• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si kryebashkiak dikur, i rrëzonte akuzat. Sot, Basha thotë se “Unaza” u dhurua

by Java News
26/11/2018 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në deklarimet e tij publike, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi Autoritetin Rrugor Shqiptar se po zbaton një projekt investimi të dhuruar për Unazën e Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja. Sipas Bashës, ky ishte një skandal dhe se projektin e kishte bërë një studio private e cila e kishte dhuruar vet atë Autoritetit Rrugor. Cila është e vërteta? Procedura për hartimin e projektit, nga ana e ARRSH-së është realizuar duke ndjekur hapat si më poshtë:

1. Me shkresën nr. 3792 prot dt. 25.01.2018 – Bashkia Tiranë i drejtohet ARRSH-së mbi mundësimin e hartimit të projektit për rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi i Shkollës Teknologjike – Rrethrrotullimi – Doganës, si pjesë e Unazës 5 (Unaza e Madhe e Tiranës)”.

2. Në kuadër të plotësimit të detyrave të saj, me Urdhrin nr. 51 dt. 13.04.2018 të Drejtorit të Përgjithshëm u ngrit grupi i punës për hartimin e detyrës së projektimit, për këtë projekt.

3. Me Vendimin e Këshillit Teknik të ARRSH-së nr. 15. dt. 20.04.2018 u miratuan Termat e Referencës (detyra e projektimit) me nr. 3287/1 prot dt, 20.05.2018, të hartuar nga ky grup.

4. Me shkresën nr. 3625 prot dt. 30.04.2018 me lëndë “Ftesë për bashkëpunim”, nga ana e ARRSH-së, mbi bazën e përvojës së suksesshme të bashkëpunimit dhe profesionalizmit të konsulenteve ka ftuar për bashkëpunim tre shoqëri konsulentë.

5. Me shkresën nr. 3625/1 prot dt. 02.05.2018 – këtij bashkëpunimi i është përgjigjur pozitivisht vetëm shoqëria konsulente “AVE consulting” sh.p.k., e cila merr përsipër realizimin e këtij projekti sipas termave të referencës të hartuara e të miratuara.

Siç parashikohet qartësisht në dokumente, e gjithë procedura dhe administrimi i projektit nga studio në fjalë është në përputhje me përcaktimet ligjore.

Paradoksale e bën këtë akuzë të kreut të opozitës Lulzim Basha fakti që segmenti “Komuna e Parisit – Shkolla Teknologjike” është ndërtuar pikërisht bazuar mbi një projekt të dhuruar nga studio “Sphaera sh.p.k” për Bashkinë e Tiranës në kohën kur ky institucion drejtohej prej vet Bashës.

Bashkëlidhur gjeni dy shkresa që studio “Sphaera” sh.p.k. i dërgon Bashkisë së Tiranës projektin dhuratë. Këtë projekt, Bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha e ka miratuar në Këshillin Teknik të vet këtij institucioni i cili në fakt nuk ka as përgatitjen teknike për vepra të tilla infrastrukturore.

I njëjti rast tanimë ndodh me segmentin “Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja”, ku bëhet një ftesë e hapur publike dhe projekti vjen si dhuratë e studios “AVE consulting” sh.p.k. Ky projekt, ndryshe nga koha e Bashës, shqyrtohet dhe miratohet pasi kalon filtrin profesional të Këshillit Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në kohën kur vet Basha ndërtonte një pjesë të Unazës së Madhe me projekt të dhuruar nga studio projektimi private kjo ishte një normalitet. Sot që zbatohet e njëjta praktikë, sipas tij është një skandal dhe përbën një aferë korruptive. lexo.al

Next Post
“Wireless” apo rrjet telefonik? Befason studimi, në pritje të lançimit të 5G

“Wireless” apo rrjet telefonik? Befason studimi, në pritje të lançimit të 5G

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In