• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si Kuvendi i Përbashkët “zboi” Sali Berishën nga salla

by Mero Baze
28/11/2022 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha u largua nga mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe pse ai është një takim thjesht simbolik, i cili vlen më shumë për të njohur njeri-tjetrin se sa për ndonjë konvencion patriotizmi, ai nuk e përballoi dot të qëndruarit në një sallë ku duhet të dëgjonte dhe të duartrokiste. Ky është një detaj i rëndësishëm për të shpjeguar historinë e tij me Kosovën.

Në gjithë historinë e tij politike Kosova ka qenë një element i rëndësishëm që ka diktuar shpeshherë fatin e tij politik. Nuk ka ndonjë histori tjetër më të fortë se sa problemi i Kosovës që ai është përpjekur ta përdorë për pushtetin e tij në Shqipëri, për të qëndruar në pushtet e pastaj për të justifikuar ikjen nga pushteti. Nga ana tjetër nuk ka ndonjë histori më të dokumentuar se si ai në momentet kyçe të historisë së Kosovës këto tridhjetë vite ka qenë në barrikadën kundër saj.

Diplomatët shqiptarë që ndihmuan me çfarë mundën Kosovën në fillim të viteve 90, ruajnë të gjithë stresin e britmave të Sali Berishës dhe paqartësinë e tij rreth planit të veprimit për Kosovën që lëkundej brenda 24 orëve sipas orekseve të tij politike. Pjesëtarët e delegacionit në Konferencën e Londrës më 1992, kujtojnë ultimatumet që u dërgonte çdo ditë ndryshe për të mos krijuar probleme në Konferencë . Më tej pas vitit 1993, me fillimin e kontrabandës së naftës për ushtrinë serbe, e cila zhvillohej zyrtarisht nga kompania “Shqiponja” pronë e Partisë Demokratike, ai u përpoq tia faturonte kontrabandën e naftës lidershipit politik të Kosovës sikur ajo të ishte kërkesë e tyre. D.m.th. sipas tij, Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi i kishin kërkuar këtij t’i jepte naftë Malit të Zi se kështu ata do merrnin naftë për të punuar tokat në Kosovë, ndërkohë që në Kosovë zot i vendit ishte Slobodan Milošević dhe jo ata.

Në vitin 1995, ndërsa do takohej me Presidentin Clinton në Shtëpinë e Bardhë, Sali Berisha kishte një sërë problemesh në Shqipëri. Ai kishte burgosur liderin e opozitës Fatos Nano, kishte probleme me arrestimin e pesë aktivistëve të pakicës greke në Jug, kishte nisur konfliktin me Kryetarin e Gjykatës së Lartë në Shqipëri dhe kishte dhënë shenjat e para të fillimit të manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme, duke projektuar ligje që përjashtonin gjithë lidershipin e opozitës nga parlamenti.

Sekretari i Shtetit Worren Christofer, i ka parashtruar presidentit Clinton gjithë këtë situatë dhe i sugjeron se Berisha për shkak të këtyre problemeve do të tregohet i moderuar në qëndrimet e tij për Kosovën.

Dhe kur e lexon pastaj të transkriptuar bisedën e tij me Presidentin Clinton, ti kupton se Sali Berisha i lutej presidentit të SHBA të mos u jepte më shumë se autonomi shqiptarëve të Kosovës, pasi çdo gjë tjetër do të thoshte luftë. Është e zbardhur e zeza mbi të bardhë në transkriptin e bisedës me Presidentin Clinton.

 

Si Kuvendi i Përbashkët "zboi" Sali Berishën nga

Dhe të gjithë këtë e bënte pikërisht që ata t’i falnin probleme te demokracisë brenda Shqipërisë, duke i shkëmbyer me shitjen e Kosovës. Problemi është se SHBA ishte më shumë me Kosovën, se sa me Sali Berishën ndaj dhe nuk ka reaguar fare ndaj propozimit të tij.

