• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si hyri Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

by A R
04/08/2026 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni Ermal Beqiri është rikthyer në vëmendjen publike pas urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

Jeta luksoze, bizneset, jahtet, avionët privatë, pasuritë në Francë, tregtia e çokollatave dhe lidhja e tij me ekspertizën e videos Meta-Prifti janë disa prej elementëve që kanë shoqëruar emrin e tij në raportimet e fundit.

Beqiri u arrestua në Francë pak ditë më parë, teksa drejtonte një avion privat. Sipas të dhënave të bëra publike, ai u ndalua fillimisht nga autoritetet franceze pasi u konstatua duke pilotuar një avion të vogël pranë centralit bërthamor të Penly, në Seine-Maritime.

Por përveç pasionit për mjetet ajrore, emri i Beqirit është lidhur edhe me mjetet luksoze lundruese.

PROFIL/ Si hyri Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos

PROFIL/ Si hyri Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos

Në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e AKSHI-t, autoritetet kanë kërkuar sekuestrimin e një jahti luksoz të markës “Predator 50 Skyfall”, me vlerë të raportuar rreth 1 milion euro.

Sipas dosjes së SPAK, jahti rezulton në emër të Xhensila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”, por prokurorët dyshojnë se mjeti lundrues është blerë nga Ermal Beqiri.

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave të konstatuara gjatë kontrollit, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve të shoqërisë ‘EA Solutions’. Këta shtetas kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet dhe trajnimet janë zhvilluar nga shtetasja Xhenila Tamizi. Nga aktet rezulton se kjo shtetase është e punësuar në shoqërinë ‘Soft & Solutions’, ndërsa në emër të saj rezulton edhe mjeti lundrues Predator 50 Skyfall”, thuhet në dosjen hetimore.

Hetimet e SPAK janë shtrirë edhe jashtë Shqipërisë. Sipas informacioneve të bëra publike, autoritetet po verifikojnë pasuri të biznesmenit në Francë, përfshirë një kështjellë në departamentin Oise me vlerë rreth 2.6 milionë euro, llogari bankare, apartamente dhe mjete motorike.

Lidhja me videon Meta-Prifti

Në vitin 2011, Ermal Beqiri, me profesion në fushën e IT-së, ishte një nga tre ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë për të analizuar videon e regjistruar nga Dritan Prifti me Ilir Metën. Në pamjet e publikuara u shfaq një bisedë mes tyre, e cila shkaktoi një nga skandalet më të mëdha politike të asaj periudhe dhe çoi në hetime e procese gjyqësore. Së bashku me dy ekspertët e tjerë, Beqiri arriti në përfundimin se videoja ishte e manipuluar, ndryshe nga disa analiza të tjera të kryera jashtë vendit.

Nga zyrtar i Ministrisë së Brendshme te sipërmarrës

Beqiri vijoi më herët karrierën e tij si zyrtar në Ministrinë e Brendshme, më pas u mor me tregtim të çokollatave nga Turqia duke u përfshirë kështu në botën e biznesit.

“Me arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, në një avion privat, ia vlen të rikujtohemi pak për karrierën e tij të bujshme. Eksperti i IT-së duket se pati fatin e madh në jetë që, në vitin 2011, të shpallej nga Gjykata e Lartë si një nga tre ekspertët që duhej të hidhnin tuç FBI-në për videon në të cilën, Dritan Prifti, xhiroi veten dhe Ilir Metën duke diskutuar për korrupsion. Ai nuk zhgënjeu: videoja u shpall e falsifikuar dhe gjykata konkludoi se ajo nuk ekziston.

Beqiri vijoi karrierën e tij si zyrtar i Ministrisë së Brendshme. Prokurorët besojnë se kompania Fastech e kompjuterëve i transferoi atij 10 milionë euro përmes një kompanie që merrej me tregti çokollatash nga Turqia. Më 2021, Beqiri u shfaq si sipërmarrës, pasi bleu një kompani të programimeve kompjuterike. Kompania fitoi shumë tenderë me çmime pesëfish apo dhjetëfish më të larta se sa kostot, gjë që i mundësoi Beqirit të blejë jaht.

Manipulimi i tenderëve nga grupi i strukturuar kriminal AKSHI i ka kushtuar taksapaguesve dhjetëramilionë euro, sipas asaj që mund të kuptohet nga dosja e prokurorisë.

Bashkëpunëtori i tij, në krim, Ergys Agasi, është ende në arrati.

Të dy akuzohen për heqje e paligjshme e lirisë, pasi porositën rrëmbimin e një konkurrenti nga eksponentë të dyshuar anëtarë të bandës Çopja, një nga bandat më të dhunshme që ka njohur Shqipëria që nga viti 1997.

Perceptimi ynë i gabuar është që Beqirët vjedhin para. Në realitet, ata vjedhin punë. Në mënyrë që paraja të gjenerohet dhe të bëhet e gatshme për t’u vjedhur, duhet që dikush të punojë. Nga puna, të paguajë taksa. Dhe pastaj nis historia e vjedhjes.

Me një fjalë, dikush duhet të punojë që Beqirët të kenë mundësi të mbajnë jaht dhe të fluturojnë me avion privat. Beqiri dukshëm është modeli i biznesmenit, sipërmarrja e të cilit është korrupsioni”.

Tashmë Beqiraj ndodhet në paraburgim. Ai u prangos fillimisht nga forcat ajrore franceze, pasi u konstatua duke pilotuar një avion të vogël mbi centralin bërthamor në Penly në Seine-Maritime. Më pas nga verifikimet rezultoi se bëhej fjalë për sipërmarrësin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. / ZERI

Next Post
Kina synon ta rrisë në 50 % prodhimin e energjisë elektrike nga burime jofosile deri më 2030

Kina synon ta rrisë në 50 % prodhimin e energjisë elektrike nga burime jofosile deri më 2030

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In