• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si i mori i riu shqiptar 500 mijë franga vejushës zvicerane

by
14/10/2015 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aq shumë ia kishte fituar zemrën gruas mbi 60 vjeçe, sa që ajo i kishte  besuar gjithçka. Rreth gjysmë milioni franga “më të lehtë” e ka parë veten vejusha e dashuruar  pasi i ka dalë “pija”. Miku i saj i ri, një kosovar 38 vjeç, pa leje qëndrimi në Zvicër, ia ka marrë të gjitha paratë që ajo i kishte nga shitja e një shtëpie.

“Unë nuk di çfarë ka bërë ai me ato para por unë nuk shpresoj më se do ta shoh asnjë cent nga ato”, ka thënë të hënën zvicerania para trupit gjykues në Gjykatën penale të Lozanës.

Kur janë njohur, S. (inicial i kosovarit) e ka pikasur menjëherë dobësinë e saj, prandaj është treguar i dashur e miqësor, duke e lajkatuar deri sa ajo është dashuruar në të. Pastaj ai i tha se donte të jetonte me të. I ka mjaftuar një vit që të marrë nga ajo gjysmë milioni frangat e shtëpisë së shitur.

Para gjyqit i akuzuari vetëm qeshte dhe mohonte gjithçka, shkruan 20minuten.ch.  Sipas tij, ai i kishte premtuar zonjës se do t`ia kthente asaj me këste gjithë shumën e parave. Por paratë i kishte shpenzuar pasi që kishte pasur shumë probleme për të zgjidhur, transmeton albinfo.ch. Kështu, veç tjerash ai duhej të paguante punëtorët e tij (edhe pse vetë qëndronte në të zezë në Zvicër, rezulton se kishte një firmë private këtu!). pastaj shkurorëzimi nga gruaja i kishte kushtuar shumë dhe veç tjerash ishte dashur të paguante edhe për operacionin e nënës.

Të gjitha këto mbase mund të pinin ujë, sikur të mos zbulohej se vejusha që e kishte paditur nuk kishte qenë viktima e vetme e S.  Ai, duke e pasqyruar realitetin në mënyrë të rrejshme, e kishte bindur më parë edhe një pensionist që t`i jepte 60 mijë franga. Sigurisht, ai e ka mohuar gjithë këtë para trupit gjyqësor, shkruan 20minuten.ch  dhe përcjell albinbfdo.ch.

Më tutje atë e ngarkojnë edhe me shantazhimin që i ka bërë një bashkëkombësi të tij që po priste të dëbohej nga Zvicra, të cilit i ka marrë 10 mijë franga.

Veç të gjitha këtyre, S. kishte edhe një precedencë penale: në vitin 2003 ai ishte dënuar me 9 vjet burg për një tentim të vrasjes dhe pastaj ishte liruar me kusht.

Procesi gjyqësor në gjykatën e Lozanës është duke vazhduar.

Next Post

Real Madrid, Ronaldo nuk e mendon largimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In