• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si ishte jeta në burg e 54-vjeçares të arrestuar si tutore: U çmenda fare, qaja natë e ditë

by A R
08/02/2023 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus trajtoi historinë e Burbuqe Vidhanit, një 54-vjeçare e cila ishte arrestuar dhe dënuar si tutore për shfrytëzim prostitiucioni, akuzë të cilën vazhdon ta mohojë dhe pretendon në pafajësi.

Në një intervistë me gazetarin Spartak Koka, Burbuqe Vidhani ka rrëfyer si ishte jetesa e saj në burg.

Ajo flet për vështirësitë, pakënaqësitë me shoqen e qelisë dhe për mërzinë që askush nga familjarët e saj, burri dhe fëmijët, nuk shkuan ta takonin për 4 muaj me radhë.

Spartak Koka: A ishte e vështirë jeta në burg? Si mund të ma përshkruash?

Burbuqe Vidhani: Shumë keq ishte, shumë keq. Do duroja ato shoqet atje, ato që ishin me vjetërsi shumë, ato bënin zbor atje.

Spartak Koka: Pse të bënin zbor?

Burbuqe Vidhani: Unë vajta atje te dhoma, qaja, ulërija, ajo ndizte televizorin që ishte e dënuar atje, ishte e dënuar për drogë, dhe bënte si në shtëpi të vetë. Kishte shoqëri me shefet atje, unë i thashë të lutem ule çik zërin e televizorit se më dhimbte koka. Ajo më shumë e ngrinte. Edhe unë hoqa ato batanijet se isha në kat të dytë, krevat poshtë e krevat lart, hoqa ato batanijet edhe dola jashtë. Më erdhi ajo shefja mua më tha pse i ke bërtitur asaj. Pse i ke thënë ul televizorin? I thashë më dhimbte koka dhe dola jashtë. Mora raport shërbimi. Tha ti Burbuqe pse e ke kërcënuar shefen? Jo thashë unë.

Spartak Koka: E kishe kërcënuar?

Burbuqe Vidhani:  Jo, jo, fare. Vajta atje unë. Për këtë je mërzitur ti Burbuqe? Për këtë thashë unë, më shqetëson shumë ajo shoqja atje. E mori ai shef Kleo, e mori atë e çoi lart, te dhomat lart. Do durojë shumë atje.

Spartak Koka: Ke pasur ndonjë moment të vështirë që nuk po e përballoje dot?

Burbuqe Vidhani: Sherre jo, por vrisja më shumë mendjen nga kjo që më ndodhi, nuk vinin asnjë te mua.

Spartak Koka: Kush të vinte te burgu për vizitë?

Burbuqe Vidhani: Mbrapa më erdhi burri dhe çunat.

Spartak Koka: Pas sa muajsh?

Burbuqe Vidhani: Pas 4-5 muajsh. Në fillim nuk vinte. Unë u çmenda fare atje. Nuk vinin.

Spartak Koka: As për të sjellë për të ngrënë?

Burbuqe Vidhani: Jo jo. Ashtu haja bukën e burgut. Qaja natë ditë atje.

Spartak Koka: Në 11 ditë çfarë bëje? Cila ka qenë dita jote?

Burbuqe Vidhani: Shumë e vështirë, përplasja kokën sa andej këndej. Vetëm me ilaçe rrija atje, me tension 20.

Spartak Koka: Te burgu 325 në Tiranë ke qenë?

Burbuqe Vidhani: Po, po, te Ali Demi. Kam patur shumë halle. Nuk kam qenë asnjëherë e lumtur si gjithë shoqet e tjera.

Spartak Koka: Përse?

Burbuqe Vidhani: Ja, burgu po. Fjetja po jashtë, siç e shihni. Asnjëherë e lumtur nuk kam qenë. Sakrifica të mëdha, nuk kam parë 1 ditë të bardhë në jetën time. Nuk kam një shoqe, më përbuzin gjithë shoqet. Të bëja dhe unë një jetë si gjithë shoqet e tjera. Ma tha dhe çuni i vogël një ditë, ti mama s’ke shoqe tha. Po s’kam o bir se unë s’kam pasur lekë, ato e shohin fukara, fukarain nuk e do njeri.

Spartak Koka: Po kur punoje në lokal kishe shoqe?

Burbuqe Vidhani: Kisha shoqe, isha shumë e lumtur. Isha vetë burrë e vetë grua.

/a.r

Next Post
Balluku: Në kulmin e krizës energjitike, mbrojtëm biznesin e vogël dhe atë të mesëm

Platforma “Aktivisti” e PS, Balluku: Ftoj Berishën të logohet nëse është kurioz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In