krimin, e fshehën sepse…. (arsyen po e them pastaj), u shfaq media me lajmin se ‘shkrimtari dhe historiani Zyhdi Shehu… vrau shokun e dhomës, Virgjil Vesha’.

Media pastaj zbuloi se Zyhdiu ishte shpallur edhe ‘Qytetar Nderi’ në Kavajë. Por ndërkohë rrahu barbarisht për vdekje një njeri tjetër.

Ndërsa Virgjili ishte ‘asgjë’. Nëse do të  ndodhte e kundërta, që Virgjili të kishte vrarë Zyhdiun, tani do të ishim duke e përjetuar ndryshe situatën, heroike dhe pasiononte poetike. Sepse viktima do të ishte ‘shkrimtar e historian’. Ndoshta edhe poet.

Do të gjëmonin gojët dhe letrat se ‘u vra një historian, një shkrimtar i njohur, një ‘Nder i Qytetit dhe Nder i Kombit’. Do të viheshin në dyshim partitë, agjentët, anti- demokratët, komunistët, fashistët…, të gjithë. Të gjithë ‘kush na e vrau shkrimtarin dhe historianin…, dhe Nderin?’.

Njerëzit, të shkretët, do ta dëgjonin për herë të parë këtë emër, Zyhdi Shehu; për herë të parë emrin, por kurrë nuk kanë dëgjuar ndonjë vepër të tij. Edhe pse Zyhdiu është ‘Nderi’ i njerëzve qytetës, këta do t’i vinin kapakun kësaj historie banale me ‘intelektualë të shquar dhe historianë e shkrimtarë të njohur’; deh do të kthenin krahun në gjumin e dytë.

Kjo ka ndodhur e ndodh shumë rëndomë në shoqërinë tonë të mjeruar: Poetë dhe vrasës, ose hajdutë, ose barbarë, ose injorantë.

Është ngritur ‘djali i botës’ në malësitë e Kukësit, i akuzuar për disa krime, i ka rrëmbyer pistoletën policit dhe e ka vrarë policin me armën e tij. Pastaj është shpallur ‘poet i madh’, dhe sot e kësaj dite shoqëria jonë vuan me thesin mbi shpinë, thesin e hallit se ‘një poet i shquar’ qenka dënuar nga gjykata. Por ai që u vra nga ligji thonë ka qenë vetëm poet, ‘s’ka prekur një lule’. ( Ndjesë për të vdekurin herët, por më shumë ndjesë për njerëzit që vuajnë kot së koti ‘poetin e historianin e shquar, kushdo qoftë).

Edhe infermieret e Azilit në Tiranë e fshehën krimin e vrasjes së kryer nga Zyhdi Shehu, sepse prej tij kishin mësuar se ishte ‘shkrimtar dhe historian i shquar’.

Historian i shquar si Aleks Buda!.

Ky është Buda i fesë së historisë së Mesjetës dhe Skënderbejadës, jo Buda i budizmit të Indisë. Cili është ky dhe cili është Buda?  Budën nuk e njohin as infermieret, as gazetarët, as delenxhinjtë që i hyjnë në turinj njerëzve të zakonshëm me ‘poetët martirë’. Ku ka poet martir? Askund në botë nuk ka poetë martir, as shkrimtarë martir, as historianë martirë. Ka vetëm martirë, martirë të sajuar ose të vërtetë, por pa mbiemrin ‘poet’, a ‘historian’. Buda nuk ishte martir. Vepra nuk është kurrë martire.

Ka në jetën tonë qindra scripto- manë që shtyjnë me tërë forcën e facebuqeve, aferave me para, me forcën e injorancës, të kallaballëkut, të farefisit…, dhe dalin mbi ujëra si ‘të shquar’. Po për çfarë janë ‘shqyer’. Pyete atë njeriun që qet zjarr për poetin, pyete çfarë ka shkruar ai… Tjetri mbledh buzët- shkruante Edison Ypi në një reflektim të tillë. Zero. Po zero është më e mirë, sepse ka fushë bosh, ndërsa këta e zënë fushën me pisllëk që e quajnë art e letërsi.

Po rrëshqet teposhtë nëpër ujëra të pista vlera e shoqërisë, kjo është e tëra. Po rrëshqet pas këtyre ‘shkrimtarëve e historianëve të shquar’. Presidentët e kësaj Republike i kanë ngjitur në gjoks tabelën ‘Nder i Kombit’ secilit debil që ka propozuar Partia. E kanë bërë vlerën një mishmash. Këtu nuk njihet Ismail Kadare, por shquhet Zyhdiu. E si mund të shquhen pastaj Frederik Reshpja, ose Mira Meksi, ose Ali Asllani?…

Këtu ka vlerë shkopi i ‘historianit’ që vret barbarisht shokun, por nuk shkohet në Opera. Këtu lavdërohet ai që shan Europën në emër të Gjergj Fishtës, por nuk njihet Ndre Mjeda. Këtu protestojnë për burgun e  Stresit dhe të Noizyt, por harrohen përjetësisht Jan Kukuzeli, dhe Gjergj Lapacaja.

Këtë teposhte të tmerrshme ka krijuar firma e presidentëve për ‘Nderin e Kombit’, për ‘Mjeshtrin e madh’ dhe ‘Qytetarin e nderit’. Ndoshta pritet që shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’;  është shkopi i ‘historianit’.

Next Post
VIDEO / “I zhveshur dhe i nxirë nga tymi”, dalin pamje të reja nga shpërthimi në karburant

VIDEO / "I zhveshur dhe i nxirë nga tymi", dalin pamje të reja nga shpërthimi në karburant

Comments 1

  1. Gjovalin Kiri says:
    2 years ago

    Kur është bërë “MJESHTËR I MADH” dhe Jul Deda, e hëngërtë mortja, atë president.
    U shofshin dhe vdekshin, gjithë “Mjeshtrit e Mëdhenj” që janë si puna e Jul Dedës.
    Një njeri amorf pa intelekt, me zero kulturë, nuk ka lexuar një libër në jetë të vet, njeri intrigant, njeri që vetëm humor nuk di të bëjë.
    Është llumi i Shkodrës.

    Reply

Leave a Reply to Gjovalin Kiri Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In