• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si i përjetojnë fëmijët divorcet e prindërve

by
05/08/2015 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si i përjetojnë fëmijët divorcet e prindërve

Kur një çift divorcohet, ata që vuajnë më shumë pasojat janë fëmijët, të cilët janë më të ekspozuar ndaj faktorëve që ndikojnë në cënimin e mirëqenies së tyre, jo vetëm ekonomike por mbi të gjitha të ngarkesës së madhe psikologjike që përjetojnë.

Reagimet emocionale të fëmijës në momentin që mëson ndarjen e prindërve janë të ndryshme. Ata që e përjetojnë më shumë janë fëmijët djem, sidomos kur ata janë në moshën e adoleshencës.

Sipas psikologëve, në këtë moshë, fëmija krijon personalitetin e tij dhe figura e babait në jetën e tij është mjaft e rëndësishme. Për djemtë, babai është figura kryesore që iu shërben si model edukimi. Fëmija që nuk e ka këtë model në shtëpi, mund të priret drejt modelit të një personi të gabuar. Edhe vajzat e përjetojnë mjaft rëndë ndarjen e prindërve, duke demostruar forma të ndryshme të sjelljes dhe të ngarkesës psikologjike.

Përjetimi që shfaqin fëmijët mund të jetë në forma të ndryshme. Shumë prej tyre janë agresivë me të gjithë personat që i rrethojnë, me bashkëmoshatarët në shkollë, me mësuesit etj. Ata mbështillen nga një gjendje alarmi dhe paniku dhe shpesh mund të jetë e nevojshme ndërhyrja e një specialisti apo e psikologut në shkollë në mënyrë që fëmija të ndihmohet për ta menaxhuar sa më mirë këtë gjendje. Tashmë atë e pret një mënyrë krejt e re e jetesës dhe kjo i shkakton gjendje paniku.

Në më të shumtat e rasteve, gjykata ia cakton kujdestarinë e fëmijës nënës. Fakti që nënës, do t’i duhet të shpenzojë më pak kohë me fëmijën, pasi do të jetë e detyruar të punojë me orë më të gjata për të përballuar mirërritjen e tij shkakton stres dhe pakënaqësi tek fëmija.

Shpesh pas divorcit do t’u duhet të ndërrojnë shkollën apo kopshtin për shkak se nëna nuk arrin dot të përballojë ato institucione të edukimit që janë disi më të kushtueshme. Kjo do të thotë se fëmijës, veç traumës së përjetuar nga ndryshimi rrënjësor i sistemit familjar, do t’i duhet të ndryshojë edhe shokët, mësuesin apo edukatorët.

Disa nga përjetimet e fëmijëve janë grindjet, agresiviteti, mungesa e humorit, çrregullime të gjumit, mungesë oreksi, ndjenja e pakënaqësisë ndaj lodrave, mungesa e dëshirës për t’u përfshirë në lojëra me shokët etj. Këto janë më të dukshme në dy vitet e para pas divorcit.
Por nëse prindërit nuk e menaxhojnë mirë situatën e postdivorcit dhe nuk iu qëndrojnë afër fëmijëve, nëse nuk komunikojnë me ta, atëherë ka të ngjarë që trauma e përjetuar të zgjasë shumë vite.

Psikologët shpjegojnë se, zakonisht fëmijët me prindër të divorcuar kanë rezultate më të ulëta në shkollë si dhe janë më të ekspozuarit ndaj sjelljeve të dhunshme.

Fakti, që nëna merr kujdestarinë e fëmijës, sipas psikologëve nuk do të thotë që ajo duhet të zëvëndësojë rolin e babait, pasi nuk mundet kurrsesi sipas psikologëve. Si vajzat ashtu edhe djemtë kanë nevojë për persona meshkuj që të kujdesen për ta. Nëna mund të jetë përgjegjëse dhe mund të përmbushë mjaft mirë nevojat në planin e edukimit, në planin juridik dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me sferën administrative, por ajo nuk mund të përgjigjet dhe të zëvendësojë babanë në planin afektiv, emocional, sidomos kur fëmija është djalë.

Disa nga format e përjetuara të fëmijëve janë ndjenjë faji dhe izolimi, pakënaqësi ndaj gjithçkaje, mungesë oreksi, sjellje armiqësore, çrregullime me gjumin etj.

Next Post

Videolajm/ Fantastike! New York-u i parë me dron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com