• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ka ndryshuar Manchester United pas ikjes së Mourinhos

by Java News
16/01/2019 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi u bë trajneri i parë që arrin t’i fitojë gjashtë ndeshjet e para në këtë pozitë me “Djajtë e kuq”, Ole Gunnar Solskjaer mund ta fitojë pozitën e trajnerit për edhe më gjatë se vetëm deri në fund të këtij sezoni. Manchester United ka fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara me Solskjaer deri më tani, duke shënuar plot 17 gola në vetëm gjashtë ndeshje. Madje, norvegjezi ka arritur ta përmirësojë klubin edhe në fazën e mbrojtjes, pasi që skuadra e ka mbajtur portën e paprekur në dy ndeshjet e fundit. Por, çfarë ka përmirësuar saktësisht Solskjaer në skuadrën e Manchester United dhe kush janë personat që përfitojnë nga ky përmirësim?

Guximi- Përderisa Jose Mourinho kishte thënë se skuadra e tij nuk mund të sulmojë mjaftueshëm për shkak se e ka mbrojtjen e dobët, Solskjaer i ka dhënë liri lojtarëve të tij të sulmojnë. Kjo gjë ka ndikuar te vetëbesimi i lojtarëve dhe ata tani e kanë guximin të sulmojnë. Si rezultat i kësaj, “Djajtë e kuq” jo vetëm që kanë shënuar më shumë gola, por edhe kanë pesuar më pak.

Përmirësimi më i madh në skuadrën e Manchester United ka ardhur nga krahu i majtë i fushës, përmes angazhimit të Luke Shaw dhe Anthony Martial. Përderisa këta dy lojtarë ishin kritikuar shumë nga Mourinho, Solskjaer u beson atyre plotësisht. 50.4 për qind të prekjeve të topit nga lojtarët e Manchester Unitedit në ndeshjen kundër Tottenhamit erdhën nga ky krah. Mesatarisht 49.9 për qind e prekjeve të topit në fazën e sulmit të “Djajve të kuq” vijnë nga krahu i majtë.

Pasimet direkte dhe sulmet e shpejta- Gjëja që ka ndryshuar më së shumti është përdorimi i shpejtësisë së lojtarëve të ekipit për të shënuar gola gjatë ndeshjeve. Mourinho kërkonte që sulmuesit anësor të përfshiheshin më shumë në mbrojtje dhe kjo i pamundësonte sulmet e shpejta. Nën drejtimin e Solskjaer, lojtarët e Manchester United bëjnë më shumë vrapime të shpejta dhe japin më shumë gola nga kundërsulmet.

Roli i numrit 10 – Mourinho i kërkonte Paul Pogbas që të luante në pozitë më defanzive në skuadrën e tij, mirëpo Solskjaer ia ka dhënë atij mundësinë që të luajë pas sulmuesve. Vendimi për t’ia dhënë lirinë për të sulmuar Pogbas ka rezultuar të jetë i duhur, pasi që francezi i ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asiste në vetëm pesë ndeshje me Solskjaer.

Katërshja e njëjtë në mbrojtje- Mourinho kishte qenë pjesë e klubit anglez për dy sezone e gjysmë, por prapëseprapë ai nuk kishte arritur ta gjente formacionin më të mirë në mbrojtje për skuadrën e tij. Vetëm katër ndeshje i kanë mjaftuar Solskjaer, i cili tanimë po luan me lojtarët e njëjtë në mbrojtje.

Kjo vazhdimësi ka ndikuar mirë në paraqitjen e mbrojtësve të Manchester United, veçanërisht Victor Lindelofit. “Djajtë e kuq” kanë pesuar vetëm tre gola në gjashtë ndeshje të zhvilluara me Solskjaer, tri të fundit duke e mbajtur portën e paprekur./express

/a.meta

Next Post
VIDEO/ ‘Pushuesi’ i paftuar futet në plazh, turistët ia mbathin

VIDEO/ 'Pushuesi' i paftuar futet në plazh, turistët ia mbathin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com