Në vitin 1997, ai u largua nga pushteti pas një revolte popullore që pasoi rënien e firmave piramidale dhe deformimet e demokracisë në Shqipëri, por ai në përpjekje për të justifikuar poshtërimin që i bënë shqiptarët, filloi të përhapë tezën se larguan nga pushteti antishqiptarët që nuk duan Kosovën. SHBA të cilët qëndruan në krye të përpjekjeve për largimin e tij nga pushteti, në fakt ishin bërë kujdestarë të Kosovës dhe i kërkuan përfaqësuesve politik të Kosovës të qëndronin larg tij. Ibrahim Rugova praktikisht ndërpreu komunikimin me të prej Shattorit të vitit 1997, periudhë që pasoi një luftë të ftohtë të tij kundër Rugovës për ta rrëzuar nga pushteti.
Në mbledhjen informuese për situatën, në mëngjesin e 17 marsit 1997, në Departamentin e Shtetit, drejtuar nga ndihmëssekretari Jon Colbrum, udhëzohen ambasadorët e SHBA në rajon që ndaj Berishës të adresohen i njëjti presion që komuniteti ndërkombëtar ka aplikuar ndaj Milošević edhe pse e quajnë një lider më të përmirësuar se të mëparshmit.

Si Kuvendi i Përbashkët "zboi" Sali Berishën nga

Rifkind tha se “Ndaj Berishës …duhet nënshtruar të njëjtin presion që komuniteti ndërkombëtar ushtroi mbi Milosević”

Në vitin 1999, ndërsa në Rambuje mbahej Konferenca ndërkombëtare që vendosi për të ardhmen e Kosovës, Sali Berisha i izoluar dhe vetmuar në Tiranë nga komuniteti ndërkombëtar dhe vetë Kosova, u përpoq të ndizte një valë populiste kundër nënshkrimit të Marrëveshjes. Prej datës 18 Shkurt deri në datën 23 shkurt, ai doli përditë me deklarata që kërkonin mos nënshkrimin e Marrëveshjes se Rambujes.

Gjëja më e rëndë ishte se Berisha “bënte si patriot” dhe kërkonte që në Rambuje të nënshkruhej pavarësia e Kosovës, ndërkohë që Konferenca e Rambujes ishte e bazuar mbi parimet e Grupit të Kontaktit të 29 janarit në Londër, të cilat kishin përcaktuar kornizën e bisedimeve që ishte ndërhyrja ndërkombëtare përmes NATO, një status i përkohshëm dhe prezencë ndërkombëtare në Kosovë. Pra Berisha kërkonte të hidhte në erë dhe objektivin për të cilin ishte mbledhur Konferenca.

Si Kuvendi i Përbashkët "zboi" Sali Berishën nga

Ndryshe nga hezitimet e Hashim Thaçit për të firmosur, që buronin nga probleme të brendshme të delegacionit dhe presionit popullor, refuzimet e Berishës buronin nga përpjekja e tij për t’iu kundërvënë parimeve për të cilat ishte mbledhur Konferenca e Rambujes.

Për fat nuk kishte asnjë ndikim dhe ajo çështje u harrua. Vetëm se nuk e harruan kurrë ata që bën Konferencën dhe atij ju refuzua hyrja në Kosovë në vitin 2000 nga autoritetet ndërkombëtare. Kosova është praktikisht vendi i parë që ka shpallur “non grata” Sali Berishën.

Njësoj si atëherë, edhe sot ai u përpoq të prishte solemnitetin e një mbledhje duke u larguar, e cila ka thjesht karakter simbolik. Dhe kjo në fakt ishte gjëja më e mirë që bëri.

Ikja e tij nga salla, ishte si ikja e një hijeje që nuk shqetësoi askënd. Bashkë me ata që e ndoqën pas. Ishte ikja e një njeriu që shikonte me sytë e tij se si një kauzë që ai u përpoq gjithë jetën ta përdorte në favor të tij, nuk kishte më lidhje me të dhe nuk e përfillte praninë e tij në sallë. Ai iku sikur të mos kishte qenë kurrë pjesë e asaj historie. Ishte gjëja më e vërtetë që ndodhi në atë sallë. Kur shqiptarët bashkohen, përçarësit natyrisht nuk kanë vend mes tyre.

Next Post
Veliaj: Strategjia fituese e PS, jo mbi llogaritë e një opozite të përçarë, por mbi punën e strukturave tona. Nënvleftësimi…!

"Le të punojmë për ta përparuar Atdhenë tonë të Lirë", Veliaj uron 28 Nëntorin dhe citon Ismail Qemalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

February 15, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

February 15, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

February 15, 2026
VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In