• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Skandali / Baza ligjore, si kanë mbirë kopshtet private si kërpudhat për 35 mijë lekë

by A R
21/06/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE JAVANEWS / Institucionet parashkollore jopublike, që njihen shkurtimisht me emrin Kopsht Privat, kanë një procedurë të përcaktuar me ligj për licencimin dhe funksionimin e tyre. Duhet të ndodhin ngjarje si ajo e ‘Diren’ në Sauk, që interesi për ligjet në fuqi dhe zbatimin e tyre të na zgjohet. Në fakt, udhëzimi për dhënien e lejeve të kopshteve private është sa tolerant, aq edhe i ngatërruar.

Megjithatë në thelbin e rregullave, që Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka publikuar, qëndrojnë vetëm dy ‘ngërçe’ që i mundojnë shumë biznesmenët për ta hapur një institucion të tillë. Detyrimet e tjera mbeten çështje teknike që çdo godinë do t’i plotësonte. Fjala bie, në standardet që duhet të plotësojë, në pikën f, kërkohet që “për ndriçimin natyral, sipërfaqja e dritareve të mbulojë minimalit 15% të sipërfaqes së dyshemesë”… Dhe dritaret nuk duhet të jenë në të njëjtin mur ku është dërrasa e zezë!

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit e detyron aplikuesin që të dorëzojë një listë të plotë të stafit drejtues, mësimdhënës dhe të dhënat mbi arsimimin përkatës të stafit si dhe ngarkesën mësimore të tij. Por, në asnjë pikë nuk përcaktohet nëse stafi duhet të ketë përfunduar Ciklin e Ulët, Psikologjinë apo shkollim tjetër të linjës.

Dokumentacioni i aplikimit kërkon vetëm listën e mjeteve didaktike, që në rastin e kopshteve janë kryesisht lodrat dhe lapsat me ngjyra, por nuk dihet se kush e fakton ekzistencën e tyre. Megjithatë, këto mjete mund të blihen lehtësisht të përdorura në atë që rëndom e quajmë ’Gabi’. Në pikën G të standardeve normative që duhen përmbushur është edhe lehtësimi më i madh. Kopshtet private ‘detyrohen’ të kenë minimalisht 3 dhoma mësimore.

Sa i përket kushteve higjienike, udhëzimi i detyron kopshtet të kenë banjot pranë secilit grup. Sipas Pikës C, banjot duhet të kenë katër lavamanë dhe ujë të pijshëm. “Banjat duhet të kenë porta të hapshme nga jashtë dhe të shkëputura nga dyshemeja. Pajisjet e banjave duhet të jenë të përshtatshme për moshën e fëmijëve” – thuhet për detyrimet e subjektit. Nga ana tjetër kërkohet që personeli të ketë banjot e tij ndërsa ambientet të mos komunikojnë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, për aplikimin në QKL subjekti detyrohet të paguajë 35 mijë lekë të reja gjithsej ndërsa një fëmije në muaj i merr 10 mijë lekë të reja deri në 250 euro. Kjo duhet të jetë edhe arsyeja kryesore pse në vend ka qindra institucione parashkollore jopublike dhe pronarët e tyre nuk vijnë nga bota e edukimit të fëmijevë. Mjafton një objekt, që kryesisht janë vila betoni në perfieri, dhe të hapni një biznes të tillë. (javanews.al / r.a)

Procedurat per dhenien e lejeve: http://www.arsimi.gov.al/al/ministria/sherbimet/dhenia-e-lejes-per-funksionimin-e-institucioneve-arsimore-jopublike-dhe-te-institucione-arsimore-plotesuese-jopublike

87027

Next Post

David Beckham pro qëndrimit të Britanisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In