• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ja hoqi Berisha vetes monopolin e opozitës

by Mero Baze
02/09/2024 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Beteja e pamëshirshme e Sali Berishës kundër Partisë Demokratike për tu rikthyer në krye të saj me mjete të dhunshme, dhe për të marrë atë që ai e mendon si monopoli i opozitës, jo vetëm që nuk I ka dhënë atij monopolin, por ka shumëfishuar opozitat dhe në vend të një fronti opozitar, do te kemi 8 alternativa opozitare në zgjedhje.

Beteja e tij për t’i marrë Lulzim Bashës vulën dhe logon e partisë dëshpëroi thellë çdo faktor opozitar dhe prodhoi një spektër të ri opozitar që do ta dëmtojë Berishën dhjetë herë më shumë se mund ta dëmtonte Lulzim Basha. Me atë, së paku e kishte betejën direkt dhe krahasohej e dukej më i madh. Tani nuk me kë krahasohet pasi të gjithë do ta copëtojnë nga pak.

Me fillimin e sesionit të ri parlamentar, në sallë do të ketë një grup të ri parlamentar të përberë nga bashkimi i disa fraksioneve të Bashës dhe Dashamir Shehut. Grupi, i cili mund të marrë 7 deputetë do të jetë alternativë opozitare brenda Kuvendit deri në përfundim të tij, duke ndarë me PD e Berishës qëndrime të ndryshme në debatin publik dhe duke e izoluar PD vetëm tek hallet e Berishës.

Më tej, si parti jo parlamentare e shkëputur nga Berisha do të jetë partia e Agron Shehut, i cili pretendon të ketë mbështetje në Tiranë dhe në Jug të Shqipërisë.

Po ashtu Enkelejd Alibej dhe disa ish-pjesëtarë të grupit të Bashës janë drejt një partie të re, e cila mund të hyjë në zgjedhje e vetme ose në një listë me partinë e Dashamir Shehut.

Partia e Lulëzim Bashës do vazhdojë përpjekjet për të rimarrë me gjykatë vulën dhe logon, por ndërkohë dhe ajo mund të regjistrohet në minutat e fundit si subjekt i ri.

Ndërkohë tre subjekte të reja elektorale, një ri drejtuar nga Shabani, Lapaj dhe një grupim i majtë drejtuar nga Arlind Qorri, janë po ashtu subjekte të sigurta në zgjedhje.

Duke futur dhe Partinë e Lirisë dhe PD, i bie që në zgjedhje të ketë 8 subjekte opozitare, dhe kjo falë përpjekjeve të Berishës që të kishte vetëm 1 dhe të ishte ai monopoli i opozitës në vend.

Përpjekja e tij në vend të monopolit, prodhoi copëzim të opozitës dhe e bëri më të sigurtë shkatërrimin e PD, se sa mund ta bënte vetëm përballja me Bashën. Dhe e gjithë kjo ndodhi falë Sali Berishës. Aktet e dhunshme të tij, dalja në plan të parë e interesave familjare dhe përdorimi i PD si bunker për të mbrojtur familjen e tij, i bindi të gjithë se me atë nuk ka të ardhme.

Procesi i shkatërrimit të PD për shkak të halleve të tij u bë në sytë e të gjithëve dhe bindi çdo demokrat se PD është tani një zyrë avokatie për familjarët e Berishës.

Kjo e dëshpëroi opozitën dhe e copëtoi më shumë atë, ndërkohë që Berisha mendonte se po e merrte të gjithë në një dorë që të zgjidhte hallet e tij.

Duke qenë se koalicionet parazgjedhore lejohen vetëm me një liste të përbashkët është shumë e vështirë që këto subjekte të bashkohen në një listë dhe kështu që i bie të garojnë të gjitha më vete, duke e copëzuar dhe më tej Berishën dhe duke ja hequr atij përfundimisht delirin e njeriut që mban peng opozitën majë penxheres.

Me Bashën, do ta kishte shumë më të lehtë për tu dukur më i madh dhe më i fortë. Tani do të duket më i dobët dhe natyrisht shumë më o vogël. I vetmi monopol do t’i mbetet dalja majë penxheres çdo ditë.

Next Post
Pavllo greku me nënë e baba shqiptar

Pavllo greku me nënë e baba shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyfishohet numri i fëmijëve me hipertension, kardiologia: Po vërejmë plakje të parakohshme të enëve të gjakut te fëmijët

Dyfishohet numri i fëmijëve me hipertension, kardiologia: Po vërejmë plakje të parakohshme të enëve të gjakut te fëmijët

September 19, 2026
Programi “Pas Shkollës”, hapen aplikimet në sistemin SMIP, interes i lartë në shkollat e juglindjes

Programi “Pas Shkollës”, hapen aplikimet në sistemin SMIP, interes i lartë në shkollat e juglindjes

September 19, 2026
“Më mirë të mos flas më…”- Trajneri Maran e la jashtë listës, Asani reagon i pakënaqur: Historia nuk harrohet kurrë!

“Më mirë të mos flas më…”- Trajneri Maran e la jashtë listës, Asani reagon i pakënaqur: Historia nuk harrohet kurrë!

September 19, 2026
AfD padit kancelarin Merz për deklaratën e “spastrimit etnik” -

Sondazhi: 48 për qind e gjermanëve presin largimin e kancelarit Merz deri në fund të vitit!

September 19, 2026
Turizmi në rritje, ministri Gonxhja: Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj në 8 muaj, Shqipëria destinacion!

Turizmi në rritje, ministri Gonxhja: Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj në 8 muaj, Shqipëria destinacion!

September 19, 2026
Derbi i Madridit, Simeone: E admiroj Mourinjon, përpara ndeshjes isha në koncertin e Shakirës dhe…!

Derbi i Madridit, Simeone: E admiroj Mourinjon, përpara ndeshjes isha në koncertin e Shakirës dhe…!

September 19, 2026
Kryeministri Edi Rama vizitë në Shtetet e Bashkuara, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Edi Rama vizitë në Shtetet e Bashkuara, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

September 19, 2026
Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

September 19, 2026
Aksident pranë Drejtorisë së Policisë Fier, motoristi i picave plagoset pasi u përplas nga një “Mercedes”, zbulohet shkaku

Aksident pranë Drejtorisë së Policisë Fier, motoristi i picave plagoset pasi u përplas nga një “Mercedes”, zbulohet shkaku

September 19, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

‘Po ku ishe ti o zot!’, këndohet në Prishtinë

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com