• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si i organizojnë pushimet, politikanët gjermanë?!

by Java News
29/07/2023 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eshte zëvendëskancelari Robert Habek qe drejton tani seancat e qeverisë gjermane – pasi kancelari Olaf Scholz është me pushime. Po si është rregulluar çështja e pushimeve të politikanëve?

Angela Merkelit i pëlqente të shëtiste në kodrat dhe malet e Tirolit të Jugut ose të shkonte në ishullin Ishia në Napoli. Ajo e bënte këtë rregullisht gjatë pushimeve të verës, gjatë gjashtëmbëdhjetë viteve sa ishte në krye të qeverisë gjermane. Një herë, kur u pyet nga gazetarët se ku ishte kancelarja me pushime, zëdhënësi i saj tha: “Kancelarjanuk është kurrë me pushime!” Që do të thoshte se ajo gjithmonë vëzhgon çështjet dhe zhvillimet politike.

Publiku gjerman mund të mësojë lehtë se ku politikanët gjermanë i kalojnë zakonisht pushimet – thjesht lexojnë gazetën Bild – por çështja e pushimeve të politikanëve ka edhe rregullat e veta.

Ata nuk kanë të drejtë të pushojnë

Anëtarët e qeverisë, kancelari dhe ministrat nuk kanë ndonjë kontratë pune tipike dhe për rrjedhojë nuk kanë të drejtë me shkrim për pushim vjetor. Por edhe ata janë njerëz prej mishi e gjaku e duhet të pushojnë dhe “rimbushin bateritë”, të ikin larg grindjeve politike të Berlinit dhe të rimarrin energji për qeverisje dhe vendime jo të lehta.

Ligji special për ministrat federalë nuk e përmend pushimin vjetor. “Ministrat nuk kanë të drejtë të pushojnë. Ata nuk janë punonjës të zakonshëm”, thotë Ulrich Batis, dikur profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin Humboldt.

Nëse dhe kur do të shkojnë ministrat me pushime – këtë e vendos shefi i tyre, që është kancelari, shpjegon Batis në një intervistë për gazetën Süddeutsche Zeitung. Për më tepër, çdo ministër që largohet nga selia e qeverisë për më shumë se një ditë duhet të informojë kancelarin për mungesën e tij nga vendi i punës. E nëse ai apo ajo mungon më shumë se tre ditë ose udhëton jashtë vendit, kancelari duhet ta miratojë këtë udhëtim shprehimisht, pra duhet ta japë pëlqimin e tij.

Scholz ka shkuar në një vend “miqësor”

Sigurisht që edhe kancelari duhet të “pushojë pak shpirtin” nga punët e shumta dhe stresi i përditshëm. Pikërisht kjo po ndodh këto ditë me kancelarin Olaf Scholz, edhe pse nuk dihet nëse ai ka paketuar çizmet e tij për hiking dhe ka shkuar në male apo ka marrë rroba banjo për lt’u larë diku në det.

Zëdhënësi i tij ka bërë të ditur këto ditë se kancelari Scholz do të “kalojë disa ditë në një vend mik evropian” – që në epokën e rikthimit të rëndësisë së gjeopolitikës është një formulim mjaft i përshtatshëm. Scholz vetë tha se mezi po pret të bëjë një pushim të shkurtër. Por saktësisht nuk dihet se ku ka shkuar kancelari me pushime. Dhe nuk këshillohet të jepen informacione të tilla, për shkak të paparacëve dhe sigurisë së tij.

E megjithatë, mendohet se mediat gjermane, herët apo vonë, do ta zbulojnë këtë informacion, në radhë të parë gazeta Bild. Vitin e kaluar, kancelari Scholz i kaloi pushimet e tij verore në Gjermani – duke shëtitur nëpër Allgäu në Bavari. Atje është lokalizuar nga një fotograf i gazetës Bild./ DW

Next Post
Zyrtari i PD-së, Zekthi: Pse nuk pati mbledhje të Këshillit Kombëtar, Bardhi bëri një budallallëk

Zyrtari i PD-së, Zekthi: Pse nuk pati mbledhje të Këshillit Kombëtar, Bardhi bëri një budallallëk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In