• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si ka mundësi që nuk ka kandidatë për kryetar të PD?”, Berisha i përgjigjet demokrates: Kanë frikë nga…

by E S
06/05/2026 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha u përball sot me pyetjet e bazës së Partisë Demokratike se përse zgjedhjet për kreun e partisë po zhvillohen pa larmishmëri kandidatësh.

Në Njësinë Administrisë numër 5 në Tiranë, një demokrate i tha Berishës: “Doktor, meqenëse janë zgjedhjet për kryetarin e partisë, doja të pyesja, sepse deri tani kemi parë që askush po nuk ndihnt për të konkurruar me juve. Mua më pëlqen gara, gara të rrit, të zbukuron. PD në gjithë këto vite nuk ka liderë, s’ka prodhuar liderë të tjerë të konkurrojnë me ju? Qoftë edhe nënkryetarët e partisë, janë numrat 2, duhet të bëhen numri 1.”

Përgjigjia e Berishës ishte e sforcuar dhe qesharake. Ai tha se arsyeja e vetme se përse në Partinë Demokratike nuk ka garë për lidershipin, është përtacia.

Sipas kryedemokratit, funksionarët e PD-së nuk garojnë për kryetarë sepse kanë frikë nga humbja dhe se përtojnë të provohen në zgjedhje.

“Procedura që e zgjedh anëtarësia e partisë janë pakicë, shumica e vendeve e zgjedh kuvendi, por është një pakicë që po rritet, pra nuk është se kjo procedurë po pëson zvogëlim, jo, kjo po shkon duke u përhapur më shumë. Konsiderohet më demokratike, për t’i dhënë anëtarit të partisë të drejtën e vendimmarrjes me votën e tij. Çfarë ka kjo procedurë si garë e përgjithshme, të jemi realistë në shumicën e rasteve nëse lexoni do të gjeni se zhvillohet pa kandidatë rivalë, pikërisht për të që thamë, sepse pretendojnë të provohen pa qenë të sigurt, domethënë të sigurt që çdo parti ka kriteret e veta për të marrë pjesë në garë, por kjo nuk është problemi”,- tha Berisha.

Për zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, votimet për të cilin pritet të mbahen më 23 maj, Sali Berisha privoi nga kandidimi 5 demokratë: Evi Kokalarin, Ervin Salianjin, Alesia Balliun, Merema Selën dhe Vladimir Mulajn.

Next Post
Ndryshimet në qeveri/ Emërohet zv/ministrja e Bujqësisë dhe largohet zv/ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit

Ndryshimet në qeveri/ Emërohet zv/ministrja e Bujqësisë dhe largohet zv/ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In