• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Si funksionon procesi i përpunimit të mbetjeve, Ahmetaj viziton një fabrikë riciklimi

by Java News
25/09/2016 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një fabrikë riciklimi që punon vetëm 2 ditë në javë për shkak të mungesës së lëndës së parë ishte sot Ministri i Financave Arben Ahmetaj për të sqaruar opinionin publik për ndryshimet e reja ligjore.

Kjo fabrikë e riciklimit të plastikës është një investim prej 4 milionë eurosh, me teknologji gjermane të vitit 2009, e cila punon nën kapacitet. Drejtuesit e saj i thanë Ministrit të Financave se aktualisht punojnë vetëm 25% të 8 orëshit, në ditë.

E gjithë sasia e produktit që del nga kjo fabrikë eksportohet në Greqi, Bullgari, Itali, Kinë, Austri apo Turqi. Është një fabrikë që 100% të produktit e eksporton.

Me ligjin e ri drejtuesit e saj thonë se do të trefishohet numri i punonjësve, por edhe do të rriten eksportet pasi një pjesë të kërkesës dhe të kontratave kjo fabrikë nuk e realizon dot për shkak të mungesës së lëndës së parë.

“Ky produkt futet në industrinë e paketimit të frutave, dhe e shumta shkon në industrinë e tekstileve, prodhojnë fibër, për mbushjen e lodrave për fëmijë,” thotë drejtuesi i fabrikës.

Ai madje ndan edhe një shqetësim që e ka prej disa vitesh “Pse ata marrin në Shqipëri dhe ne s’marrim dot nga ata? Pse grekët marrin këtu dhe ne nuk marrim dot nga greku. Tani është diçka që nuk e di ku ta vendos veten time, te ata që janë më të zgjuar apo te ata që duan të bëhen më të zgjuar.”

Lidhur me ligjin e ri Ministri Ahmetaj shpjegoi: “Ligji që ne kaluam para disa ditësh ka ndryshime thelbësore nga ajo që ne frenuam në 2013. Pra, jo depozitim, jo djegie, por lëndë e parë dhe import i kufizuar për ata që prodhojnë, i lidhur me kapacitetet prodhuese. Kemi lidhur importin me nevojat tuaja. Pra jo çdokush mund të importojë. Konsiderohet lëndë e parë për procesin e riciklimit. Do të importojnë vetëm ata që kanë instalacione apo fabrika si kjo të përputhura me kuotat në bazë të kartës teknologjike, pra në bazë të kapacitetit. Në qoftë se të duhen vetëm 30 ton ti nuk mund të importosh dot më shumë se 30 ton.”

Drejtuesi i Fabrikës vuri theksin edhe në faktin se ky cikël prodhimi nuk krijon mbetje: “Nuk mbetet asgjë. E gjitha largohet për eksport. Edhe gjatë procesit të punës kjo është diçka që nuk ka mbetje.”

Ministri Ahmetaj lajmëroi edhe një vendim qeverie që po përgatitet, i cili i shërben transparencës në dobi të informimit të publikut:  “Ne e kemi kufizuar edhe hyrjen e mbetjeve në 3 pikat doganore, ku realisht shumë shpejt do të kalojmë dhe në një vendim qeverie në përputhje me ligjin ku grupe ambientalistësh, apo njësi ambientalistësh, siç ndodh në të gjithë botën mund të vijnë të certifikojnë importin vetë.”

Keto granulat qe duken ketu ne foto, jane produkti final qe eskportohet ne vendet e BE dhe Turqi. Keto ata i perdorin ne industrine textile, behen mbushjet e jastekeve dhe lodrat per femije.

Next Post
6 vite burg për ish efektivin e policisë që tentoi të grabiste taksistin (VIDEO)

6 vite burg për ish efektivin e policisë që tentoi të grabiste taksistin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan paralajmëroi pushtim? Ministri Fidan: Izraeli do ta shpallë Turqinë vend armik

Erdogan paralajmëroi pushtim? Ministri Fidan: Izraeli do ta shpallë Turqinë vend armik

April 14, 2026
“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In