• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si i shpëtoi Mediu në 2009 gjykimit për ‘Gërdecin’ me një vertetim të Berishës: Ja 3 gjyqtarët e implikuar, akuza e qëndrimi i 5 prokurorëve

by Java News
10/01/2023 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

15 vite pas tragjedisë së Gërdecit, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu u mor sot i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre. Për 60 minuta Mediu dha sqarime dhe tha se nuk ka përgjegjësi për ngjarjen, përballë 3 prokurorëve që i komunikuan akuzën. Mediu është hetuar edhe më parë për këtë ngjarje, por gjykimi ndaj tij u ndërpre për shkak të fitimit të mandatit të deputetit. Ai tha se SPAK nuk ka paraqitur asnjë provë shtesë, nga sa i është deklaruar në 2009.  Po për çfarë akuzohej Fatmir Mediu në vitin 2009, si arriti t’i shpëtonte ndëshkimit dhe kush ishin gjyqtarët që morën pjesë në mbylljen e dosjes.

Në 26 mars 2008, 10 ditë para shpërthimit, Prokuroria e Përgjithshme, në atë kohë me në krye Ina Ramën, i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit për Fatmir Mediun, duke renditur mbi 20 shkelje të tij, të cilat kishin sjellë si pasojë shpërthimin katastrofik. Sipas prokurorisë, Mediu kishte favorizuar haptazi kompanitë Albademil, duke i garantuar fitim maksimal si dhe ka shpërfillur rregullat e sigurisë, mungesa e të cilave solli katastrofën me pasoja të rënda. Gjithashtu, Mediu, me urdhra të paligjshëm në hijen e Sali Berishës, ka caktuar Gërdecin për ngritjen e fabrikës, në shkelje të kushteve të sigurisë si dhe duke përdorur ushtrinë në transportimin e municionin drejt Gërdecit. Megjithatë, në përfundim, prokuroria e akuzonte Mediun vetëm për shpërdorim detyre.

-Në 17 qershor 2008, Kuvendi, me votim të fshehtë i hoqi imunitetin Fatmir Mediut, veprim i cili rezultoi thjeshtë një manovër e Sali Berishës, për të shpëtuar më pas bashkëpunonin e tij në Gërdec. Në një material shtesë që prokuroria çoi në Kuvend, shkeljet e Mediut si ministër i Mbrojtjes në qeverinë Berisha nisnin që nga projektligji i dërguar në qeveri, ku fillimisht u kthye mbrapsht dhe më pas u miratua, pasi pas biznesit qëndronte vetë Sali Berisha, si gjithmonë me anë të familjarëve të tij. Mediu i mohoi dhe i hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke pretenduar se fabrika e demontimit ishte ngritur konform ligjit dhe rregullave.

-Në 13 mars të vitit 2009, në Gjykatën e Lartë u regjistrua dosja e Fatmir Mediut për Gërdecin, bashkë me të pandehurit e tjerë. Në 22 maj 2009, Gjykata e Lartë vendosi të shpallte moskompetencën për të pandehurit e tjerë, si dhe të vijonte gjykimin për Fatmir Mediun, pasi ky i fundit ishte subjekt i Gjykatës së Lartë, e cila në atë kohë kishte në kompetencë gjykimin fillestar të ministrave dhe deputetëve.

-Në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, edhe pse i pandehur, Fatmir Mediu, në aleancë ta pandarë me Sali Berishën, kandidon dhe rizgjidhet deputet. Këtë lëvizje, Fatmir Mediu vendosi që ta përdorte për t’i shpëtuar përballjes me Drejtësisë për Gërdecin, me procedurë. Me rizgjedhjen deputet, Mediu mendonte se ka hedhur poshtë edhe vendimin e Kuvendit për t’i hequr imunitetin në qershor 2008, edhe pse procesi i tij nuk kishte përfunduar.

-Në 14 shtator 2009, avokatët e Fatmir Mediut, i kërkuan Gjykatës së Lartë të mbyllnin dosjen e Mediut, pasi ishte zgjedhur deputet në zgjedhjet e qershorit 2009, ku për rrjedhojë ishte veshur me imunitet. Ata paraqitën vërtetimin nr. 11, datë 11.09.2009, të cilin e kishin marrë nga Kuvendi që kontrollohej nga Sali Berisha, në të cilin thuhej se Mediu ishte zgjedhur deputet.

