• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si i përdor Ilir Meta figurat historike që vetësakrifikohen?

by Java News
02/07/2019 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 20 marsi deri në 02 korrikun e 2019, pavarësisht se është President i Republikës, Ilir Meta ka treguar se nuk ndihet rehat në atë karrige ku Rama e uli në 24 korrik 2017, duke folur më shumë si opozitar i vërtetë përballë Kryeministrit sesa si Kryetari i Shtetit.

Meta e pranonte krizën e rëndë politike ku po futej vendi që në muajin Mars, teksa shprehte hapur kundërshtinë e tij me veprimin ekstrem të opozitës së drejtuar nga Basha dhe Kryemadhi për djegien e mandateve.

Por, “bomba” që lëshoi asokohe Presidenti lidhej me “Juntën Ushtarake” që sipas tij do të krijonte Edi Rama dhe përballë së cilës ishte i gatshëm të vetësakrifikohej si ish-Presidenti i Kilit, Salvador Allende.

1- (Salvador Guillermo Allende ishte President i Kilit nga viti 1970 deri në vitin 1973. Më 11 shtator 1973, ushtria tentoi të rrëzonte Allenden me një grusht shteti, por kur trupat rrethuan pallatin “La Moneda”, ai dha fjalimin e tij të fundit duke u zotuar të mos japë dorëheqjen dhe po atë ditë vrau veten me një AK47 që ia kishte dhuruar Fidel Castro)

Ashtu si Allende që për 40 vite drejtoi politikën kiliane, Ilir Meta prej 30 vitesh ka dominuar politikën shqiptare duke mbajtur postet më të larta shtetërore si Kryeministër, Kryetar Kuvendi dhe President.

Por krahasimi që i bëri vetes me Presidentin e ndier kilian doli thjesht një blof për Kreun e Shtetit, që ndezi edhe më tepër gjakrat në politikën shqiptare duke krijuar një hendek të thellë midis opozitës dhe mazhorancës që kurrë nuk i çoi drejt dialogut.

Tashmë që dështimi i parë me tezën e vetësakrifikimit për Shqipërinë u certifikua me 30 qershorin, ku zgjedhjet u zhvilluan ndryshe nga çfarë vendosi ai, Ilir Meta doli sot në fushë-betejë me kartën e vjetër, por me histori të ngjashme sakrifikimi – të cilave u ndryshojnë vetëm personazhet.

Një lumë heronjsh të historisë së Shqipërisë nga 1881 e në vazhdim përmendi Kreu i Shtetit në deklaratën e sotme për mediat ku i vetëm i sulmoi hapur të gjithë. Nga ish-aleati Edi Rama, te miliarderi George Soros, SHBA, BE e deri te bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, për të cilën tha se i dogji mandatet e LSI që ai i kishte fituar me gjak.

Mic Sokoli, Vojo Kushi dhe Mujo Ulqinaku ishin 3 “Dëshmorë të Atdheut” që Meta përmendi për të treguar se ai dhe çdo shqiptar që i ka mbetur një pikë gjaku në vena do të sakrifikohen për Shqipërinë, për ta çliruar nga grupi i strukturuar PPP-d, Edi Rama, miliarderët dhe SOROS-i.

2- (Mic Sokoli – djal i Tropojës dhe luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në prill të 1881 gjatë betejës me trupat osmane të komanduara nga Dervish Pasha në Slivovë, vdiq duke i vënë gjoksin topit.

Vojo Kushi – komandanti shkodran i njësive guerile në mbarë Shqipërinë më 7 tetor 1942 u ndoq derisa u rrethua te Kodra e Kuqe në Tiranë, ku u vra në sulm mbi autoblind.

Mujo Ulqinaku – oficer shqiptar i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare, i njohur për rezistencën e tij i vetëm më 7 prill 1939 ndaj forcave italiane gjatë pushtimit të Durrësit, ku ra dëshmor)

Në valën e alegorive historike duke premtuar se do t’i “dalë për zot Shqipërisë” duke e mbrojtur nga ky komplot i udhëhequr nga Edi Rama, Meta e krahasoi veten edhe me ‘rebelin’ Avni Rustemi – i njohur për vrasjen në atentat në Paris të Esat Toptanit në vitin 1920 para se të ekzekutohej në një atentat në Tiranë në vitin 1924.

Dhe i fundit por jo më pak i rëndësishmi që përmendi Ilir Meta, politikani i cili thotë se pa dëshirë por me sakrifikim pranoi ofertën e Edi Ramës për t’u bërë President i Shqipërisë në mënyrë që të futej në Europë, ishte politikani i shquar britanik Winston Churchill.

3- (Sir Winston Churchill – është një politikan britanik, oficer ushtrie dhe shkrimtar. Ai ishte Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nga viti 1940 deri më 1945, kur udhëhoqi Britaninë në fitoren e Luftës së Dytë Botërore dhe përsëri nga viti 1951 deri më 1955. Ai e braktisi Parlamentin nga 1922 deri në 1924 kur u rikthye sërish, duke i kaluar këto dy vite si shkrimtar në Villa Rêve d’Or pranë Kanës)

Atë Meta e përmendi kur lexoi mesazhin që Edi Rama i kishte dërguar në 18 shkurt, ku i thoshte: “Në fund të mandatit si President s’do gjesh më këmbë LSI-je”.

Si për t’iu përgjigjur kërcënimit në distancë, Presidenti riktheu në kujtesë historinë e karrierës së Churchill, i cili për dy vite e braktisi politikën për romanet dhe u rikthye sërish për t’u bërë “Kancelari i Thesarit”.

“Ai ta dijë mirë se unë LSI e bëj në çdo moment 3, 4 herë më të madhe se sa ai”, ishte mesazhi i Metës, si për të treguar se mund të rikthehet shumë më i fortë në jetën politike edhe pas një disfate.(G.Shqip)/l.m

Next Post
PE nis legjislaturën, deputetët e BREXIT refuzojnë himnin

PE nis legjislaturën, deputetët e BREXIT refuzojnë himnin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In