• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si komentohet në Maqedoni fitorja e Ramës në zgjedhje

by Java News
27/06/2017 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Fitorja e kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet e djeshme ka ndikuar dhe ka nxitur debate edhe në Shkup. Atmosfera e fitores bindëse është reflektuar edhe në Shkup. Nga partitë maqedonase nuk ka pasur ndonjë reagim lidhur me fitoren bindëse të Ramës, informon INA.

Përfaqësues të LSDM dhe VMRO-DPMNE të pyetur nga INA se si e komentojnë fitoren bindëse të Ramës në Tiranë thanë se nuk japin komente pa dalur rezultatet e para zyrtare. Qëndrimet e forta të Ramës drejt Shkupit dhe liderëve politik maqedonas vazhdimisht ishin parë në sy negativ. Rama ishte në shënjestër të akuzave edhe për Deklaratën e partive shqiptare, e cila iu faturua atij si autor i saj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në deklaratat e tij të fundit ka thënë se nuk mund të ketë Maqedoni pa shqiptarët. Ai kishte deklaruar se nuk është me rëndësi kush drejton qeverinë maqedonase, por që shqiptarët t’i gëzojnë të drejtat si popull shtetformues.

“Për ne nuk ka rëndësi kush është në qeveri, Gruevski apo Zaev. Për ne me rëndësi është që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Shqiptarët në Maqedoni janë popullsi shtetformues. Nuk ka Maqedoni pa shqiptarë”.

Ai kishte një porosi të veçantë edhe për Gjorge Ivanov, i cili mandatin për Qeverinë e kushtëzonte me të drejtat e shqiptarëve që ishin pjesë e Deklaratës së Përbashkët.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, thotë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

ma.me

Next Post
Lojtarët e rinj nuk duan të transferohen në Barcelonë

Lojtarët e rinj nuk duan të transferohen në Barcelonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

February 23, 2026
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

February 23, 2026

Milano dhe Londra kryesojnë, si po ndryshon harta ajrore e Shqipërisë

February 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In