• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si funksionon ISIS-i?

by Java News
18/11/2015 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ja si funksionon dhe kush drejton grupin e Shtetit Islamik (ISIS), një organizatë e paarritshme për botën e jashtme që ka marrë përsipër përgjegjësinë e atentateve të fundit në Paris, në Bejrut dhe kundër avionit rus që u rrëzua në Sinain egjiptian?

– Kush e drejton Shtetin Islamik?

Shteti Islamik drejtohet nga Abou Bakr al-Baghdadi, që shpalli në qershor të vitit 2014 “kalifatin” në territoret e fituara në Siri dhe në Irak.

Ai luan një rol të madh, por përgjegjësitë e veprimeve ushtarake dhe administrative të “kalifatit” janë ndarë mes përgjegjësve të tjerë, veçanërisht të vendosur në Raqa dhe Mosul, bastione të Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak.

Nga shqetësimi për të funksionuar si një shtet, ISIS-i ka krijuar administratë për drejtimin e shërbimeve. “Baghdadi duket se është një figurë e planit të parë në procesin e vendimeve”, thekson Aymenn al-Tamimi, studiues në “Middle East Forum”. “Por mendoj se ekziston një fare autonomie akorduar për çdo shkallë të hierarkisë lokale”, shton ai.

– Kush i urdhëron sulmet?

Nuk ka gjithmonë prova të prekshme që zyrtarët e lartë të Shtetit Islamik kanë urdhëruar sulmet e kryera të premten e 13 nëntorit në Paris, edhe pse është Baghdadi që merr vendimet strategjike.

“Ne nuk kemi për momentin asnjë provë që sulmet në Paris janë urdhëruar nga kreu më i lartë i Shtetit Islamik”, konfirmon Tamimi. “Operacionet janë në mënyrë të dukshme të ekzekutuara nga komandantët nën urdhrat e Baghdadit”, nënvizon nga ana e tij Harleen Gambhir, nga Instituti “For the Study of Ëar”. Agjentët e lidhur me Shtetin Islamik kanë tentuar të sulmojnë Evropën disa herë këtë vit.

-Si bëhen rekrutimet?

Shteti Islamik përdor një makinë propagande shumë të zhvilluar për të prodhuar video, foto dhe deklarata për sa i përket aktiviteteve duke përfshirë ekzekutimet brutale të kryera në publik, për ta ndihmuar të tërheqë të rekrutuar. Por, për një operacion si ai i ndërmarrë në Paris, të kesh agjentë me lidhje në Evropë është një faktor kyç.

”Shteti Islamik ka zgjedhur të përdorë luftëtarët e huaj evropianë për sulmet në Paris, sepse luftëtarët mbajnë lidhje me rrjetet radikale dhe kriminelët në vendet e tyre”, thekson Harleen Gambhir. “Këto rrjete ndihmojnë në furnizimin me armë dhe logjistikën e nevojshme për zbatimin e një operacioni, si sulmet në Paris”, shton ajo.

– Cilat janë burimet e financimit?

Ka shumë burime, sipas ekspertëve. Në territorin që ISIS kontrollon në Irak dhe në Siri, Shteti Islamik praktikon shantazhin dhe vendos taksa për popullsinë lokale. Kësaj i shtohet dhe kontrabanda e naftës dhe sendeve të antikitetit apo ryshfetet për lirimin e pengjeve.

Sipas një hetimi të “Financial Times”, publikuar në muajin tetor, vetëm trafiku i naftës i siguronte Shtetit Islamik 1,5 milionë dollarë në ditë me një çmim mesatar për një fuçi naftë 45 dollarë.

Por, operacionet e jashtme janë të financuara në mënyrë të pavarur, edhe pse ato mund të mbështeten në një financim të organizatës. “Funksionimi i Shtetit Islamik është ndryshe nga ai i Al-kaedës”, nënvizon Mattheë Levitt, ish-zyrtar i Thesarit amerikan në “Ëashington Institute”.

”Kjo ndodh pasi ai kontrollon një pjesë të madhe të territorit dhe mund të përdorë vendosjen taksave për popullsinë, forma shantazhi dhe çdo lloj aktiviteti kriminal”, shton Leëitt.

– Sa kushtojnë sulmet?

Jo shumë, kryesisht në raport me shumat e mëdha të shpenzuara për t’iu përgjigjur apo për t’i penguar. Kostoja varet nga numri i personave të përfshirë në ekzekutim dhe përgatitje.

“Nuk bëhet fjalë për shuma të mëdha. Këto gjëra kanë kosto të ulët”, thekson Mattheë Levitt.

”Operacioni i ndërmarrë në Paris mund të ketë kushtuar 50 000 dollarë (46 900 euro)”, shtoi ai, në funksion të numrit të personave të përfshirë.

Next Post

Urbanistika e jugut, fiton kompania e Kokëdhimës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In