Një shqiptar ka vrarë me thikë shokun e ri të ish-gruas së tij para shkollës në Deurne, në Belgjikë. 52-vjeçari Ismet Osmanaj u godit me thikë disa herë nga autori i ngjarjes, derisa ndërroi jetë.
“Viktima ndërroi jetë në vendngjarje”,- tha policia.
Disa prindër që po prisnin në portën e shkollës në Waterbaan në Deurne-Zuid ishin dëshmitarë të ngjarjes së tmerrshme. ‘ Dëgjuam të bërtitura të shumta dhe pamë dikë që po rrëzohej nga biçikleta e tij“, tha një çift i cili po furnizohej me karburant pak më tej në rrugë.
“Drejtuesi i biçikletës qëndronte i shtrirë në tokë, ndërsa një burrë u përkul mbi të dhe e goditi disa herë në qafë.”- thanë disa të tjerë.
Sipas burimeve, Ismeti ishte partneri i ri i ish-gruas së të dyshuarit Betim A. Ngjarja ndodhi në shkollën e fëmijëve të gruas e dëshmitarë ishin vetë të miturit.
“Me gjakun që pikonte nga duart e tij, ai kaloi qetësisht pranë. Ai nuk u shqetësua aspak ndërsa ecte. Ai ishte i veshur në të zi, mbante syze dielli të zeza dhe ishte paflokë. Dukej sikur ai doli nga një film”.- thanë dëshmitarë të tjerë.
g.kosovari