• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si filloi rilindja e Kosovës?

by Java News
14/02/2018 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në 10-vjetorin e pavarësisë disa dromca nga gazeta «Rilindja».

NJIZETENANDË ÇFAQJE TË THEATRIT TË KUKLLAVE

Mbas disa pergatitjeve teknike Theatri i kukllave në Prishtinë filloi punene e tij te rregullt, me ketë rast dhe çfaqjen e parë «Borbardha dhe shtate shkurtabiqat» ne gjuhen shqipe… Kjo asht çfaqja e njizetenande e këtij Theatri prej Majit të vjetit 1950, kur asht formue e deri tash.
(«Rilindja», 13 prill 1951)

MATURANTËT E PARË SHQIPTARË TË GJIMNAZIT TË PRISHTINËS

Tash per tash, në Krahinen t’onen si gjimnaz i plotë ne gjuhen shqipe asht vetëm ai i Prishtines. Asht vjeti i pare që ky institut nxjerre gjeneracjonin e pare shqiptar si maturant. Në klasen e tete kane qene 24 nxanes prej te cilve dy femna. Me perjashtim të njenit të gjithe të tjeret kane qene nxanes te rregullt. Gadi prej çdo rrethi te Krahines s’one ka pase nxanes ne ket klase, nji prej Malit te Zi dhe nji vajze prej Presheve. Vetem asht per t’u çudite se si asnji nxanes i ksaj klase nuk asht prej Prishtine… Ne mbarimin e provimeve te klases, 3 nxanes dolen me perfundim te shkelqyeshem, 16 shum mir dhe 4 mir.
(19 qershor 1948)

ABETARJA E PARË NË GJUHËN SHQIPE 
Sot duel nga shtypi abetarja e parë në gjuhën shqipe e cila me punën vetmohuese të punëtorëve grafik u shtyp, për nji kohë relativisht të shkurtë, në shtypshkronjën e shtetit të Krahinës s’onë… Abetarja permban 58 faqe dhe asht shtyp në 5.000 ekzemplarë.
(Rilindja, 19 nanduer 1946)

«Në interes të popullit shqiptar» 

…Lufta kundra çarshafit duhet të vazhdojë deri sa
të zbulohet edhe femna e fundit. Tridhet mijë femna
shqiptare të zbulueme, në interes të populli shqiptar kërkojnë që lufta kundra çarshafit të vazhdojë deri në fund.
(«Rilindja», 6 gusht 1947)

RAPORT NGA GJYGJI

Para gjygjit populluer të rrethit në Podujevë
dha llogari shpekullanti M.L., bujk prej katundit
Llapashticë e Poshtme për shkak
se u ka shitë katundarve grunin e
mykun nga 10 dinarë kg («Rilindja»
aso kohe kushtonte 1 dinar) të cilin e kishin ble për farë
dhe e kishin mbjell,por si i tillë i mykun nuk ka bi!
Gjygji e ka denueM.L. me dy vjet punë të detyrueshme,
me humbjen e liris dhe me humbjen e të drejtave të nderit për
dy vjet.

Përshtypje: NJI UDHËTIM NË TETOVË

Organizata sindikale, rinija punuese, rinija shkollore,
Shqiptarët, Turqit, organizata e grues, etj. —
kanë bashkue në gjiun e vet afër 1500 antarë
aktivë që në misjonin e tyne kultural naltojnë vehten
dhe popullin. Vetëm shoqnija kulturo-artistike shqiptare
«Gjeladin Zeqiri» bashkon
në rradhët e veta afër 320 antarë dhe antare aktiv.
Dy kinotheatrat, Theatri profesional, Theatri i kukllave,
biblioteka e pasun e qytetit,
universiteti populluer, shkollat fillore e të mesme,
gjimnazi për puntorë, kurset e
ndryshëme (për gjuhë të hueja, për amvise),
janë çerdhet ku Tetovarët fitojnë dije dhe gjejnë
prehin kulturore. Nuk kalon javë pa u dhanë të paktën 4 çfaqje, ndaj çfaqieve që japin kinotheatri dhe
Theatri populluer i qytetit. Kështjelli legjendar
i Abdurrahman Pashës, i
struktun në sjetullat e Balltepës, dhe
Stërmollit asht simbol i tiranis mesjetare e cila ka
pasë mbyllë rrugët e progresit kultural,
dhe e orvatjev të mëdha të liridashësave për t’u shkundë
nga zgjedhe e robnis. Kujtimet e së kaluemes
tragjike të cilat i ngjallë ky kështjell, të thuesh
janë ba nxitje që me hapa vigani, të mbërrihet
ajo që gjatë shekujsh asht mohue e ndalue nga
robnuesat në Tetovën liridashëse.
(Gjeto Lekaj, «Rilindja» 24 prill 1952)

Next Post
Debati me aktorët, Rama: Eshtë e padenjë për të qenë një godinë për Teatër Kombëtar!

Debati me aktorët, Rama: Eshtë e padenjë për të qenë një godinë për Teatër Kombëtar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In