• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ia bëri Gazi – Ramës, 8 me 2!

by Ylli Pata
12/03/2024 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Gaz Bardhi u shpreh triumfues në daljen e tij pas negociatave me mazhorancën, pasi sipas tij, partia e pa regjistruar që ai është nënkryetar ka arritur një objektiv të madh. Nga 8 komisione hetimore që ka kërkuar, ka marrë vetëm 2. Ndërkaq, pas arritjes së këtij akordi, doli me një deklaratë zyrtare ambasada e SHBA në Tiranë, e cila bëri të ditur se vullneti politik i aleatëve është rikthimi i normalitetit në Parlament.

Ndërsa në mbledhjen e grupit të foltores, pakush e ka pasur entuziazmin e Gazit. Saljani, ka kërkuar arsye për këtë zbythje kaq spektakolare; nga 8 komisione në 2. Të tjerë janë zënë me njëri -tjetrin, si Nallbati me Shehun, kurse deputetë më pragmatistë kanë thënë se duhet një marrëveshje me mazhorancën se ndryshe nuk vazhdohet.

I gjithë ky debat është bërë, ndërsa doktori ndodhet atje në katin e tetë, e pavarësisht se Flamur Noka thotë se e gjitha kjo është njohja e Berishës si kryetar, pakkush apo askush e beson.

Megjithatë, politikisht nuk se kemi një marrëveshje reformash mazhorancë-opozitë. Pasi kemi thjesht një diskutim me disa deputetë që ishin betuar që të djegim Kuvendin, e mazhoranca i ka ulur në tryezë, duke biseduar me ta. Kjo është një negociatë për të menaxhuar zemërimin, një lloj seance psikologu, që duket se Rama ka gjetur njeriun adapt për këtë punë si Blend Çuçin, sesa një marrëveshje politike.

Edhe pse ka mjaft pikëpyetje nga kjo negociatë, jo vetëm nga PD zyrtare e Lulzim Bashës, e cila ka të gjithë të drejtën ta përdorë politikisht, por edhe nga publiku. i cili e konsideron këtë allishverish, si një thyerje të sistemit. Pasi mazhoranca bisedon me njerëzit që e kanë ndezur Parlamentin flakë me muaj e me muaj. PS nuk fiton publikisht nga kjo marrëveshje, po çfarë fiton Foltorja dhe lideri i ri Gaz Bardhi?

Këtu gjërat bëhen edhe më të komplikuara. Në partinë e Berishës asnjë nuk është entuziast përveç Bardhit dhe Gjekmarkajt. E kjo u pa qartë në debatet në mbledhjen e grupit. Por duket se doktori po e përdor aksesin parlamentar të Gazit, siç ka përdorur dikur Lul Bashën, të cilin e kundërshtonte me zërat radikalë e më pas e mbronte publikisht. E deklarata e triumfit të Bardhit, duket si ato memet e Lulit dikur kur thoshte para SHQUP-it se “nga ky moment Edi Rama nuk është më kryeministër”.

Next Post
“Marrëdhëniet me Serbinë në pikën zero”/ Minxhozi: Rama ka ashpërsuar anën verbale, po përpiqet të lehtësojë zgjidhjen pa…!

21 Janari, Minxhozi: Një PD negocion, një tjetër shkon në gjyq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In