• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si i pret Ali Pasha kokat e tij?

by
10/08/2015 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si i pret Ali Pasha kokat e tij? 

Nga Artan Fuga

Shoqeria jone qysh pasi nje pjese e klases politike u be kolaboracioniste dhe si prostitute shkoi i fali kuroren shqiptare xhuxhmaxhuxhit italian, qe ne fakt ja mori Musolini, nuk ka rreshtur se preri kokat e elitave te veta.

Ne i ngjame nje permendoreje te Ali Pashes pa koke qe nga fajesia kurre nuk arrijme ta pranojme te behet.

Cilat jane elitat me koke te prera?

E para, jane elitat fetare qe u burgosen, vrane, perdhosen ne vitet ’60 te shekullit te kaluar nga rregjimi ateist. As sot nuk e kane marre veten perderisa perdoren si butafori per te bere skenen e hyjnizimit te pushtetit sekular, pra te politikes, dhe ditet e festave fetare nuk kane fuqi t’u flasin masave nga media sepse vendin ua zene te tjere personazhe.

E dyta, jane elitat e nepunesise qe pasi moren nje goditje si nepunes borgjeze ne vitet 40-te, u shkaterruan ne vitet 60, duke hequr cdo ligj e norme duke u vendosur nen pushtetin e cdo vagabondi qe e quante veten klase puntore.

As sot nepunesia nuk e ka marre veten sepse militanti politik ne sherbim te juntave partiake nuk ka asnje sens detyre dhe paanshemerie.

E treta, elitat ushtarake pa te cilat nje komb i ngjan nje femije qyrranjos qe ecen zbathur neper lagje me breke neper kembe. Ne vitet 60 dhe 70 i degraduan, i burgosen, i poshteruan, cuan te hapin kanale dhe ushtari komunist, shofer i komandanti, kishte guxim t’i kerkonte llogari komandantit te vet.

As sot nuk e kane marre veten ku cdo populist i con te shkulin presh, te pastrojne kanale dhe te mbledhin plehra.

E katerta, perfaqesuesit e populli, deputetet qe benin sikur mbartnin sovranitetin e kombit nderkohe qe nuk benin vecse rregjistronin vendimet e byrose politike. As sot deputeti nuk e ka marre veten, Ai zgjidhet me liste dhe hiqet sa here te doje shefi partiak duke ngritur doren sa here i kerkohet, kurse lidhjet e tij me popullin jane te paqena.

E pesta, profesoret e universiteteve, i degraduan, i shthurren, i varferuan, tani i kane bere njeqind profesore nje lek, po i perdhosin nga tribunat politike, duke rrezuar njehere e mire mendjet e kombit.

Tani profesoret do t’i prodhoje cdo kioske universitare, pa vlera kombetare, dhe cilesine e tyre do ta vendosi politika, militanti politik do ta peshtyje, shkelmoje, derdhi uje te piset ne koke, cdo profesori duke e bere te qendroje drejt gatitu neper korridore shkollash perpara cdo horri qe i hypen ne koke te ushtroje sadizmin e tij mbi profesorin qe sheh te kaloje ne pune te tij.

Cfare beri populli kur elitat e tij u prene e u sharruan?

Lumpeni i qyteteve u perdor per te kositur elitat.

Asgje, fatkeqesisht, asgje nuk beri qytetari, vetem sa u gezua sepse kur ata qe jane lart bien, ka momente gezimi te ata qe jane poshte, pavaresisht se haracet do t’i paguaje vete populli pa koke.

Kjo eshte drama. Kur feja binte nje pjese e popullit gezonte ne orgji, kur gjeneralet pushkatoheshin ushtaret bertisni urrrrrra, kur nepunesi perdhosej gazetaret ulurinin : mire ua bene….

Ketu eshte mekanizmi psikologjik i vetevrasjes kombetare, i Ali Pashes qe pret koken e vet, kokat e veta, duke kenduar e bere feste e orgji.

Ne kemi nevoje per nje monument te Ali Pashait qe me koken e prere e mban ate koke ne dore si kaske motociklete.

Next Post

Shpërthimi i bombulës në Don Bosko, qytetarët e denoncuan rastin dhe në Bashki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

March 15, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In