-Prokurorët Sokol Stojani, Arqilea Koça, Kujtim Luli, Alfred Progonati dhe Arben Dollapaj, kanë thekuar se fakti se Mediu është rizgjedhur deputet nuk ndryshon asgjë, pasi ai deputet ka qenë. Prokurorët thanë se Kuvendi e ka dhënë autorizimin për ndjekjen penale të Fatmir Mediut në qershor të 2008 dhe ky autorizim nuk ka afat dhe nuk mund të bëhet i pavlefshëm.

-Në datën 14 shtator 2009, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Besnik Imeraj dhe me anëtarë Evjeni Sinoimeri, Ardian Nuni, Majlinda Andrea dhe Evelina Qirjako, kanë marrë në shqyrtim pretendimet e palëve. Po atë ditë, trupi gjykues ka vendosur me shumicë votash për të mbyllur dosjen e Fatmir Mediut.

-Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea kanë votuar për të shpëtuar Fatmir Mediun. Sipas tyre “Për shkak se imuniteti është garanci e Kuvendit si institucion dhe jo e deputetit të tij, vazhdimi i gjykimit kundër të pandehurit do të cenonte vetë integritetin e Kuvendit, i cili është vetë ai që mund të vendosë për heqjen e këtij imuniteti mbi një kërkesë të posaçme, vetëm të organit të akuzës”.

-Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako kanë votuar kundër mbylljes së dosjes. Dy ish-anëtaret e Gjykatës së Lartë kanë mbështetur arsyetimin e prokurorisë se rizgjedhja e Mediut deputet nuk zhvlerëson autorizimin e Kuvendit për ta ndjekur penalisht. Sipas tyre “vijimësia e efekteve kushtetuese dhe juridiko-penale të autorizimit të dhënë njëherë nga Kuvendi është rrjedhoje e vijimësisë së veprimtarisë së këtij organi kushtetues pavarësisht ndarjes në legjislatura dhe ndryshimeve që ndodhin në përbërjen nominale të tij, për shkak të zgjedhjeve të reja”.

-Gjatë këtyre 12 viteve, ka pasur disa përpjekje për të nxjerrë para drejtësisë Fatmir Mediun për Gërdecin, ndonëse si përgjegjësi kryesor akuzohet Sali Berisha. Në nëntor të vitit 2009, Roxhers Durdaj dhe Alketa Hazizaj, banorë të Gërdecit, paraqitën një kërkesë në Gjykatën e Lartë, ku akuzonin Fatmir Mediun për plagosje të rëndë nga pakujdesia. Trupa gjykuese e përbërë nga Andi Çeliku, Evjeni Sinoimeri, Irma Bala, Ardian Nuni dhe Evelina Qirjako, e rrëzuan kërkesën me arsyetimin se “nuk ekzistojnë rrethanat për fillimin e një procedimi penal për veprën penale të “plagosjes së rëndë nga pakujdesia” ndaj shtetasit Fatmir Mediu”.

-Ky vendim u rrëzua në vitin 2012 nga Gjykata Kushtetuese, me argumentin se “vendimi për mosfillimin e procedimit penal është kompetencë ekskluzive e organit të prokurorisë” dhe jo  gjykatës. Kështu, drejtësia nën kontrollin e Sali Berishës, e futi dosjen e Mediut në një kurth procedurash, pa arritur të dalë me një vendim nëse ishte fajtor apo i pafajshëm për Gërdecin. Prokuroria nuk i kërkoi më Kuvendit t’i hiqnin imunitetin, pasi Kuvendi e kishte dhënë një herë një vendim të tillë./shqiptarja.com

Next Post
Ish-presidenti Bamir Topi: Pas 21 janarit isha si në “arrest shtëpie”, më ndiqnin kudo!

"PD e varfër intelektualisht", Bamir Topi fajëson Berishën: Unë s’kam dilema!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In