• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si kanë mbetur simbolet fetare shekullore të Pashkëve: Vezët, qengji, perpeqi

by Aalison Pearse Stevens
27/03/2016 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vezët prej çokollate, që i tërheqin aq shumë fëmijët (por edhe të rriturit), të cilët i thyejnë sapo t’i marrin në dorë, për të gjetur brenda dhuratën, ose për t’i ngrënë, duke ndotur duar e fytyrë, janë dhuratë tipike, që shkëmbehet këto ditë të Festës së madhe të Pashkëve.

Tradita e vezëve ka zanafillë pagane. Natyrisht, nuk bëhej fjalë për vezë prej çokollate, por për vezë pule, sa më të freskëta, të mbledhura nga furriqet. E të zjera. Traditë, që vijon edhe sot e kësaj dite në Shqipëri.

Veza simbolizonte, e simbolizon ende, rilindjen e natyrës në stinën e pranverës. Nisi të përdorej që ndër persianët e lashtë, ndjekur nga egjiptianët, grekët e kinezët. Në Mesjetë u bë traditë që, në fillim të pranverës, t’u dhuroheshin vezë shërbëtorëve të dyerve të mëdha. Erdhi, pastaj, krishterimi, që i dha edhe vezës kuptim të ri; veza e ngjyrosur, zakonisht me ngjyrë të kuqe, ngjyrë e gjakut, domethënë e jetës, ose e vizatuar primitivisht, gjithnjë me ngjyra të gjalla, u bë simbol i një ringjalljeje tjetër, shumë më të rëndësishme për jetën e botës: Ngjalljes së Krishtit.

Përhapja e traditës së shkëmbimit të vezëve, që ndër shqiptarë janë kryesisht të kuqe, por edhe të gjelbra, simbol i gjethimit, të pikturuara me shumë ngjyra e madje edhe të zeza, ku ka vdekje, nisi nga trojet gjermane.

Por veza e pikturuar u bë mit i vërtetë falë argjendarit rus, Peter Karl Fabergé i cili, në vitin 1883, u ngarkua nga cari me detyrën të përgatiste një dhuratë të jashtëzakonshme për carinën Maria. Argjendari realizoi, me këtë rast, vezën e parë “Fabergé”, prej platini të smaltuar me të bardhë, që përmbante një vezë tjetër, ari, brenda së cilës ishin dy dhurata të tjera: një riprodhim i kurorës perandorake dhe një zog i artë pule. Prej këndej, dhurata e fshehur brenda vezës.

Ndërsa për të kaluar nga veza e pulës, tek ajo prej çokollate, u desh të zbulohej Amerika, prej nga erdhi në Evropë fara e kakaos, pa të cilën nuk mund të bëhet fjalë për çokollatë. Atëherë nisi, një herë me ndrojtje, duke filluar nga Holanda, për të kaluar, në vitet ‘800 edhe në Zvicerr, prodhimi i vezëve prej çokollate, edhe me qumësht, vepër artizanati e mjeshtrave të mëdhenj. Ndërsa sot vezët prej çokollate prodhohen nga ndërrmarrjet e mëdha të ëmbëlsirave dhe eskpozohen në vitrina një muaj para Pashkëve.

Ndër shqiptarë sot për sot vezë të tilla janë traditë e mall importi. Prodhueset kryesore shqiptare të vezëve, vijojnë të mbeten pulat. E artistët, që i shndërrojnë në objekte arti, prindërit e fëmijët e tyre, të cilët dëfrehen shumë duke përgatitur vezët e Pashkëve ngjyra-ngjyra, për t’i shkëmbyer pastaj, si dhuratë, ose për të bërë ‘pik-vezë’, duke u mburrur për vezën më të fortë e cila, sipas traditës, sjell edhe fat, deri në Pashkët e reja. Në shumë vise shqiptare, posaçërisht ndër arbëreshë e kosovarë, përgatitet një shportë me ushqimet simbolike të Pashkëve, nga vezët, tek ëmbëlsirat, që përdoret për t’ua dhuruar miqve. Kanistrat shpërndahen nga fëmijët, të cilët shkojnë derë më derë ndër kushërinj, miq e dashamirë, ku japin  e marrin dhurata.

