• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si i njoh unë dy mjekët e akuzuar për vdekjen e Aidës

by Rudina Xhunga
19/09/2016 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Helidonin e takova në ashensor ditën e parë të shkollës. Po shoqëronte vajzën e vogël, në klasën e parë. E pyeta a është e mirë shkolla 11 janari , ku po e çonte dhe më tha: “Varet nga mësuesi. Vajza ka mësuese të mire”.

Këtë kujtova, kur mësova se doktor Helidoni ishte mjeku që kishte pasur turnin, atë natë fatele për Aidën 35 vjeçare dhe foshjën e saj.

Aida kishte vdekur në duart e tij dhe doktor Dritanit.

Për një rastësi të çuditshme, i njoh të dy mjekët e asaj nate. Dritanin jo më shumë si mjek, sesa si djalë të një familjeje mësuesish, në miqësi dhe të ngjashme me timen, nga ato familje, ku të rrisin duke të mësuar se ke ardhur në jetë për të dhënë, jo vetem për të marrë.

Ndaj nuk arrij ta besoj se Dritani, atë natë u tregua indiferent ndaj një njeriu dhe e la të vdiste.

Siç nuk besoj se Helidoni nuk donte të merrej me gruan e sëmurë dhe e përcolli në një spital tjetër.

Sepse e njoh edhe si mjek. E takoj përditë në pallat dhe ai është gjithmonë duke ikur në spital, për një urgjencë, një turn, një lindje, një punë. Është mjek dhe djalë mjeku, nga ata që janë gjithmonë, atëherë kur i kërkon, pa të bërë të ndihesh në faj që po i zgjon në mes të natës, edhe thjesht për t’i pyetur për ndryshimin e paracatamolit nga ibuprofeni në uljen e temperaturës.

Sot që doktor Helidoni, është në paraburgim, mendova  për ditën kur e takova me vajzën e vogël dhe më tha se shkolla varet nga mësuesi. Sepse në fakt varet nga njeriu. Dhe unë i njoh këta dy njerëz. Këta dy mjekë. Dhe jo si dy kriminelë, dy vrasës , dy të pandërgjegjshëm që lënë pacientet të vdesin nga pakujdesia.

Nuk po zgjedh që mes viktimës dhe mjekut të bëhem me mjekun.

Jo, unë jam me gruan që iku bashkë me të bijën. Atë grua të re, që e rriti dhe e priti 9 muaj, të voglën, të dalë dhe nuk ia dëgjoi dot të qarën e parë. Nuk ia vunë dot në gjoks t’i merrte erë. Të plas zemra, kur mendon për të.

Por nuk dua që në emër të emocionit dhe dhimbjes për një nënë që nuk ia doli dot, duke lënë në këtë botë dy fëmijë jetimë, të çojmë në turrën e druve dy njerëz të tjerë. Dy mjekë që i plasën në burg, para se të fliste ekspertiza ligjore dhe pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë tregoi çfarë ndodhi atë natë.

Mund të kuptosh çdo veprim të familjarëve që ato orë tragjike, s’dinin ç’bënin, se iu ndodhi gjëma. Mund të kuptohet edhe denoncimi i tyre dhe t’i mirëkuptosh e ngushëllosh në çdo fjalë që thonë.

Por drejtësia nuk vendos nën presion lotësh, as presioni publik e debati politik. Dhe nuk bën spektakel me vdekjen.

Ndonëse kjo e qetëson turmën dhe i jep lëndë të parë medies ta drejtojë gishtin te një tjetër kategori e shumësulmuar, mjekët.

Po cilët mjekë godasim? Pse na duken kaq të largët e mizorë, kur jemi vëzhgues dhe kaq të afërt e hyjnorë, kur kthehemi në paciente?! Ku shkojmë, ku përplasemi, ku mjekohemi, ku operohemi, ku shërohemi, kush na rikthen në jetë? Këta mjekë që para se t’u ndjejmë nevojën, i denigrojmë dhe përbaltim. I quajmë apriori, hajdutë dhe vrasës. Pastaj, befas vjen dita jonë dhe janë po ata, që për ne bëhen zoti.

Janë këta mjekë, që nuk krahasohen me askënd për nga rëndësia në jetën tonë, janë ata që ju besojmë veten dhe njerëzit e dashur.

