• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si Hungaria mund t’i ndihmojë shqiptarët e vaksinuar për të lëvizur në BE

by
24/05/2021 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me afrimin e sezonit të verës, i gjithë Ballkani është i shqetësuar rreth lëvizjes së lirë në Europë, e cila të paktën për momentin, duket se kuzohet për disa kategori qytetarësh, edhe pse mund të jenë vaksinuar.

Të përballura me mungesën e vaksinave perëndimore, të gjitha vendet e rajonit përveç Kosovës u drejtuan vaksinave kineze dhe ruse për të imunizuar popullsinë. Shqipëria numëron deri më tani 700 mijë të vaksinuar, pjesë më e madhe me vaksinën kineze Sinovac. Por edhe pse Këshilli i BE-së rekomandoi pranimin e të vaksinuarve me këto vaksina, vendet anëtare duket se kanë patur tjetër qëndrim.

Sipas vendimit të fundit të Parlamentit Europian, të vaksinuarit me vaksinat kineze, Sinovac, Sinopharm ose Sputnik V, mund ta kenë të vështirë të kalojnë kujtë këtë verë pasi BE vendosi që do njohë certikatat e vaksinimit vetëm për vaksinat e miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave. Ky vendim nuk ka lënë të izoluar jo vetëm shqiptarët dhe Ballkanin, por edhe Hungarinë e cila ka më shumë se 1 milionë të vaksinuar me doza kineze dhe ruse.

“Një vaksinë nuk ka një ideologji, vetëm ekasitet,” deklaroi pas vendimit të PE-së, Balázs Hidvéghi, një eurodeputet nga partia qeveritare hungareze Fidesz. “Europa nuk është në gjendje të zgjedhë midis dozave për qytetarët e BE-së dhe duhet të pranojë çdo vaksinë që mbron nga virusi”, argumentoi ai duke e quajtur draftin të papranueshëm. Projektligji lë të hapur një derë që vendet anëtare të lejojnë sipas dëshirës turistët e vaksinuar me vaksina të pa aprovuara nga BE-ja. Megjithatë, përfshirja e Hungarisë në këtë vendim ka një anë të mirë për Shqipërinë, pasi qeveria hungareze po lobon që një pjesë e mirë e vendeve anëtare të pranojnë turistë të vaksinuar me doza kineze dhe ruse.

Ministrit të Jashtëm hungarez Peter Szijjarto iu desh të nisë një turne në kryeqytetet europiane për të nënshkruar sa më shumë marrëveshje bilaterale të jetë e mundur për të mbajtur kujtë e hapur për qytetarët hungarezë.

Deri më tani Sllovenia dhe Kroacia kanë treguar tashmë se do të mirëpresin çdo qytetar të vaksinuar pavarësisht vaksinës dhe Greqia po hapet gjithashtu për të gjithë turistët, ndërsa në fundjavë hapi kujtë për punëtorët sezonalë nga Shqipëria, por jo për turistët. Jashtë BE, vendet si Maqedonia e Veriut, Serbia si dhe Turqia dhe Gjeorgjia po pranojnë po ashtu të gjitha certikatat e vaksinimit. Fqinjët e Evropës Qendrore të Hungarisë, megjithatë, po mbajnë një qëndrim më të ashpër. Szijjarto deri më tani ka qenë në gjendje vetëm të bindë vetëm homologun tij çek Jakub Kulhanek të njohë të gjitha vaksinat. Polonia dhe Sllovakia po mbajnë qëndrimin e BE-së, duke thënë se do të njohin vetëm certikatat me vaksinat e aprovuara nga EMA.

Ata që morën vaksinat Pzer ose AstraZeneca ndihen më me fat, por pasi çertikata e vaksinimit të Shqipërisë, e cila mund të shkarkohet nga e – Albania përcakton edhe vaksinën specike.

Po ashtu Gjermania është kundër dhe Austria, partneri kryesor tregtar i Ballkanit, kohët e fundit ka vendosur t’u japë dritën jeshile atyre që janë vaksinuar me vaksinën kineze Sinopharm, pasi ajo mori një leje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, por jo për vaksinën kineze Sinovac, me të cilën Shqipëria lloi vaksinimit masiv dhe as për atë ruse Sputnik. Të dyja këto vende e kanë hequr vendin tonë nga zona e kuqe dhe detyrimin e karantinës, por lejojnë vetëm udhëtimet thelbësore dhe kërkojnë një tampon. Bashke me vendet e Ballkanit, Hungaria aktualisht është i vetmi vend i BE-së që përdor vaksina jo-perëndimore dhe i vetmi që mbështetet në vullnetin e mirë të të tjerëve kur bëhet fjalë për lëvizjen e lirë. Por vullneti i mirë për qeverinë e Hungarisë është në mungesë në Evropë, veçanërisht pas fushatës agresive të zhvilluar nga Orban kundër Brukselit për ” prokurimit e ndadaltë të vaksinave”.

Zsolt Semjen, Zëvendës Kryeministri i Hungarisë, shkoi aq larg sa duke thënë se nëse një vend nuk pranon të gjitha vaksinat në dispozicion, atëherë Hungaria nuk do të njihte në mënyrë të njëanshme vaksinat e një vendi tjetër anëtar, sepse “kjo do të ishte një heqje dorë nga sovraniteti”.

Megjithatë pavarësisht paralajmërimeve, asgjë nuk e ndryshojnë faktin se, të paktën për momentin, hungarezët, ashtu si ballkanasit, do të kenë nevojë për një test negativ PCR sa herë që shkojnë jashtë vendit, i cili jo domosdoshmërish do të pengonte udhëtimet, por sigurisht e bën atë më të shtrenjtë dhe të papërshtatshëm lëvizjen jashtë vendit. (SI)

/b.h

Next Post
A do ta përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar nëse zgjidhet në krye të PD? Si përgjigjet Agron Shehaj

A do ta përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar nëse zgjidhet në krye të PD? Si përgjigjet Agron Shehaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

August 31, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

August 31, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Sikur të isha socialist

August 31, 2026
INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

August 31, 2026
Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

August 31, 2026
Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

August 31, 2026
Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja

Emigranti i djeshëm, armik i emigrantit të sotëm! Premisat për lindjen e racizmit dhe ekstremit të djathtë

August 31, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

August 31, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

August 31, 2026
Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com