• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si kalitet baruti i mimozave të revolucionit, nga dyshja Berisha-Meta

by Ylli Pata
04/08/2022 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Revolucioni na është kthyer si një koncept permanent, si buka me djathin, e që prej vitesh na serviret në forma e mbulesa të ndryshme, por që brumë ka të njëjtët përbërës: Sali Berishën dhe Ilir Metën. Të cilët kërkojnë edhe bëjnë share nëpërmjet blogerëve VIP markën e njohur, por dilema është që të kalitet apo prodhohet baruti i duhur i municioneve për betejën fatale. Një betejë që si në Wikipedia, sado epike, i ka të njohur lojtarët, komandantët, flamujt, por që sipas stinës kërkon të gjejë municionin efikas për të çarë Portën e “Mollës së Kuqe”. Revolucioni si koncept klasik e ka humbur prej kohësh atë sharmin e tij të paparashikueshmërisë dhe të tërheqjes së një gjëje që do të vijë e do të përmbysë të vjetrën për të sjellë të renë.

Po kush është e reja? Dikur, kjo ka qenë një temë që ka frymëzuar shkrimtarë e mendimtarë, që ka sjellë më pas pauses e dishepuj që janë flijuar, nuk kanë pyetur për buk e ujë, për jastëk e dyshek, por i janë turrur atij objektivi “të mallkuar” për ta çarë e ta rrëzuar, thjesht për pak lavdi, për të hyrë në histori, e në fund për të sjellë një ndryshim të madh.

Diku më shumë e diku më pak, por për ta prishur të vjetrën e për të sjellë në skenë diçka fringo, krejt të re, të panjohur, që njerëzit do të duhet ta njohin me kalimin e kohës, të mësohen, të mërziten, të revoltohen, e më pas t’ja nisin nga e para e të bëjnë një revolucion të ri, për të sjellë në skenë diçka më të re se ajo që sollën parardhësit e tyre. Kjo është të paktën dialektika e revolucioneve që mësohet në librat e historisë e filozofisë në shkolla e në bibloteka.

Megjithatë ka kohë që revolucioni nuk e ka më atë tërheqjen si dikur, pasi kemi parë që bijtë e revolucionit hanë njëri-tjetrin, ashtu si Kronosi apo Saturni që ha bijt e vet si në legjendat antike, e që një vit më pare pas Non Grata-s së SHBA na u ofrua si një mitologji që kishte lindur për Saliun e Lulin.

Por revolucioni keq a mire(historia e ka treguar se nuk ka qenë gjithmonë mire), sjell përmbysje të forta, shumë të forta, por jo riciklim.

Ndërsa revolucioni ynë ka humbur busullën, pikërisht se është i parashikueshëm.  Dihet kush do të vijnë në krye fare, në rangun e dytë, të tretë, dihen dhe blogerët që natyrisht do të jenë “volterët” që do t’i gëlltisin roberspierët e Lalzit me sfurqe në duar.

Meqë ra fjala te sfurqet e zgurdullimet e syve të ndezur nga urrejtja e pritjes së gjatë për pushtet e ministrllëk, sikur u harrua ky mjet aq shumë klasik që qarkulloi një vit më parë, po duket se u la nga “cilësimi non grata” prej ndërkombëtarëve, dhe po kërkohen armë e municione të reja.

E që sot ka një taktikë të re. Duket është menduar që të mos bëhen publike as armët e as municionet, por të flitet me kode, të cilat kamuflohen sipas rastit, që të mos ç’kriptohen nga ustallarët e luftës hibride që i kanë marrë aq frikë atllarët e revolucionit.

Të cilët ndryshe nga Osmani, i biri i Ertogrulit i cili i bëri thirrje pasuesve se do të shihen në shtator, se helbete do të pushojnë pak për të menduar mbi betejat me mongolët e selçukët, kanë vendosur që të mos pushojnë.

Po çfarë janë “mimozat” e revolucionit: Këmbësori, artileri apo avacion? Kush e di? E rëndësishme që të ëhet e ditur se është armë që ka nevojë për barut, i cili duhet të jetë sa më i thatë e sa më eksploziv që të jetë i mundur.

Po a janë “mimozat” frymorë? Edhe mund të jenë, por për baballarët e revolucionit ata janë thjesht material luftarak, të cilat shërbejnë për një betejë, maksimumi edhe për një tjetër. Më pas kërkohet për “mimoza” të tjera, si te ai filmi i madh mbi “Kalin e Luftës” së Parë Botërore.

Por ndryshe si te “Kali i Luftës”, “mimozat” tona të revolucionit janë një përdorimshe ngaqë dinë të shkaktojnë vetëm një lloj flake. Por pas betejës së parë, nuk është gjetur municion alternativ për atë të radhës. Ndaj dhe përdoren sërish e sërish, derisa të gjendet një barut i ri, që edhe pse ka qenë dikur jo eksploziv dhe e ka “magazinën” te “Santa Barbara” e Tiranës, mjafton të ndezë.

Edhe pse jo fort, por të paktën të djegë pak eshkë çdo ditë. “Sa do të gëzohet shoku Shpati”, është batuta që i atribuohet në këtë rast një të afërmi të shokut “Mali”, i cili sot është krahu i djathtë i Roberspierit tonë skraparli. Roberspieri ynë kërkon të bëjë një revolucion që të mos ndodhë revolucioni. Se siç dihet, revolucioni nxjerr si gjithmonë edhe dosjet e vjetra…

Next Post
Nuk kanë hallin e dinjitetit, por të pasurive jashtë vendit! Urdhri i Biden i rrezikon…

Jonada, sa Erison Durda që u vra në Gërdec, dhe ‘dinozaurët’ Berisha-Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

February 20, 2026
Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In