Dhurimi shoqërohet me urime për miqësi, dashuri, mbarësi. Shumë shpesh të krishterët shqiptarë u dhurojnë shporta me vezë edhe dashamirëve të tyre myslimanë, në shenjë miqësie.

Qengji Sipas traditës, njofton Radio Vatikani,  në të gjitha sofrat e familjeve të krishtera, në ditën e Pashkës shtrohet mishi i pjekur i një qengji motak. Është simbol, nga i cili nuk hiqet dorë prej shekujsh. Vjen nga Shkrimi Shenjt e ritet hebraike. Të kujton pikërisht Pashkët hebraike, daljen e popullit izraelit nga Egjipti, kur Hyji i ndëshkoi egjiptianët për prapësitë e tyre kundër Popullit të zgjedhur, duke dërguar një Engjëll, që t’i shfaroste gjithë bijtë e tyre të parë. Ndërsa hebrenjtë vinin mbi portat e tyre, për t’u dalluar nga egjiptianët, shenjën e gjakut të qengjit, flijuar sipas porosisë së vetë Hyjit, duke shpëtuar bijtë e duke nisur udhën 40-vjeçare drejt Tokës së Premtuar. Qengji i Pashkëve flijohej nga kryefamiljari e pastaj piqej e vendosej mbi dy copa druri në formë kryqi, pa ia thyer kockat. Kështu, në Besëlidhjen e Vjetër. Ndërsa në të Renë, qengji bëhet simbol i vetë Krishtit të pafajshëm, që fljijohet për shpëtimin e gjithë fajtorëve. Simboli është i pranishëm vetëm në Ungjillin sipas Gjonit, në të cilin Gjon Pagëzuesi e tregon me gisht Krishtin, duke e quajtur “Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatin e botës”. E gjejmë, më pas, edhe në Librin e Zbulesës, ku përmendet 28 herë.

Por Kisha e shikon pikërisht në fjalët e Gjon Pagëzuesit lidhjen e ngushtë ndërmjet qengjit të pashkëve të Besëlidhjes së Vjetër e të Besëlidhjes së Re: qengji, në traditën hebraike, flijohej natën e Pashkëve hebraike; e Jezu Krishti u kryqëzua pikërisht atë ditë! Traditë tejet e lashtë, kjo, e shumë simbolike, për njerëz modernë, që shtegtojnë kah trupa te tjerë qiellorë, pa e humbur kurrë rrugën, në sa gjithnjë më shpesh e humbasin udhën e jetës së tyre. I nevojshëm, gjaku i qengjit mbi dyert e botës së sotme, për të shpëtuar nga një mori skllavërish. Sepse qengji mbetet në shekuj simbol çlirimi e shprese.

Perpeqi Ndërsa ëmbëlsira me emrin tingëllues “Kolomba” – ‘Pëllumbesha’, që mbush përplot këto ditë vitrinat e botës së krishterë, në Shqipëri nuk njihet, sepse për Pashkë gatuhet perpeqi, një lloj qumështori. Kolomba duhet të ketë një zanafillë jo aq mitike, e edhe të paqartë. Me sa duket, zanafillë thjesht tregtare. Ndërsa perpeqi, që bekohet në Kishë, është tipik pranveror, sepse i gatuar me vezë e i shoqëruar me hudhra të njoma. Gjithçka me ngjyrime të një bote barinjsh, që të kujton skenat biblike. Në Shkodër bekohet Natën e Pashkëve. Në Kosovë, të Dielën e Ngjalljes.

Next Post

Imzot Gjergji: E kam ftuar Papën në Kosovë për shugurimin e Kishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

April 8, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Është një ditë e madhe për Paqen Botërore”, Trump: Kina ndihmoi në negociata!

April 8, 2026
SHBA dhe Irani bien dakord për armëpushim dhe rihapjen e Hormuzit! Zbardhen 10 pikat e planit të Teheranit

SHBA dhe Irani bien dakord për armëpushim dhe rihapjen e Hormuzit! Zbardhen 10 pikat e planit të Teheranit

April 8, 2026
Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

April 8, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In