Kam admirim për çdonjërin prej mjekëve që njoh, kam besim dhe respekt. I shoh se vlejnë e meritojnë shumë më shumë nga çfarë marrin. Janë të krahasueshëm me cilindo të ngjashëm të tyre në botë, për nga aftësitë, dijet dhe profesionalizmi. Por shoqëria, sistemi i vlerave, që është kthyer sëprapthi nuk i ka në renditje më.

Kur keni dëgjuar për herë të fundit të nderohet një mjek? Kur keni dëgjuar një njeri të flasë në media dhe të shprehë mirënjohjen ndaj mjekut që e shpëtoi, kur keni dëgjuar të flitet për mjekët përveçse si banditë me këmisha të bardha?

Nuk po flas për reklamen e spitaleve private se ajo është me pagesë. Ata paguajnë që çdo media të flasë mirë për ta. Ndaj anatemohet vetëm publiku. Edhe pse te publiku shkon 70 % e popullsisë. Unë jam një nga këta që i besova jetën time dhe të sime bije Orion Gliozhenit, te materniteti shtetëror, që mban emrin e babait të tij.

Dhe të jem e sinqertë, as më shkoi fare në mendje të lindja në ndonjë spital privat. Sepse mjekët e mirë nuk e lënë kurrë spitalin publik, ata janë patjetër aty, pavarësisht privatit. Ata janë aty, ku është gara, e para që mban gjallë profesionin.

Epo këta janë mjekët dreqi e mori, këta fyejmë në grup. Këta që nuk janë ata, por kanë emra, fytyra, familje, kanë karrierë dhe nder, kanë jetë dhe probleme si çdonjeri prej nesh. Që i lënë jashtë sallave ku operojnë dhe shtrateve ku vizitojnë. Po te tregohej për çdo jetë që kanë shpëtuar, do te dilnin faqe e faqe më shumë se lajmet për jetë që kanë humbur. Veç lajmi i keq është lajm në botën tonë, si gazetarë. Por si pacientë, apo thjesht si njerëz ia vlen ta themi tonën për këta burra e gra të jashtëzakonshëm. Sepse të tillë janë mjekët në Shqipëri. Ata janë superheronjtë e një bote të varfër e meskine, si kjo që kemi ndërtuar, që nxjerr nga goja, të parën më të zezën, që më shumë teshtin se thotë faleminderit, që sheh ëndrra me burg për komshiun.

Provoje njëherë të kujtosh e kujtohesh për mjekun që të shpëtoi, fol për të, trego për të, falenderoje publikisht. Se te fjala nis e e gjitha. Te fjala e mirë./Dritare.net/

Next Post
Për Vettingun duhet firma e Nishanit. A do ta kthejë presidenti ligjin në Kuvend?

Nishani në OKB në Nju Jork

Comments 1

  1. eri says:
    9 years ago

    Meriton edhe bakshish, jo vetem rrogen! Hallall!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përjashtimi i deputetëve/ Nënkryetari i PD: Për mua lista duhet të kishte dhe të tjerë. Akt administrativ, i ishin bashkuar Berishës

“Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë”/ Bejko: Berisha politikani më i izoluar pas Enver Hoxhës

January 26, 2026
A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

January 26, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

Kush do mashtrohet apo fejohet… Meri Shehu parashikon ardhjen e gjërave të mëdha, shenja që “fiton” 5 yje

January 26, 2026
Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

January 26, 2026
Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga bunkeri i Surrelit

Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga bunkeri i Surrelit

January 26, 2026
I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi t’ua shiste, e kafshuan në dorë dhe…! Detaje nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase në Tiranë, ç’ndodhi 2 ditë më parë

Shtohet lista e barnave të rimbursueshme, Fondi i Sigurimit Shëndetësor: Nuk është mbyllur asnjë farmaci

January 26, 2026
U paraqit në SPAK, reagon Plarent Ndreca: Jam thirrur si person në dijeni për një hetim për persona të tretë

Midis fjalës dhe realitetit: Gjykata e Lartë përballë misionit të saj kushtetues

January 26, 2026
Karabinierët italianë gjunjëzohen nga një kolon i armatosur, Tajani thërret ambasadorin izraelit

Karabinierët italianë gjunjëzohen nga një kolon i armatosur, Tajani thërret ambasadorin izraelit

January 26, 2026
Kandidati republikan tërhiqet nga gara për Guvernator, akuzon Trump për hakmarrje ndaj qytetarëve

Kandidati republikan tërhiqet nga gara për Guvernator, akuzon Trump për hakmarrje ndaj qytetarëve

January 26, 2026
“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In