• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si i shpëtoi sulmit me thikë trajneri i Vllaznisë, Bilali: Ka qenë një shpullë!

by A R
05/04/2019 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi Astmer Bilali dëshmoi në procesin penal kundër dy shokëve të tij Sehar Xhenje dhe Nehat Foljeta, zbardhet e plotë dinamika se si është tentuar të vritet me thikë Ernest Gjoka, trajneri i klubit sportiv “Vllaznia”. Ndryshe nga sa deklaroi Astmer Bilali në gjykatë se drejtësia po mban në burg dy të rinj vetëm se njëri prej tyre qëlloi me shpullë trajnerin e Vllaznisë, në vendimin e gjykatës jepet një tabllo ndryshe, pasi dy të rinj Sehar Xhenje dhe Nehat Foljeta, akuzohen për “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 22 shkort 2018, në orën 18:00 kur në Komisariatin e Policisë Shkodër Ernest Gjoka banues në Tiranë, me detyrë ish-trajner i ekipit të futbollit “Vllaznia”, i cili ka bërë kallëzim në lidhje me një ngjarje të ndodhur pas seancës stërvitore të datës 22 shkurt 2018 të ekipit të “Vllaznisë, Shkodër. Në kallzimin e tij Gjoka shpjegon pasdite ka qënë në stërvitje me ekipin e “Vllaznisë” tek Fusha-Lekurave dhe pas mbarimit të stërvitjes ka dalë nga fusha dhe po bisedonte me kapitenin e ekipit,shtetasin Gilman Likën.Gjatë bisedës që ata po bënin ndërmjettyre i është afruar një person me kapele,i cili pa i folur fare e ka qëlluar fillimisht me grusht. Pas këtij momenti Ernesti ka reaguar për vetëmbrojtje po personi që e goditi ka nxjerrë nga brezi një thikë, ku ka tentuar që ta godasë Ernest Gjoka. Ky i fundit është larguar duke marrë një biçikletë dhe e ka goditur.

Pas kësaj goditje personi që kishte me vete thikën ka vazhduar që ta ndjekë, por Ernesti ka rreshqitur e ka rënë dhe ai i është sulur me thikë në drejtim të Ernestit po ky i fundit e ka goditur me këmbë në gjoks dhe ai ka humbur ekulibrin e është rrëzuar. Në këtë kohë në drejtim të Ernestit është afruar Gilman Lika, me dy persona të tjerë në drejtim të personit që kishte thikën, por ai duke parë këtë situatëështë ngritur dhe është larguar me vrap në rrugën kryesore. Ernest Gjoka ka pohuar se nuk e njeh dhe nuk e ka parë asnjëherë këtë shtetas.Për karakteristikat e personit që e ka sulmuar i dëmtuari shpjegon se ishte një djalë i moshës 25-26 vjeç, me shëndet i dobët, i gjatë rreth 180 cm.

Ai mbante një kapele në kokë me ngjyrë të errët me një xhiboks me ngjyrë, e më tuta sportive me ngjyrë gri. Për këtë person i dëmtuari Ernest Gjoka deklaroi se kur i është afruar ai nuk ka folur, po i është afruar me shpejtësi dhe e ka goditur. Ernest Gjoka, i ripyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale ka deklaruar se personi i paidentifikuar ka tentuar ta godasë disa herë me thikë, por nuk ja ka arritur qëllimit për shkak të reagimit të tij të momentit, përgatitjes atletike të të dëmtuarit dhe ndërhyrjes së personave të tjerë, të cilat e kanë detyruar agresorin që të largohet.

Nga policia gjyqësorë është bërë këqyrja e kamerave të sigurisë së zonës rreth vendit të ngjarjes, ku ka rezultuar se autorët e dyshuar të kësaj ngjarje janë larguar me mjetin Mercedez Benz me ngjyrë të zezë model Eclass me targa AA 282 KR. Është bërë identifikimi i mjetit i cili rezulton se është në pronësi të shtetasit Oliver Triepshi dhe se këtë mjet e ka lënë peng të shtetasi Astmer Bilali. Në datën 26 shkurt 2018 është bërë e mundur ndalimi i këtij mjeti ku në drejtimin e tij ishte shtetasi Sehar Xhenje. Nga deklarimet e tij shtetasi Sehar Xhenje deklaron se mjetin ja ka dhënë në përdorim për të kryer një punë Astmer Bilali pasi ishte shok me të dhe ndihmonin njëri-tjetrin kur kishin nevojë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ditën e ngjarjes, më datën 22 shkurt 2018, Sehar Xhenje ka çuar në afërsi të vendit të stërvitjes së ekipit “Vllaznia” tek Fusha-Lekurave Nehat Fojleta, me automjetin me targe AA282KR. Pasi kanë shkuar aty, Nehat Foljeta ka goditur dhe sulmuar me thikë trajnerin e skuadrës “Vllaznia”Ernest Gjoka, në mënyrë të menjëhershme dhe të përsëritur. Pasi në ngjarje kanë ndërhyrë persona të tjerë, pjesë e ekipit të Vllaznisë, Nehat Foljeta është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e drejtuar nga Sehat Xhenje. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë evidentohet qartë bashkëpunimi i personave në kryerjen e veprës penale, shkruan Shqiptarja.com

/a.rada

Next Post
Pensionistët turq, holandezë dhe kroatë marrin 100% të pagës së punës!

Vendimi për rritjen e pensioneve, si do të bëhet llogaritja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In