• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si është të mos kesh një karrige me rrota? Kryetari i Shoqatës së Para-Tetraplegjikëve, Bajram Tirana, ndan historinë e tij

by A R
26/03/2025 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bajram Tirana është një 61-vjeçar i pazakontë, me një energji të jashtëzakonshme për të shijuar ajrin dhe diellin, pavarësisht të vërtetës së tij të trishtë: Çdo rrugë që lë pas vetes dhe që i rikthehet qoftë edhe për të pirë një kafe, e përshkon me një karrige me rrota.

Bajrami është Kryetari i Shoqatës së Para-Tetraplegjikëve në Shqipëri. Ka 21 vite që i përgjigjet komunitetit te tij me gjithçka që mundet, ndonëse jo pak herë ndjen se ka një punë të vështirë. Ai njeh çdo problematikë të kësaj kategorie, ndërsa veçon prej tyre integrimin në shoqëri. Bajrami e di se ç’do të thotë të luftosh për një vend që të takon në shoqëri, e që padrejtësisht të të mohohet.

Po prej 21 vitesh, Bajrami menaxhon disa terrene sportive pranë Klubit Sportiv Tirana  – punë kjo që e ka bërë të integrohet edhe më tej, duke patur një jetë sociale mes shume të rinjve dhe të rejave me pasion sportin.

Ishte viti 1985. Ai ishte vetëm 21 vjeç – një ushtar i zellshëm që përgjatë stërvitjes së radhës rrëzohet për t’u ringritur ndryshe, pa u mbështetur mbi këmbët e tij, por vetëm në forcën e vullnetit dhe këmbënguljes.

Asokohe, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pa sukses. Siç e risjell në vëmendje, inati i rioshit e shtyu të izolohej për 3 vite në ambientet e Spitalit Ushtarak. Nuk mund ta pranonte kurrsesi të tashmen dhe të ardhmen e tij.

Donte të besonte se do ia dilte, se këmbët e tij nuk do ta linin në baltë. Nga ana tjetër, i duhej t’i largohej shtratit; i duhej të jetonte.

40 vite më parë, i gjithë Spitali Ushtarak kishte vetëm një karrige me rrota dhe kjo karrige, u përvetësua nga Bajrami.  Por, “vetëpronësia” i njihej vetëm brenda ambienteve spitalore. Mirëpo, ditët dhe muajt bënë të tyren. Bajrami zgjodhi të jetonte përtej mureve të spitalit dhe kështu bëri. Në një ditë të ngjashme me të tjerat, ai vendosi të dilte në një orë të vonë mbrëmjeje. Përse? I ishte fiksuar se të gjithë do e shihnin dhe do e mëshironin.

Prej atij çasti, Bajrami u “izolua” në shtëpi. Jo për 1 apo 2 vite, por për plot 6 vite. Sepse atij i mungonte një karrige me rrota. Sot, e sheh veten si të jetë një spektator i jashtëm kur qëndronte në një karrige prej dërrase dhe kërcente me forcën e duarve sa në një vend në tjetrin, e kur rrëzohej jo pak herë sa në një dhomë në tjetrën. Çdo lëvizje e bërë, për të dalë dhe për të hyrë në shtëpi, ishte në varësi të personave që e vizitonin.

Kjo është arsyeja përse e ka të shënjuar në memorie vitin kur u pajis me karrigen e tij të parë me rrota.  Ishte viti 1992. Dhe kjo, është po e njëjta arsye përse ka të memorizuar datën kur u prezantua nisma e Fondacionit Mane në ndihmë të personave para-tetraplegjikë në Shqipëri.

Më 20 shkurt të këtij viti, Fondacioni Mane, nën kujdesin e themeluesit Z.Samir Mane, shpërndau në Pallatin e Sportit Asllan Rusi, në Tiranë, 260 karrige me rrota, nga ku u bë e ditur se ishte thjesht një aksion i parë, pasi pritet shpërndarja e 1,000 karrigeve në total, në të gjithë vendin.

Themeluesi i Fondacionit, Z.Samir Mane, premtoi se Fondacioni Mane do të vijojë punën që të gjithë personat para dhe tetraplegjikë në Shqipëri të pajisen me karrige me rrota, për të patur pavarësinë dhe lehtësinë e munguar.

Nisma ka marrë një jehonë të jashtëzakonshme, sipas asaj që thotë Bajrami. Telefoni i tij s’pushon së rëni. Ai gjykon se realiteti i hershëm i tij, fatkeqësisht, është realiteti i sotëm për qindra të tjerë para dhe tetraplegjikë.

“Forca e të gjithëve ne, të personave para-tetraplegjikë,” shprehet Bajrami, “ka qenë, është dhe do të mbetet karrigia me rrota. Sepse një karrige me rrota, nëse për ju është thjesht një mjet lëvizës, për ne është një bashkëudhëtare që na rikujton, edhe kur nuk duam, vendosmërinë për të jetuar.”

Next Post
Ben Affleck thyen heshtjen dhe tregon arsyen e vërtetë pse u divorcua nga JLo

Ben Affleck thyen heshtjen dhe tregon arsyen e vërtetë pse u divorcua nga JLo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Zjarri në Vlorë, Kurti i tronditur për kosovarët e lënduar: Po monitorojmë nga afër gjendjen e tyre

August 16, 2026
“DIVA 2024” u plotësua nga rreth 90% e individëve / Tatimet: Ata që nuk e dorëzuan…

Muaji korrik sjell rekord në kontributet, arkëtohen 17.9 miliardë lekë

August 16, 2026
KLP i mohoi të drejtën për tu bërë prokuror, Strasburgu i jep të drejtë Shiqiri Manjanit

KLP i mohoi të drejtën për tu bërë prokuror, Strasburgu i jep të drejtë Shiqiri Manjanit

August 16, 2026
Ligji i ri për filmin / Si i kemi bërë filmat më parë? Po tani me çfarë parash?

Ligji i ri për filmin / Si i kemi bërë filmat më parë? Po tani me çfarë parash?

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar

August 16, 2026
AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

August 16, 2026
Tatimet publikojnë listën e përfituesve të rinj për pagën e luftës 40 mijë lekë/ Ja si të aplikoni

Qeveria propozon një Dhomë të re Ekonomike Kombëtare! Biznesi, anëtar me detyrim!

August 16, 2026
Pjesë e trafikut të drogës, ekstradohet Xhuljano Hoxha. Një tjetër arrestohet në Rinas

Pjesë e trafikut të drogës, ekstradohet Xhuljano Hoxha. Një tjetër arrestohet në Rinas

August 16, 2026
Zjarret në vend/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

Zjarret në vend/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

August 16, 2026
Zjarr në Trevllazër të Vlorës, flakët përfshijnë ullishtet, favorizohen nga era

Zjarr në Trevllazër të Vlorës, flakët përfshijnë ullishtet, favorizohen nga era

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com